Makarona furre siçiliane me patëllxhan

Kjo pjate tipike sicilianeeshte vertete shume e shijshme, por gjithashu edhe e rende nga pikepamja kalorike. Prandaj nese mendoni ta servirni per ndonje vakt, ose reduktoni sasine per cdo person, ose sherbeheni si pjate te vetme pa u ndjekur nga nje pjate e dyte. Megjithate… shija eshte sublime!

Perberesit per 4 persona

  • 400gr makarona te shkurtra
  • 300gr djath mocarela
  • 150gr djath parmixhano (ose djath kackavall)
  • 200gr bizele
  • 8 patellxhane te vegjel
  • 1 qepe te vogel
  • 4 veze te ziera
  • 1l salce domatesh
  • 1 thelpi hudher
  • 1 tufe borzilok
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Pregatisim fillimisht salcen e makaronave duke kaverdisur per pak minuta ne vaj ulliri qepen dhe hudhren te grira holle, shtojme bizelet, salcen e domateve, pak uje dhe e ziejme te gjithe perberjen per rreth 15 minuta ne menyre qe bizelet te zbuten (do te gatuhen edhe ne furre). Ne fund e rregullojme me borzilokun e grire holle.

Nderkohe presim ne kubik patellxhanet dhe i skuqim ne vaj te nxehte duke i vendosur me pas ne leter kuzhine per t’i thithur vajin e tepert.

Ziejme makaronat ne uje me kripe per trecerekun e kohes qe tregohet ne konfeksion, i shplajme dhe i bashkojme me salcen me bizele qe tashme duhet te jete gati.
Ne taven qe do te pregatisim makaronat siciliane formojme fillimisht nje shtrese makarona, me pas shtojme patellxhanet e skuqur, djathin mocarela ne feta, vezet e ziera ne feta, djathin parmixhano te grire dhe vazhdojme ne kete menyre derisa te gjithe perberesit te kene mbaruar (duhet te formohen 2-3 shtresa) duke e perfunduar me djathin parmixhano ne siperfaqe.

E vendosim taven ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20 minuta, apo derisa te kete marre ngjyre te arte dhe e sherbejme te ngrohte.

Një mendim mbi “Makarona furre siçiliane me patëllxhan

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s