Paris: Nxenesit Franceze Proteste Ndaj Debimit te Studentes Rome Nga Kosova

ggHyrja në katër shkolla të mesme në qendër të Parisit u bllokua sot në mëngjes nga nxënës që protestonin kundër dëbimit nga vendi të studentes 15-vjeçare me kombësi kosovare.

Rasti i 15-vjeçares Leonarda Dibrani nga Kosova e cila frekuentonte prej tre vjetësh në lindje të Francës shkollën me rezultate të larta po përçan të majtën franceze e po zvogëlon stabilitetin e qeverisë.

Ngjarja në fjalë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e shoqërisë dhe medias franceze.

Leonarda u ndalua nga policia gjatë një ekskursioni dhe u dërgua më pas në aeroport për t’u bashkuar me familjen që u riatdhesua duke marrë fluturimin e parë për t’u kthyer në Mitrovicë.

Disa organizata dhe një pjesë e madhe e qeverisë dhe partisë socialiste franceze bënë thirrje që familja e saj të rikthehet menjëherë në Francë.

Ministri i Brendshëm francez, Manuel Valls këmbënguli se procedura u krye sipas rregullores, duke deklaruar megjithatë se kishte hapur një hetim mbi çështjen në fjalë.

(d.b/BalkanWeb)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s