Magjia e shnderrimit te fytyres

wwwwAsnjehere nuk ka qene me e lehte te jesh dy persona ne te njejten kohe, sesa sot ne kohen e internetit. Sot mund te jesh edhe socialist edhe demokrat ne te njejten kohe. Mund te jesh edhe i pasur edhe askush, edhe engjell edhe djall, edhe injorant edhe Ajnshtajn, edhe mashkull edhe femer.

Madje mund edhe ti besh keta dy persona te zihen me njeri tjetrin pa e kuptuar asnje se eshte i njejti njeri qe po zihet me vetveten. Nese je demokrat dhe ne jeten reale nuk thua dot asgje kundrra partise, mjafton te hysh ne internet dhe ja: ke nje emer te ri, bindje te reja, mbase edhe gjini tjeter, dhe c’eshte me e bukura ti egziston virtualisht njelloj si dikush me identitet te vertete.

Per boten ti tani je nje person i vertete, te besojne dhe degjojne ato qe thua, ndonjehere te binden, kerkojne ndihmen tende, madje ndonjehere edhe dashurohen me ty, dmth me personin virtual qe ti je shnderruar. Pra sic e sheh, ti tani vetem me nje fjale, abrakadabra, perdor fuqite magjike per tu kthyer ne dike tjeter.

Por a ndihmon kjo aftesi magjike per te bere dicka? Shumica prej nesh argetohen me kte force magjike, disa realizojne endrren e tyre feminore per tu kthyer ne fantazme dhe per te vjedhur e vrare ke te duan. Disa shprehin opinionet qe nuk do ti shprehnin kurre me fytyren e tyre te vertete nga frika, drojtja apo paragjykimi.

Por ajo qe do na shqetesoje gjithmone do jete ana jone e erret qe nuk mund ta shprehim ne jeten reale dhe duhet ta ndrydhim ne vetvete. A do mundet kjo fryme e mallkuar qe mbajme perbrenda te qendroje e heshtur ne jeten virtuale, apo do te shpertheje duke bere lemsh jeten reale? Do jene keto dy bote ne paqe, apo virtualiteti do tentoje te sundoje realitetin?

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s