Poezi Emocionuese

E pse qan? Pse mbyllesh në atë sferën tënde të dhimbjes? Një dashuri e humbur nuk është asgjë. Ti mos u rrëno! Ka njerëz të tjerë që jetojnë me buzëqeshjen tënde. Ata vetëm duke të parë ty të përlotur, vuajnë me shpirt.

Ti vazhdon të qash dhe lotët përplasen me zhurmë në sipërfaqen e liqenit.

Po pse nuk ngrihesh të ecësh më e fortë përpara? Ah po. Mendoje se të dy ushqenit ndjenja të pastra për njëri – tjetrin, dhe u zhgënjeve? Po kush tha që jeta është e lehtë? I ka dhe ajo kurthet e saj, nga të cilat duhet të dalësh përherë triumfuese.

Ndaj ngrihu! Jeto! Trego që je dhe më e fortë se vetë jeta! Ti mund t’ia dalësh!

Dhe kur të arrish ta bësh këtë, më kujto përherë, gjatë kohës që do të kesh në krah dikë që do të dojë sinqerisht; dikë që do të jetë i gatshëm të japë dhe jetën e tij për ty.

Lufto në betejën me jetën dhe fito! Vetëm ai që ka vullnet të hekurt se mund t’ia dalë mbanë, arrin të triumfojë. Lëre pas të shkuarën dhe projekto të ardhmen!

Ti mund t’ia dalësh mbanë!

13 mendime mbi “Poezi Emocionuese

  1. Kujtim nga jeta. Te dashuroj cdo nat ty te enderroj kam deshir ta jetoj kete dashuri ne cdo moment te dites. Ty o zemer te mendoj naten kur mbydh syt, ty o shpirt te enderroj. Por kur zgjohem ne mengjes ty o shpirt zemra ime nuk te she, me ato fjal telefonin marr ne duar mesazh ty te dergoj dy fjal te embla ty te dergoj o shpirt o zemer ty te dashuroj

    Pëlqejeni

  2. nje poez super shum e prekshm sidomos ajo pjesa

    E pse qan? Pse mbyllesh në atë sferën tënde të dhimbjes? Një dashuri e humbur nuk është asgjë. Ti mos u rrëno! Ka njerëz të tjerë që jetojnë me buzëqeshjen tënde. Ata vetëm duke të parë ty të përlotur, vuajnë me shpirt.

    Pëlqejeni

  3. Çka I bëre zemrës që vetëm ty të mban.
    Çka I bëre shpirtit që për ty po qan.
    Çka I bëre jetës që për ty po thret.
    Çka më bëre mua.
    TË DUA përjet

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s