Universi nuk ka “lartesi”

universi1Nje studim i ri nga University College në Londër tregon se universi është me të vërtetë “isotropik”, i njëjtë në të gjitha drejtimet.

Kozmologët Daniela Saadeh dhe Andrew Pontzen kane analizuar (CMB) rrezatimet kozmike te mbetura nga Big Bengu për te gjetur ndonje model që do të tregojë “një drejtim të veçantë në hapësirë.”

Nga revista e Shkencës:

Nuk ka asnjë aks apo ndonjë drejtim tjetër të veçantë në hapësirë. Në fakt, ata vlerësojnë se shansi eshte vetëm një në 121.000 qe një drejtim te egzistoje  -kjo eshte evidenca më e mirë për një univers isotropik ….

Në 1543, Nicolaus Copernicus rrëzoi poshte hipotezen e Tokës si qender te universit duke vënë në dukje se Toka rrotullohet rreth diellit, e jo anasjelltas. Ky zbulim solli parimin Kopernikan, i cili thote se ne nuk kemi nje vend të veçantë në kte univers te pafund dhe pa qender. Në fillim të shekullit 20, me lindjen e teorisë se relativitetit të Albert Ajnshtajnit dhe vëzhgimit se universi është duke u zgjeruar në të gjitha drejtimet, kjo ide evoloi në parimin kozmologjik, i cili supozon se gjithësia është e njëjtë kudo dhe në çdo drejtim. Pra ta themi në terma me te zakonshme, universi është sa homogjen aq edhe isotropik ….

Tani eshtë zyrtare: Ju jeni të humbur në një univers pa ndonje drejtim te caktuar” nga Adrian Cho (Science)

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s