Konflikt i fortë midis oqeanologëve dhe US Navy për tingujt misterioz që vijnë nga thellësia e oqeanit

Një kabull i cili ndodhet 2,5 kilometra nën sipërfaqen e oqeanit, në Vancouver të Kanadasë, i lejon shkencëtarëve të Universitetit të Viktorias të studiojnë tingujt misterioz që burojnë nga thellësia e oqeanit. Projekti është titulluar “Poseidoni” dhe ka ngjallur reagime të forta në SHBA, duke arritur deri në nivelet më të larta të Forcave Detare të Marinës Amerikane.

Nëpërmjet këtij projekti, shkencëtarët arrijnë të mbledhin shumë informacion të bollshëm, rreth trysnisë së ujit e më gjerë, gjë që u mundëson atyre të konceptojnë me mirë lëvizjet e një cunami të mundshëm në oqean si dhe të mund të përvetësojnë sisteme më të kompletuara paralajmërimi.

Por, gjithashtu kanë dhe mundësinë të dëgjojnë… gjithçka!
Mikrofon të teknologjisë së përparuar, janë të aftë të thithin çdo lloj tingulli, si të balenave apo çdo lloj kafshe tjetër ujore deri dhe tek lëkundjet e pllakave tektonike si dhe çdo lëvizje të mjeteve lundruese. Tashmë këto tinguj, janë të disponueshëm dhe mund t’i dëgjoni dhe në sajtin listentothedeep.com.

“Janë si vesh të mëdhenj që ndodhen në thellësi të oqeanit”, pohon Michelle Antrem, një ekspert nga Universiteti Teknik i Katalonjës në Barcelonë, që merë pjesë në program e Vankuver-it.

Këtu e shumë dekada rresht, tingujt e oqeaneve, konsideroheshin si informacion sekret ushtarak. Tashmë Marina Ushtarake Amerikane, shqetësohet se mos qasja e lehtë, nga ana e shkencëtarëve në këto tinguj misterioz, është i rrezikshëm për misionet e tyre ushtarake. Specialist të marinës ushtarake amerikane, pohojnë se çdo kush i cili disponon një sistem të tillë përgjues, mund të zbulojë në çdo moment vendndodhjen e anijeve ose të flotës luftarake detare.

Veç të tjerash, shkencëtarët konsiderojnë se marina ushtarake amerikane nuk mund të sillet sikur çdo oqean, është në “pronësinë” e saj. Sigurisht që njëri nga faktorët të cilët kanë shqetësuar gjeneralët e marinës ushtarake të SHBA-ve është dhe studimi i tingujve misterioz të ardhur nga thellësia e oqeanit, nga ana e shkencëtarëve, pasi deri pak kohë me parë, teknologjia që tashmë është në dispozicion të studiuesve, konsiderohej ushtarake dhe e ndaluar, por që tashmë ajo ndodhet në duart e shkencëtarëve.

3 mendime mbi “Konflikt i fortë midis oqeanologëve dhe US Navy për tingujt misterioz që vijnë nga thellësia e oqeanit

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s