Ngrohja globale, ja ushqimet qe do te behen luks ne te ardhmen

320805_316734285004666_1620773326_nImagjinoni një ditë dimri pa një kafe apo kakao të ngrohtë. Sipas revistës ambientaliste amerikane Good, këto ushqime janë të destinuara të zhduken shekullin e ardhshëm për shkak të ndryshimeve klimatike. Këto të fundit do të ndikojnë në ekonominë globale nëse nuk do të merren masa përsa u përket politikave ambientale. Revista ka listuar tetë ushqime që janë të rrezik zhdukjeje.

Rritja e temperaturës së planetit, reshjet e paparashikueshme, përmbytjet dhe periudhat e gjata të thatësirës ndikojnë negativisht në prodhimin e mjaltit, kafesë, kakaos, drithërave e vreshtave.

Kafeja

Ndryshimi i cikleve të reshjeve çon në zhvendosjen e plantacioneve të kafesë (Brazil, Vietnam e Afrikë) drejt lartësive më të mëdha. Kjo do të thotë më shumë vështirësi kultivimi dhe  transporti, rrjedhimisht ngritje e çmimit. Ndërkohë, kompanitë amerikane si Maxwell House e Folgers e kanë rritur çmimin me 25 për qind në krahasim me një vit më parë. Vazhdoni leximin e Ngrohja globale, ja ushqimet qe do te behen luks ne te ardhmen

Advertisements

Shkencëtarët e SHBA: Pritet mot ekstrem në botë

Shkencëtarët e Kombeve të Bashkuara thanë se ngrohja globale e shkatuar nga njeriu ka gjasa të shkaktojë një mot ekstrem në botë përgjatë këtij shekulli.

Fituesi i çmimit Nobel-Paneli Ndërqevritar mbi Ndryshimet Klimatike, theksoi në një raport të publikuar gjatë ditës se mund të pritet rritja e valëve të nxehtësisë gjatë këtij shekulli,ndërsa do të rriten gjithashtu mundësitë për më shumë shira, vërshime por edhe thatësira.

I publikuar dhjetë ditë para bisedimeve ndërkombëtare për ndryshimet klimatike në Durban, raporti paraqet analizën e parë të madhe të Kombeve të Bashkuara rreth ndikimit të ngrohjes globale mbi ekstremet e motit dhe mënyrat për t`i menaxhuar ato më së miri.

Ngrohja globale shkaqet natyrore

Ngrohja globale

Studimet shkencore mbi ngrohjen globale tregojnë se ky problem behet gjithnjë e me shqetësues nga dita në dite. Ndryshimet e klimës janë të verteta dhe sa vjen e rriten më tepër. Niveli i dioksidit të karbonit në ditët e sotme është rreth 30 % më i lartë se sa ka qenë përpara evoluimit të industrisë. Ajo që të bën më shumë përshtypje është shpejtësia me të cilën niveli i CO2 është rritur. Nga njohuritë gjeologjike të njeriut mbi botën për miliona vite bota kurrë nuk ka përjetuar një rritje aq të shpejte. Firma e influencës së njeriut është krejtësisht e dukshme. S’ka aspak dyshim që ne kemi krijuar ndryshime te atmosferës nga djegia e lendeve kimike dhe gazrave. Evidenca e ngrohjes globale është e sakte dhe e panenflehtesushme! Vazhdoni leximin e Ngrohja globale shkaqet natyrore

Ndryshimet klimatike dhe pasojat e saj

Ç’është klima?

Në literaturën shkencore mund të gjenden definicione të ndryshme lidhur me klimën. Definicionet e më parshme kanë qenë mjaft të thjeshta dhe nuk kanë pasur një kuptim të plotë. Mirpo, me kalimin e kohës, duke u përsosur metodologjia hulumtuese shkencore, në kohën e fundit, mund të thuhet se janë të plota dhe gjithpërfshirës.

Ja disa prej tyre:

  • Me klimën e një vendi nënkuptohet mesatarja e proceseve të motit, të cilët janë të shkaktuar nga rrezitja e diellit, karakteristikave të truallit të tokës dhe qarkullimit atmosferik i cili është në lidhje me këta faktorë(E.S.Rubinstein dhe O.A.Drosdov). 
  • Sipas L.Poncelet, klima është përmbledhje e ndryshimeve të elementeve fizike, kimike dhe biologjike, të cilët e karakterizojnë atmosferën e ndonjë vendi, dhe që ndikimi kompleks i së cilës ndikon në jetën  e qenieve në hapsirë të cilat janë në varësi të drejtpërdrejtë pres saj.

Vazhdoni leximin e Ndryshimet klimatike dhe pasojat e saj

Planeti Toke ne rrezik te madh

Lulet do te celin me heret, pranvera do te vije me shpejt, furtuna dhe permbytje te medha do te shfarosin cdo gje qe u del perpara.

Tashme eshte vertetuar se Vazhdoni leximin e Planeti Toke ne rrezik te madh