Një nga kompjuterët e parë të cilin themeluesi i kompanisë Apple, Steve Jobs e ka shitur nga garazhi i prindërve të tij, do të shkojë në ankand ku pritet të shitet për 80.000 paund ose 190 herë më shumë së cmimi i tij original. Origjinali Apple 1, një ikonë teknologjike, do të jetë në ofertë në shtëpinë e ankandeve Christie’s në qendër të Londrës më 9 Tetor, raporton Daily Mail.
Advertisements