Cilat jane karakteristikat e nje lideri

group.154171748_stdPer te qene nje lider duhet te jesh personalitet interesant?

Apo per te qene personalitet interesant duhet te jesh pak tip lider?

Te besh kte pyetje eshte njelloj si te pyesesh e beri pula vezen apo veza pulen. Megjithate vihet re nga te gjithe se tipat lider terheqin vemendjen dhe admirimin e te gjitheve ne grupet e tyre shoqerore.

Simpatizohen jo vetem ata lidera qe I drejtojne njerzit per te bere gjera te moralshme, por edhe ata qe njihen si tipa “te keqinj” qe shtyjne shoket e tyre qofte dhe ne vepra ilegale.

I mire, I keq pak rendesi ka, sepse nen kte pikepamje, lideri sido qe te jete shihet si nje person me kompetent dhe me inteligjent se te tjeret.

E kunderta ndodh me tipat “ndjekes”, te cilet mbase simpatizohen per njerez te mire dhe te drejte, por qe askush nuk u kushton me shume vemendje dhe respekt sesa kaq.

Tiparet e nje lideri

Ka shume gjasa qe secili prej jush te kete nje model te vetin ndryshe nga te tjeret per tiparet e nje lideri. Kjo eshte normale sepse secili nga ju sjell ne mendje tipat lider qe keni njohur ne jeten tuaj kur mundoheni te pershkruani nje lider.

Por modeli qe une dua te zbuloj ketu eshte pershkrimi I tipareve kryesore te nje lideri. Sepse ne fakt jane ato cilesite e domosdoshme qe I bejne ata lidere pavarsisht se si qenie njerezore inteligjente ata mund te kene dhe nje numer te pafund tiparesh pozitive shtese.

Tiparet per te cilat po flas jane:

Ai ka njohuri: Dhe nuk eshte fjala vetem per njohuri shkencore, sepse cdo grup shoqeror ndertohet qe ne fillim bazuar ne hobet dhe interesat e perbashketa te anetareve.

Kjo do te thote qe ne nje grup mjekesh qe interes kryesor kane permiresimin e tyre professional, lider do te jete personi me me shume njohuri mjekesore qe I shtyn shoket e tij te permiresohen ne kte drejtim.

Ndersa ne nje grup studentesh qe interes kryesor kane tia kalojne sa me bukur, lider do te jete ai qe njeh me mire pubet dhe qe di te drejtoje me mire bisedat me interesante.

Ai kontribuon: Nje lider di te jape qofte edhe shpirtin e tij per mbarevajtjen e atij grupi. Eshte besimi qe krijohet prej kesaj, qe I ben te tjeret ta ndjekin liderin e tyre.

Ai nuk eshte indiferent per gjerat qe ndodhin ne grupin e tij, por diskuton dhe tregon gjithmone interes qe problemet te mos i vene poshte asnjehere. Inkurajon shoket e tij te japin maksimumin dhe te ecin perpara.

Ai eshte autoritar: Kur ai flet te tjeret e degjojne dhe e besojne sepse cdo sjellje dhe fjale e tij imponon respekt. Komunikimi i tij nuk eshte i lekundur por i sigurte ne ate qe thote. Toni dhe xhestet e tij shprehin bindjen e tij te plote ne ate qe thote. Ai nuk perdor komunikim ofendues, perkundrazi, te gjithe provojne nje rritje te vetebesimit ne ambjentin qe krijohet ne pranine e tij.

Te tjera: Nje lider supozohet te jete dikush qe mund te perballoje cdo situata te tjera. Prandaj pervec tipareve kryesore qe permenda me lart nje lider eshte edhe i vendosur, njeri me vullnet te forte dhe me aftesi te mira organizuese.

Dhe mbi te gjitha, nje lider aq sa beson tek vetja, po aq beson edhe tek shoket e tij. Di te njohe vlerat e tyre dhe ia ve ne dukje. U jep mundesine atyre qe ti shprehin mendimet e veta dhe te vleresohen per ato.

Ne kte artikull doja te prekja vetem nje teme te ngushte sociale, por ju do te gjeni dhe shume artikuj te tjere me permbajtje shoqerore ne kategorine Shoqeria. Lexim te kendshem me tej.

3 mendime mbi “Cilat jane karakteristikat e nje lideri

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s