Qofte me gjizë dhe lulelakër

Sot po ju paraqesim nje recete te shijshme, pak kalorike, dhe mbi te gjitha qe mund t’ia servirni edhe femijeve tuaj duke “maskuar” perimet qe gjenden ne brendesi.

Perberesit per rreth 15 qofte

  • 300gr gjize dele ose lope
  • 350gr lulelaker
  • 1 veze
  • 2 luge djath kackavall te grire
  • galete (aq sa te lidhen perberesit)
  • kripe
  • piper
  • pak vaj ulliri

Ziejme ne uje me kripe per 15-20 minuta lulelakren e ndare ne lule te vogla derisa te zbutet plotesisht. E vendosim ne mikser kuzhine bashke me vezen, gjizen, djathin kackavall, kripen, piperin dhe i perziejme per disa sekonda derisa e gjithe perberja te jete homogjenizuar. Pas kesaj, e transferojme masen e qofteve ne nje tas dhe shtojme galete aq sa masa te mos rezultoje teper e ujeshme (si brumi i qofteve). E vendosim ne frigorifer per minimumi 30 minuta ne menyre qe shijet te perzihen midis tyre.

Formojme me duar te lagura qofte te cilat i kalojme ne galete, i rreshtojme ne nje tave te shtruar me leter furre, i sperkasim pak me vaj ulliri ne siperfaqe dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 15-20 minuta duke i kthyer nga ana tjeter derisa te kene marre ngjyre te arte. I sherbejme te ngrohta.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s