Skamje dhe jete

wwwJo, nuk i perket mesjetes, jane njerez qe jetojne ne shek 21, bile bile jetojne ne mes te civilizimit modern, aty ku njeriu mund te krijoje mrekulli me inteligjencen e tij, por nuk mund te mendoje pak per pjesetaret e species se tij.

Keta femije te zgjuar dhe te mrekullueshem dine te gjejne siperfaqen e trekendeshit, dine te thurin poezi, dine te bashkebisedojne ne gjuhen angleze, por nuk dine si tja bejne per te qene si gjithe femijet e tjere me jetesen e tyre.

Te turperuar ata ulin koken dhe heshtin, sikur te akuzoheshin per vrasje te shkalles se pare, sepse ndihen fajtore qe nuk jane njelloj me shoket. Pa kuptuar kafsherine dhe papergjegjshmerine qe i rrethon ata mendojne se jane vete fajtore.

Mallkimet nuk kane vlere, lutjet nuk qetesojne, sepse ata qe kane marre persiper rolin e Zotit ne Toke duken te vendosur ta ndertojne lluksin e tyre nen rrenimin dhe skamjen e femijeve te vegjel dhe cdo familjeje ne nevoje.

Kta zota dine te kontrollojne median, dine te programojne nje sistem administrimi per pasuri marramendese, dine te marrin pushtetin ne duart e tyre, por nuk mund te permiresojne sado pak jetesen e qytetareve te tyre.

Te vetedijshem se ne kte bote jeton secili per vete dhe zoti per te gjithe keta femije kalojne dite pas dite me koken ulur duke vuajtur denimin e caktur nga zotat dhe nga cdo pjesetar tjeter i civilizimit te zhvilluar ku jetojne.

… dhe keshtu melodia mbytese e skamjes degjohet ne cdo ore, edhe kur ata luajne, kur qeshin, kur vishen per ne shkolle, kur bejne punet e shtepise, gjithmone…

Advertisements

Autor: GL Albania

S'kemi lindur per te qene perfekt, por per te qene me te mire se te tjeret.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s