Denoncimi/ DAR Elbasan, 3000 mijë euro për një vend pune

wwwwwwwwwIsh-kryeministri Sali Berisha ka postuar denoncimin e radhës nga mësues dixhital. Ky person akuzon Ministrinë e Arsimit se portali “Mësues për Shqipërinë” nuk është gjë tjetër veçse se një mundësi e mirë korruptimi. Qytetari në fjalë tregon se pozicioni i mësuesit blihet me 3 mijë euro.

”Dua t’ju rrëfej për dështimin e radhës së ministres Nikolla: Dar Elbasan nuk punëson fitues të portalit. Në 13 Shtator të gjithë mësuesit fillojnë aktivitetin e tyre si mësimdhënës, përveç disave të cilët i kanë besuar me gjithë zemër reformës së ministris Nikolla “Mësues për Shqipërinë”. Këta janë vendet e para fituese të portalit në Dar Elbasan për të cilët komisioni do të mendojë vetëm pas ja dy javësh punë me levizjet paralele të mësuesve definitivë. Në fakt kjo tallje e mësuesve të portalit ka dy vjet që ka lindur dhe rilind çdo muaj dhe çdo vit nën qeverisjen e ministres së Dështimit Zonja Nikolla. Fituesve të Portalit iu është bërë gjithmonë një trajtim i veçantë nga Zonja Jonida Cungu që është përkohësisht drejtoresha e Dar Elbasan. Ajo i trajton ata si mësues të dorës së fundit megjithëse ata janë pjesë e një sistemi meritokratik dhe meritojnë të quhen mësues të dorës së parë. Por si mund të bëjë Zonja Jonida Cungu kaq shumë emërime definitiv kur më të mirët e Portalit mbetën akoma si Maku me një fjalë zëvendësues të grave kur ato janë me leje lindje. Kush janë ata që emërohen definitiv? Pse Dar Elbasan e ka zhdukur transparencën dhe faqen e saj online? Pse nuk dihet asgjë se ç’ndodh në Dar Elbasan? Ky sistem mashtrimi nuk duhet nënvlerësuar, është shumë here më i sofistikuar se ajo që ndodhte vite më parë. Në qeverisjen e PD ndodhnin plot mashtrime dhe raste korruptive në arsim, por ne ishim të gjithë në dijeni për ktë dhe e dinim shumë mire se ç’ndodhte, qeveria gjithashtu ishte e gatshme ta ndëshkonte korrupsionin.

Kurse Ministria e sotshme ka gjetur një truk iluziv për të maskuar të gjitha aferat korruptive që ndodhin, kjo maskë është Portali Mësues për Shqiperinë. Në këtë lajm ka mësues që konkurojnë dhe pasi fitojnë punësohen, por ata që punësohen në të vërtetë janë ata që mbështjellin 3000 euro në zarf dhe ia lënë Jonida Cungut në zyrë. Fituesit e vërtetë nuk punësohen në të vërtetë, por thjesht si zëvëndësues, për të maskuar punësimin e vërtetë korruptiv. Dhë që është më e keqja, kjo bëhet me mbështetjen e qeverisë. Megjithëse sistemi i sotshëm është shumë meritokratik, i drejtë, nën udhëheqjen e Pa aftësisë Nikolla ky sistem kthehet në dështimokratik, një lloj si mënyrën me të cilën ajo udhëheq drejtoreshën e Dar Elbasan. Dhe sa kohë i duhet Zonjës Ministre të bëhet vërtetë Ministre? Shpresojmë të bëhet në kohë dhe ta kuptojë qe me mësuesit nuk tallet dot njeri, Ministër apo Kryeministër qoftë.”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s