Cudira Nga Bota

JA CFARE NDODH NE FACEBOOK GJATE 1 MINUTI

Në Facebook 500 milijonë përdorues çdo minutë shpërndajnë mbi 50 mijë lidhje. Kjo është një sasi e mahnitëse e informacioneve. Shtoni edhe mbi 66.000 taggs në 135.000 fotografi të ngjitura çdo minutë, diku gati 80 mij postime “Urrime Ditëlindjen”, dhe mbi 98.000 shokë të pranuar, dhe me këtë fitoni një pasqyrë se sa është e rëndësishme komunikimi. Dhe pse Facebook është kaq i madh.

Pushohet gjykatësi që zgjidh seancën me monedhë

Një gjykatës amerikan, i cili urdhëroi që çështja gjyqësore të zgjidhet duke hedhur një monedhë, është pushuar nga posti në Gjykatën Supreme të Virxhinias. Sipas trupit gjykues, gjykatësi James Michael Shull kishte luajtur “kokë-a-pil” për të vendosur se cili nga prindërit do ta mbante fëmijën për Krishtlindje. Shull e pranoi veprimin e nxituar dhe thotë se qëllimi i tij ishte të inkurajonte prindërit të vendosni vetë për çështjen dhe më vonë e pranoi se ishte gabim.

MESUESJA I KERKON OBJEKTE TE CUDITSHME…NXENESJA SJELL NJE GRANATE

Një shkollë në Francën veriore, në qytetin Bethune është evakuuar ditën e djeshme, pasi një 9-vjeçare mori një granatë dore të Luftës së Dytë Botërore t’ia tregonte shokëve të klasës. Mësuesja e saj u kishte kërkuar nxënësve të merrnin me vete objekte të pazakonta në shkollë”, thotë zëvendës shefi i policisë, Vincent Roberti. Vajza u bind, duke marrë me vete granatën që vëllai i saj kishte gjetur në një çantë. Mësuesja “reagoi menjëherë duke e vendosur armën në çantë plastike dhe duke e nxjerrë në oborr”. Më pas njoftoi drejtorin e shkollës dhe policia mbërriti menjëherë në vendngjarje. Policia, zjarrfikësit dhe ekspertët e heqjes së bombave mbërritën në skenë ndërkohë që shkolla u evakuua. Zoti Roberti thotë se granata nuk shpërtheu kur iu hoq siguresa.

NJE NDODHI E CUDITSHME NE LLOTO

Në loton e Izraelit brenda një muaji dy herë janë tërhequr të njëjtat kombinime fituese të numrave- njoftoi të dielën portali Y-Net.Numrat 13, 14, 26, 32, 33, 36 dhe numri plotësues 1 janë tërhequr më 21 shtator dhe pastaj më 16 tetor, që sipas statistikave është gati e pamundur të ndodhë, shkruan portali.

Sektori i lotarisë izraelite fillimisht filloi se bëhet fjalë për një gabim teknik në bombolën e numrave, por pas kontrollit u vërtetua se krejt kjo ishte një rastësi.

E CUDITSHME: GJENDET NJE VEZE NE FORME TE RRUMBULLAKET

Punëtori i hotelit “Bristol” në Newquay në Britaninë e Madhe duke përgatitur drekën pa një vezë të rrumbullakët dhe vendosi ta ruajë.

“Kur e pashë vezën e rrumbullakët, u ndala për një çast, pasi nuk kisha parë diç të ngjashme. Pastaj i thirra të gjithë anëtarët e familjes në kuzhinë. Askush prej njerëzve që unë njoh kurrë nuk kishte parë vezë të tillë”, tha James Church.

Pas tetë vitesh pune në kuzhinë, Church mendon se ka parë diku 100.000 vezë, por kurrë nuk kishte parë një të tillë. Vezët e pazakonta zakonisht vijnë si pasojë e ovulimit të dyfishtë. Format e vezës varen nga lloji i zogut që i bën.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s