Amaneti i Aleksandrit te Madh

ggg

Aleksandri i Madh në shtratin e vdekjes u la këtë amanet pasuesve të tij:

1. Unë dua mjekët më të mirë për të mbajtur arkivolin tim për të treguar se, fytyrën e vdekjes, madje edhe mjekët më të mirë në botë nuk kanë fuqi për ta shëruar.

2. Unë dua rrugët të jenë e mbuluara me thesarin tim kështu që të gjithë ta shohin se ajo pasuri materiale e fituar në tokë, qëndron në tokë.

3. Dua duart e mia të lëkunden nga era, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se kemi ardhur në këtë botë me duar bosh dhe e kemi lënë këtë botë duarbosh, pasi thesarin më i çmuar nga të gjitha është konsumuar dhe ajo është KOHA .

Katër qirinjtë – Histori domethënëse

2630467-four-candles-in-a-row-glowing-in-the-darknessKatër qirinj duke u djegur po konsumoheshin ngadalë.Vendi ku ndodheshin ishte shumë i qetë dhe dëgjohej qartë biseda e tyre .

Qiriu i parë thoshte :Unë jam Paqja , por njerëzit nuk më duan , dhe nuk më ngelet gjë tjetër veçse të shuhem .Kështu pak nga pak u shua krejtësisht.

Qiriu i dytë thoshte :Unë jam Besimi , por tashmë nuk vlej për asgjë,nuk ka kuptim të rri ndezur .Pa mbaruar mirë fjalët fryu një erë e lehtë dhe e shuajti.

E trishtuar , e trishtuar ,qiriu i tretë tha : Unë jam Dashuria nuk kam forcë për të vazhduar që të rri ndezur .Njerëzit nuk e kuptojnë rëndësinë time .Shumë herë preferojnë të urrejnë.Dhe pa e zgjatur shumë filloi të fikej ngadalë.

Në atë moment në vendin ku ndodheshin qirinjtë hyn një fëmijë dhe kur i pa të fikur iu tha :
Po çfarë po bëni kështu Ju duhet të rrini gjithmonë ndezur , unë e kam frikë errësirën .Tha kështu dhe ia plasi të qarit ..

Atëherë qiriu i katërt me ënbëlsi i tha : Mos u tremb , mos qaj : deri sa unë të jem e ndezur , mundemi gjithmonë të ndezim tre qirinjtë e tjerë : Unë jam Shpresa .

Me sy të mbyllur dhe të fryrë nga të qarët , djali mori qiriun e Shpresës dhe ndezi tre qirinjtë e tjerë.

Nuk duhet të shuhet kurrë Shpresa brenda zemrës sonë, dhe gjithkush prej nesh mund të jetë mënyra , si ai fëmijë i zoti në çdo moment për të rindezur me Shpresën e tij ; Besimin , Paqen dhe Dashurinë .

Propozimet me te bukura qe benin prinderit tane

Goce a ka mundesi nje minute? Mos kujto se jam hajdut, jam pirat me edukat, mesoj libra dite e nate, dite e nate per ty mendoj, ta them troc te dashuroj.

Te lutem me degjo, zemren ma gezo, O serum i jetës, me thuaj nje PO, Ta dish o rruaze gjaku, sa te dashuroj, S’me sheh si jam nxire, sikur po mbaroj, Kur shoh syte e tu, si llamp prozhektori, harroj se jam veshur, me grykse doktorri, Fol nje fjale te lutem, ti mos me mundo, o damar gjaku, mbi mua ti veshtro, Me thuaj nje PO , o fshikez funksionle, O diell i arte, qe shume jet fal, Me ngjall edhe mua , o nivel jetesor, lumturine time ti e ke ne dore.

Do te behesh nena e femijeve te mi ?

A te prefshin rrugen ty degjove moj degjova thuaj. Continue reading “Propozimet me te bukura qe benin prinderit tane”

Fraza dashurie te dhimbshme

Ndoshta jemi shum miq per tu dashuruar .por nese nje dite ti do te takosh dike per tu dashuruar ,nese ai nuk do te jem un ,do te doja te me ngjante.

Me fal qe te deshta e kete ti se meritove, me fal qe po vuaj e kete ti ma shkaktove, ndoshta vjen nje dit qe kurre ti se mendon,dhe ateher e merr denimin qe e meriton.

Puthjet jane fjale qe nuk genjejne kurre!

Cfare eshte tjeter nje puthje: Vec nje apostrofe e kuqe mes fjaleve TE DUA! Continue reading “Fraza dashurie te dhimbshme”

Histori e vertete dashurie

Histori e vertete.
Histori qe mund ti kete ndodhur cdo vajze qe nuk ka guxim, kurajo. Ne nje fshat te larget te Shkodres jetonte nje vajze 18 vjecare. Nje vajze e qeshur, e edukuar, e respektuar nga e gjithe shoqeria e saj. Si cdo moshatare e saj dhe ajo enderronte per djalin qe do kalonte nje jete.

Ne klasen e saj shume vete qendrronin por vetem njeri vajzen e terhoqi, te dy cdo dite bisedonin dhe njeri tjeterin me shume e dashuronin. Kur djali i shprehu dashurine, vajza e lumtur e miratoi. Se bashku shkonin ne shkolle, se bashku ne nje banke vajza e lumtur 18 vjecare jetonte dashurine e saj.

Por ajo po rritej dhe familja mendjen tek ajo e kishte, vajzen e tyre nje familje te mire tia jepnin. Kur nje dite me shi mamaja vajzen e mori, dhe per mendimet e prinderve te saj i tregoi. Vajza e degjonte, vesheve su besonte, ajo smund te martohej pervecse me djalin qe dashuronte.

Vajza me lot ne sy i tha asaj: Mos me marto nene se ende sjam rritur, ku dreqin te shkoj gjerat pa i ditur, si ti them te dua dikujt qe e urrej, si ta puth dike qe fare nuk e ndjej? Continue reading “Histori e vertete dashurie”

300 thenie te mencura

Thenie te mencura per jeten

Hapi i pare per te perjashtuar gjerat e padeshiruara nga jeta eshte kjo: Vendos cfare do.
Ben Stein

S’ekziston asnje copez deshmie se jeta eshte dicka serioze.
Brendan Gill

Jeta eshte nje gjuhe e huaj; te gjithe meshkujt e shqiptojne gabimisht.
Christopher Morley(1890 – 1957) 

Qellimi i jetes eshte te luftoje pjekurine.
Dick Werthimer
Continue reading “300 thenie te mencura”

Frazat më të bukura të skenave të dashurisë

Disa prej frazave më të bukura të skenave të dashurisë të historisë së kinematografisë.

Disa prej filmave më të bukur në historinë kinematografinë botërore mbahen mend vetëm nga frazat e bukura për dashurinë. Romanca dashurie që publiku i mban në kujtesën e tij gjatë pasi fjalët dedikuar dashurisë janë me të vërtet një himn që të fiksohet në memorie dhe bëhet pjesë e jotja dhe e dashurisë tënde.

“Buzët e mia si dy pelegrinë kërkojnë të falënderojë me një puthje të ëmbël. Continue reading “Frazat më të bukura të skenave të dashurisë”

Theniet me te bukura per dashurine

Grate nuk me dashurojne mua, por fytyren time ne ekran. Une jam vetem tabloja ku ato pikturojne endrrat e tyre. (Rudolph Valentino)

Grate i japin dashurise nje domethenie qesharake, sepse sdine te bejne gje tjeter. (W. Somerset Maugham) Continue reading “Theniet me te bukura per dashurine”