A ka ZOT ?

Ne jemi te vetedijshem per egzistencen fizike. Kudo ku hedhim syte ka vec egzistence, egzistence fizike, magnetike, por edhe biologjike.

Shume prej nesh kane pyetur: Perderisa jeta egziston ne toke, pse nuk duhet te egzistoje diku edhe ne nje planet tjeter?

Dhe kane shume te drejte qe pyesin edhe kta, por sa prej nesh kane pyetur se nese diku ka edhe nje egzistence shpirterore qe ne nuk mundemi kurre ta shohim?

Ne nuk i kemi pare kurre te gjithe llojet e peshqve qe egzistojne ne thellesite e oqeanit, por besojme ne egzistencen e tyre sepse media dhe televizioni flasin gjithmone per to.

Ne te njejten menyre eshte folur edhe per nje qenie shpirterore te fuqishme qe nuk ka asgje te ngjashme me boten fizike qe ne prekim ndjejme nuhasim dhe shijojme. Kjo qenie shpirterore eshte jashte materies, dhe madje me e fuqishme se materia, nje qenie perfekte, e gjithedishme dhe e plotefuqishme.

Ama ne nuk e kemi pare kurre kte qenie, dhe as kemi degjuar prej ndokujt qe e ka pare ate. A duhet te jemi 100% te bindur se kjo qenie nuk egziston vetem se ne nuk e kemi pare kurre?

Te themi kete do te thote qe jemi mendjembyllur dhe cinik, perderisa ne besojme se diku ne nje planet tjeter ka jete, atehere duhet te jemi te hapur edhe ndaj idese se mund te egzistoje dicka jashte fizikes, jashte materies dhe qe nuk ka asgje te ngjashme me te.

Fakti qe ne nuk e shohim nuk do te thote se 100% nuk egziston. Bile ka me shume mundesi qe cdo gje qe ne mund te imagjinojme egziston ne kte bote, sepse kjo eshte bote ku format e egzistences nuk kane mbarim.

Bota fizike qe na rrethon eshte e organizuar aq bukur dhe aq harmonikisht sa ne e kemi te pamundur te besojme se nuk egziston nje shkak per ate harmoni. Dikush thote se shkaku i kesaj harmonie eshte ligji fizik, por dikush tjeter thote qe fizikja nuk eshte e mjaftueshme per kete, madje dikur fizikja nuk ka egzistuar fare.

Keshtu llogjika jone hapet dhe i jep mundesine per tu konsideruar edhe nje forme tjeter me superiore se fizikja, nje forme me kopetente, me te gjalle dhe me te fuqishme, nje forme te perjetshme qe egziston jashte kohes dhe jashte cdo gjeje qe koha rrotullon.

A nuk je edhe ti kaq i hapur ne mendime sa te mendosh mbi kto ide? Apo keqkuptimet fetare te kane bere mendjembyllur, te ceket dhe materialist pa mundur te mendosh me shume sesa pseudogabimet e shkrimeve te shenjta? Ti e vendos se kush do te jesh, gjithesecili eshte ai qe deshiron te jete.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s