Fenomeni Emiljano Shullazi

Hera pare qe po e ve re emrin e ketij Emiljano Shullazit, dhe me sa po shoh paska edhe shume fansa. Kjo do te thote qe ne si popull kemi qejf te bejme sehir kur njerez vriten e theren me njeri tjetrin.

Eshte per te ardhur keq. Neper lajme po lexoj qe shume veta nga banda e shullazit e nga banda te tjera jane vrare duke luftuar me njera tjetren.

Njerez te vdekur vetem se nuk funksionon drejtesia, nuk zbatohen rregullat, por behet tifo per vrasjet e per kercenimet. Pa drejtesi keshtu do jete gjithmone o tifoza, vetem vdekje e terror do kemi, me mire pranojme rregullin dhe drejtesine qe mos te arrije me puna deri ktu ku ka arrit sot.

Sot ai akademiku i shkrete neser ti apo vellai jot. Edhe vete ai shullazi nuk do donte ti ndodhte ajo gje vellait te tij, pra te gjithe e duan drejtesine, edhe vete kriminelet, por nuk na e japin mundesine per drejtesi, i detyrojne njerzit te zgjedhin rruge te gabuara dhe ti thone vetes ik pirdhu.

E gjitha kjo nuk do ndodhte nqs ju do perkrahnit rregullin, ligjin, dhe zbatimin e tij, sepse ligjet jane shkruar me gjak per te evituar sherret, vrasjet dhe tragjedite.

Advertisements