Korrupsion me vendet e punës në Elbasan

wwSekserët flasin në emër të drejtorëve
nga Bujar Xhelili
Elbasan
Në Elbasan bëhet hapur, madje edhe në ambiente publike fare pranë institucioneve të drejtësisë pazari për vendet e punës, por duke u bërë presion edhe atyre që janë punësuar disa muaj më parë.

Babëzia për të mbushur xhepat me para, nuk po kursen dhe nuk pop yet për asgjë. Atyre që i ka kapur “reforma” u bëhen pazare të majme për tu rikthyer, kurse atyre që janë ende në punës u bëhen presione nga më banalët.

Persona të veçantë të drejtuesve, miq, shokë e shukurinj, kanë nisur fushatën e gjuetisë për të zbuluar kundërshtarët politikë por duke mos harruar të bëjnë edhe pazaret me hallexhinjtë.

Ka prej tyre që kanë marrë nga janari e këtej, kredi me perqindje të paleverdisshme tek fondacionet dhe bankat, për të arritur rikthimin në punë. Disa prej tyre edhe janë rikthyer por ama kanë paguar e pakta 2500 euro, madje dikush edhe duke patur mik ndonjë deputet të shumicës, por duket se kjo nuk ka zgjidhur asgjë.

Shumica e drejtuesve nuk pyesin askënd, por mbeten të lidhur me “shefin” në Tiranë, duke kanalizuar tenderat, financimet, investimet, blerjet, takimet dhe punësimet, vetëm duke marrë “bekimin” e tij.

Në Elbasan ose siç njihet ndryshe edhe kryeqyteti i hallexhinjve, qytetarët janë çdo ditë të kërrusur, si hallet e tyre, nuk u qesh buza, nuk kanë më shpresa se një ditë do të bëhet më mirë. Duke mos përjashtuar asnjë nga profesionet, në Elbasan çdo një nga hallexhinjtë duhet të paguajë diçka, pastaj ta realizojë ëndërrën e tij për tu punësuar.

Duke mësuar nga statistikat, shikon se në Elbasan ka mbi 400 infermiere dhe 76 mjekë që presin të punësohen, mbi 2700 mësues që presin një ditë vendin e punës, mbi 9 mijë elektricistë, xhenerikë, mekanikë, teknikë të mesëm, që pranojnë edhe vendin e rojes por që nuk e gjejnë, mbi 7 mijë gra dhe vajza që janë të papuna, dhe që janë kthyer në shtëpiake, mbi 2100 persona që prej 3 muajsh janë në pritje të marrjes së pensionit të parë,pasi kanë mbushur moshën, dhe nuk po e mësojnë arsyen e duhur përse nuk po marrin paratë që u takojnë.

Dhe kjo natyrisht është vetëm maja e malit të madh me halle për qytetarët e Elbasanit. Dhe sikur të mos mjaftonin këto, në Elbasan lulëzon hapur edhe “profesioni” i sekserit, fallcifikatorit, duke krijuar struktura njëlloj sikur të ishin shtetërore, madje këta personazhe do ti shikosh se si kapardisen kur mbrapa tyre vjen vargu me hallexhinj.

Sekserët flasin në emrin e drejtuesit. Dikush kërkon librezë pune, librezë pensioni, vizë kanadeze, amerikane, vend pune për të arsim, shendetsi, ushtri, polici, bujqësi, telekom, postë, apo edhe tek kompanitë e mëdha private. Asnjëherë si sot Elbasani dhe qytetarët e tij nuk e kanë gjetur vehten e tyre dhe të familjes, përballë pasigurisë për vendin e punës, rendin dhe qetësinë, përballë korrupsionit të veshur me petk zyrtari, dhe që nuk pyet as për gjiet e shtetit.

Ata që janë larguar nga puna pas “reformave”, fillimisht u nisën dhe u turrën drejt gjykatave, por duket se zgjidhjen e problemit shumicsa e tyre e kanë gjetur tek “profesionistët” që kapardisen dhe deklarojnë se “jemi të mbrojtur”, por nga kush ? Ligjërisht dhe institucionalisht ata që u shërbejnë me forma të tilla gjobëvënie ndonjë drejtuesi, padyshim vendin e kanë pas hekurave, por që në fakt po ndodh e kundërta.

Gjithçka duket si një luftë çakenjsh të pangopur me para. E ndërsa kjo paturpësi vazhdon qetësisht, disa prej drejtuesve, kanë sot në Elbasan edhe pronat e tyre, të cilat nuk dihet se si dolën nga sirtaret e zyrave, kanë dyqane dhe markete, duke deklaruar si posedues “nipin” apo “vjerrin” e motrës dhe të vëllait.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s