Zogu qe i mjaullin maceve

Ky shpend do vetem ti pershtatet shoqerise se tij te re, por megjithese i flet ne gjuhen e tyre, macet perseri e kane te veshtire ti besojne 🙂

Advertisements

Thashethemaxhia

Le te perkufizojme thashethemaxhien:
Thashethemaxhia eshte nje person qe diskuton punet e Xhevries me nje pasion sikur punet e saj te kishin vlera te medha historike, shkencore apo artistike.

Le te pershkruajme thashethemaxhien:
Thashethemaxhia eshte person pa te meta, nuk gabon kurre si gjithe njerzit e tjere, keshtu qe eshte aq e ndjeshme ndaj mangesive te te tjereve, sa qe eshte e gatshme qe per gabimin me te vogel te te denoje me internim te perjetshem.

Nga dallon thashethemaxhia prej njerzve serioze?
Nderkohe qe njerzit serioze e humbin kohen me njohuri kulturore apo profesionale qe mund ti hyjne ne pune vetem per te bere pune, apo diskutime te kota serioze, thashethemaxhia e shfrytezon kohen ne maksimum me muhabete aq te nxehta sa qe i kenaqin shpirtin edhe te vdekurve ne varreza.

Si duhet ta gjykojme thashethemaxhien?
Perderisa ajo na kritikon dhe gjykon neve te gjitheve mengjes, dreke dhe darke, kush jemi ne te gjykojme nje qenie kaq brilante dhe perfekte?

Krijo nje vjershe per thashethemaxhien:

zz
Ah sikur te kisha dy dhambe si te tuat,
t’ia ngulja thashethemaxhies mu ne qafe,
Ta dije dhe ajo se cdo me thane njeri,
cdo me thane ndikim dhe goja ne shoqeri.

Postime te ngjashme:

7 arsye pse duhen meshiruar ata qe te gjykojne keq

Pse jane te demshme thashethemet

Cfare e shkakton kuriozitetin e tepruar