Lindita Nikolla salce ne koke Mirela Rukos

wwwNuk eshte e lehte te kuptosh se c’ndodh sot ne arenen politike per arsye te propagandave te vrullshme qe shperndahen pa pushim nga partite politike. Por incidente te perseritura si ai i Mirela Rukos na ndihmojne te dime se c’po ndodh sot me arsimin ne Shqiperi.

Qeveria dhe cdo institucion nuk jane gje tjeter vecse nje marredhenie ndermjet njerzve. Keto marredhenie jane kryesisht reciproke, me pas rregullohen me ligje dhe dispozita te tjera. Prandaj nuk eshte e veshtire te shohim se sa funksionon Ministria e Arsimit sot nese arrijme te dime shkakun e vertete te veprimit te Mirela Rukos.

Ajo qe gjithe Shqiperia pa ishte vetem veprimi i Mireles ndaj ministres, qe shumica e simpatizoi dhe ca e kritikuan, por ajo qe nuk shihet eshte ministrja Nikolla duke i derdhur salcen ne koke Mireles per vite me radhe ne menyre te paskrupujt. Asnje nuk do ti kushtoj vemendje kesaj.

E thame pra, marredheniet jane kryesisht reciproke. Rasti i Mireles eshte thjesht tregues i nivelit te marredhenies midis Lindita Nikolles dhe cdo familjeje shqiptare. Asnjehere me pare nuk ka pasur marredhenie me te acaruar midis popullit dhe Ministrise se Arsimit.

Sikur ta kuptonte ministrja se cfare peshe kane studentet ne votat e vitit te ardhshem sdo te kishte guxuar te ngulte thika pas shpine. Sepse dhe studentet kane thikat e tyre. Cdo familje shqiptare voton ne interes te femijes se tyre. Cdo tu premtoje Qeveria nenave dhe baballareve ne zgjedhjet e 2017? Kte le ta shohim.

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s