Pendimet per te kaluaren

Ke bere apo nuk ke bere dicka per te cilen pastaj je penduar me vone?
Ke bere dicka pastaj je ndjere keq per muaj dhe vite te tera pasi e ke bere??

Pendimi eshte pothuajse e njejta ndjenje si ndjenja e fajit me ndryshimin e vetem qe pendimi shfaqet vetem pasi situata tashme ka ndodhur. Mendja jote ti dergon keto ndjenja sepse do te jete e sigurte qe ti te mos besh me te njejten gje ne te ardhmen.

Pendimi eshte nje emocion shume i fuqishem dhe ai zakonisht ka paur sukses ne detyrimin e njerzve te mendohen shume here para se te bejne perseri dicka te keqe qe mund ta kene bere dhe me pare, por a e di qe ndjenjat e pendimit mund edhe te te rrine ne shpirt per vite te tera deri sa te bejne te ndihesh keq ne cdo moment te jetes tende?

Pishmanet e grubulluara nder vite

Se ke vene re qe shume njerez sa me shume rriten aq me keq ndihen? Mund te degjosh nje djale te ri qe thote: “Mos vajta 20 vjec, me iku adoloshenca, me iku jeta”, ose mund te degjosh nje burre te thote: “Ca tmerri te vesh 40 vjec kaq shpejt”.

Nje nga arsyet me te forta qe na ben te ndihemi keq sa me shume rritemi ne moshe eshte pishmanet per gjerat qe kemi bere ne te kaluaren, ose pishmanet per gjerat qe nuk i kemi bere. Marrim si shembull nje burre qe vlereson shume sinqeritetin dhe tipin e hapur dhe arrin 30 vjec pa arritur akoma qe te frenoje veten per te mos genjyer. Me shume mundesi nje nga rsyet qe e ben ate te ndihet keq ne moshen 30 vjecare eshte pishmani i grumbulluar gjate gjithe viteve te jetes ndersa ai vetem genjente.

Sa me shume rritemi aq me shume pendohemi per qellimet qe nuk i kemi arritur dhe per endrrat qe nuk kemi mundur ti bejme realitet. Nese dikush ka pas nje qellim te madh ne jete dhe nuk ka bere ndonjehere shume perpjekje per ta arritur ate qellim, atehere cdo vit qe kalon dhe qe rritet ai do te ndihet akoma dhe me keq per shkak te pishmaneve te grumbulluara.

Nga ana tjeter kjo do te thote dhe qe nese dikush ka bere gjerat qe ka besuar se jane te vlefshme dhe ka ecur ne drejtim te qellimeve te tij atehere ky person nuk do te ndihet keq kur vitet kalojne, perkundrazi do te ndihet shume here me mire.

Si te parandalosh grumbullimin e pishmaneve

Nese beson se dicka ka vlere per ty, atehere filloje ta besh ate gje tani. Nese beson ne Zot, atehere fillo te afrohesh me te sot, nese mendon se po ben dicka te gabuar atehere hiq dore prej saj tani, dhe nese ke endrra te medha, fillo te luftosh per to qe tani.

Perndryshe, ndjenjat e tua te zhgenjimit dhe te fajit do te te kthehen ne pendim dhe ky pendim mund te te shoqeroje per gjithe pjesen e mbetur te jetes tende. Edhe nese tani je 50 vjec, 60, apo edhe 70 vjec, nuk eshte vone, sepse sapo te fillosh te levizesh ne drejtim te qellimeve te tua, te vlerave dhe standarteve qe beson, per nje kohe te shkurter mendja jote automatikisht do ti terheqe te gjitha ato sinjalet e keqija qe te ka derguar deri tani dhe ndjenjat e pendimit do te zhduken.

Zakonisht ne vazhdojme ti kemi ndjenjat e pendimit per aq kohe sa ne ndjejme efektin e keq te gjerave qe kemi bere, por sapo te bejme dicka per kte, dhe sapo efektet e atyre gjerave te zhduken, po ashtu do te zhduken menjehere dhe pendimet tona.

Zbulime.wordpress.com nuk eshte nje site i komplikuar, as nje enciklopedi e merzitshme, por eshte nje vend perfekt ku ti mund te gjesh informacione te thjeshta, efektive dhe shume te zbatueshme ne jeten e perditshme. Nese mendon se kjo eshte reklame atehere thjesht lexo komentet per te pare se cmendim kane vizitoret per kte site.

Artikuj te ngjashem:

Koha nuk i sheron plaget, por vecse i rrit me shume.

Pse me le dhe me vrave

Aftesite e shfrytezimit te kohes

Refuzimi

Si te harrosh dike qe e pelqen por nuk mund ta kesh

3 mendime mbi “Pendimet per te kaluaren

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s