Nje Krahasim i Bibles me Kuranin

wwwwwwwwwTe dy librat pohojne njezeri se Zoti eshte Nje. Te dy librat e therrasin Zotin Elah dhe Elohim (Allah dhe Allahumme).

 
Te dy librat e pershkruajne Njeshmerine e Zotit me fjalen Ehad, si ne hebraisht dhe ne arabisht ka te njejtin kuptim, Njeshmeri absolute si ne person si ne qualitet.

 
Te dy librat permendin se Jezusi eshte si Adami, dhe se ai eshte krishti (mesia).

 
Te dy librat vertetojne 10 urdheresat qe i zbriten Moisiut si ligje per te rregulluar shoqerine njerezore.

 
Te dy librat japin shembuj adhurimi duke lare kembet dhe duart dhe pastaj te biesh permbys me koke ne toke.

 
Te dy librat sugjerojne qe femrat duhet ta ruajne veten duke u mbuluar me shami ose dhe me teper ne varesi te kultures kohes dhe vendit ku jetojne dhe ne baze te faktit nese jane beqare apo te martuara. Beqaret mund te rrine pak me zbuluar.

 
Te dy librat e thone qarte qe eshte besimi ne Nje Zot dhe veprat qe kane rendesi dhe jo feja qe ndjek.

 
Te dyja fete e pranojne mundesine e ndermjetesimit te Jezusit tek Zoti, pra qe ai ti kerkoje Zotit qe te meshiroje disa persona.

 
Zoti nuk te braktis asnjehere, qofsh i krishtere e qofsh musliman, Ai eshte afer teje per te ndihmuar kur ti i lutesh. E crendesi ka forma e lutjes e lloji i fese para sinqeritetit ne besim?

 
Nuk po shpik as nje fe te re dhe as nje forme besimi te ri, por po theksoj ate qe cdo fe e ka te perbashket: Zoti vlereson besimin, Zoti eshte Nje, Zoti fal cdo gje per te cilen pendohesh sinqerisht, Zoti te ka dhuruar ligje dhe rregulla per te te mbajtur larg konflikteve nga motive te ndryshme.

 
Zoti te sjell evidenca, sepse te ka premtuar qe do te ta beje mese te qarte egzistencen e Tij deri sa ti te bindesh, eshte pikerisht ky kujdes qe Ai ka ndaj teje, ne cdo hap te jetes tende, qe ti do ta ndjesh ne momente te ndryshme te jetes, do e kuptosh qarte qe Ai te mbron, te furnizon, te mbeshtet.

Advertisements

Mesuese Alketa i Pergjigjet Lindita Nikolles

wwwPergjigja dinjtoze e mesueses dhene ndrikull Nikolles per letren e saj elektorale, te neveritshme, hipokrite, me dashuri e perqafime, qe nuk shkruhej as gjate diktatures. Duke pergezuar mesuesen dinjitoze ju ftoj te dashur miq te lexoni leter pergjigjen e Zonjes Alketa. sb
Ja si i pergjigjet mesuesja nga Fieri, letres se ministres Nikolla drejtuar mesuesve:

Ministrja e arsimit Lindita Nikolla me rastin e festave te fundvitit i ka derguar nje leter pershendetese dhe falenderimi te gjithe mesuesve te arsimit shqiptar duke vleresuar rolin dhe kontributin e tyre ne rritjen e nivelit te mesimedhenies ne shkolla por njekohesisht ka marr persiper edhe difektet dhe pergjegjesite per permirsimin e arsimit ne te ardhmen. Teksti i letres eshte i njejte per te gjithe porndryshon vetem emri qe i eshte drejtuar letra , por pas kesaj kane nisur dhe reagimet ne rrjetet sociale duke e quajtur ministren te deshtuar

Letra e Ministres Lindita Nikolla:

Me poshte pergjigja qe i jep nje mesuese nga Fieri Ministres
Në përgjigje të letrës “personale” (lexo: joprofesionale ) të zonjës ministre të arsimit:

“Së pari, do të dëshiroja të më drejtoheshit me “zonja Alketa” dhe aspak “e dashur Alketa” , sepse në këto tre-katër vite, “reformat” tuaja arsimore, jo vetëm nuk më kanë qenë të afërta dhe të kujdesshme sa komunikimi ynë të ishte i llojit personal e shoqëror, por përveç stresit që më kanë sjellë (siç e pohoni edhe vetë), më kanë zvjerdhur përfundimisht shpresën se në këtë vend mendon dikush për të vlerësuar moralisht e materialisht profesionistët dhe intelektualët.

Ju mburreni se keni larguar 600 tekste me probleme të rënda dhe keni futur tekste të standardeve europiane dhe harroni të theksoni se thjesht latë në qarkullim një pjesë të teksteve që ishin dhe çliruat prej konkurrencës dhe favorizuat disa shtëpi botuese të privilegjuara. Harruat se këtë vit mësimor, vetëm për tekstin e gjuhë-letërsisë për klasat e dhjeta u imponua “Albass” si alternativa e vetme në përzgjedhje ?!

Ju, zonja ministre mburreni se iu kundërvutë ndikimit të politikës dhe të korrupsionit në emërimet në arsim; por mund t’ju ketë zënë amnezia nëse nuk kujtoheni se “konkurset” tuaja për drejtorë shkollash, nëndrejtorë etj “i fituan” anëtarët e kryesive dhe eksponentë të ps dhe lsi ; dhe se pavarësisht testimit kombëtar, për një vend pune si mësues, fituesve të këtij testimi u duhet të kalojnë nëpër “dyer” të tjera .

Së fundi, më thoni se vitin që vjen do të më rrisni pagën me 10 %, por nuk më qani hallin se kjo shtesë nuk më indekson as inflacionin e katër viteve të qeverisjes suaj, as më zëvendëson pagën e 13-të që më premtuat, madje as 10 mijë lekëshin shpërblim në fund të vitit, që e kisha dhe ju ma vodhët ….

Në vend të përshëndetjes, doja t’ju uroja që Krishtlindjet dhe Vitin e Ri t’i kaloni me mbetjet e një page mujore prej 45 mijë lekësh të reja !

Mirë u dëgjofshim në 18 qershor 2017 !”

Lexo gjithashtu: Mesues per Shqiperine 2016-17

Mediat Greke: Nard Ndoka Balerin ne Nje Klub

wwwmediat greke:
“Zbulohet e kaluara e politikanit të njohur dhe filozofit të madh Nard Ndoka. Ai ka qënë një balerin në një club të njohur të kohës me emrin “TV Klan” dhe performonte çdo të hënë në rubrikën “Dance With ME”, së bashku me një vajzë 16-vjeçare e cila thuhej se nuk plakej kurrë.
Klikoni tek fotot dhe videot!
Sidomos ju portalet shqiptare!”

burimi Lolita.