Portali Mesues per Shqiperine 2016-2017

www

Pas shume mesazhesh qe na kane ardhur ne emailin tone te kontaktit kemi zbuluar se c’ndodh me te vertete prapa dyerve te DAR-eve me mesuesit e Portalit Mesues per Shqiperine.

Emerimet e paligjshme behen ne sy te ketyre mesuesve ne menyre shume transparente. Edhe pse deshmitare te ketij horrori atyre u thuhet se nuk ka vende pune edhe nese ata jane ne vendet e para ne konkurs.

Te bindur qe s’ka prokuror,media apo deputet qe mund tua skuqe faqen ketyre drejtoreshave, mesuesit e portalit s’kane rruge tjeter vecse te rrine e te shohin se si behet pazar me vendet e punes qe u takojne atyre, por qe i gezojne njerez qe nje Zot e di se kush jane.

Pasi binden opinionin publik qe Portali Mesues per Shqiperine puneson me te miret, cdo Drejtori Arsimore ne vend ka lene ne mes te 4 rrugeve masivisht edhe ata qe ishin punesuar me pare permes ketij konkursi ne menyre qe te behet vend per farefiset e Zonjave te DAR-eve, por edhe per ata qe japin ndonje leke.

Dikush qe pergjerohet dhe bie ne gjunje para komisionit te vleresimit edhe mund te punesohet per nje fare kohe, kurse te tjeret shkelen me kembe dhe u hidhet hi syve duke u thene se nuk ka pune, vetem me fjale goje, pa asnje mundesi konfirmimi.

Kjo shtypje behet me aq kembengulje sa qe cdo mesues i ketij portali eshte kerrusur nga pafuqia, por eshte bere edhe memec, sepse i gjithe mileti kujton tashme se Portali puneson. Buzeqeshja e para 3 viteve u ka ngrire, buza u eshte nxire, sepse tani eshte e qarte per ta se shpresa e tyre ishte thjesht enderr naive.

Tani ata inatin me te madh nuk e kane me drejtoreshat e korruptuara, por me veten dhe besimin e tyre te verber. Asnje lloj forme denoncimi ndaj kesaj vjedhjeje masive nuk pi uje, prandaj pasi kane provuar cdo menyre tjeter, shume prej mesuesve te Portalit u jane drejtuar pazareve me familjare te zonjave qe te punesohen ne arsim.

Nese profili i punes kerkon 30 mesues, keto zonja punesojne me kontrata 3 mujorshe 3 mesues te portalit, dhe nese duhen vetem 7 mesues, asnje i portalit ska mundesi punesimi. Keshtu edhe lajmi se po emerohen mesues perhapet, por edhe xhepat e drejtoreshave fryhen.

Gjate pergatitjes se dosjeve ne 23 nentor, vendet e para te portalit te papunesuar takonin dhe bisedonin me vendet e 15 qe ishin mesues ne vend te tyre. Ka raste plot qe disa emerohen definitiv sapo dalin nga bankat e universitetit edhe pa marre pjese fare ne Portal.

Por pse nuk protestone keta me gjithe keto padrejtesi qe u behen? Ne nje vend ku qeveria nuk reflekton ndaj protestave per te permiresuar qeverisjen e saj, asnje person nuk e merr mundimin te protestoje. E si do ta bejne kete ne nje vend ku pervecse protesta nuk pyetet po edhe denohet? I vetmi rol qe te mbet ne kte lloj vendi eshte roli i Ismail Kadarese ne kohen e monizmit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s