NASA mban sekret engjellin 200.000 vjecar

NASA dhe sekreti i saj, për Engjëllin 200,000-vjeçar të fshehur për më shumë se 40-vjet

Një sekretë i mirë ruajtur për më tepër se katër dekada, vjen papritur në dritë për të përmbysur gjithçka dinim dhe besonim deri më sot. Një “Engjëll” i moshës jo më pak se… 200,000 vjeçar zbulon fshehtësitë e mirëmbuluara të Hënës dhe njëkohësish lind me mijëra dyshime!

Dhe sa shumë gjera na fshehin “gjenit” e NASA-s?

Por, pse vallë vendosën që të na shfaqin gjëra të cilat kërcënojnë të përmbysin me qindra teori të “vërtetuara” shkencore?

Mos ndoshta po përballemi përsëri me një farsë tjetër, e cila ka si objektiv shkencëtarët të cilët imagjinojnë dhe besojnë në mbërritjen e jashtëtokësorëve?

Janë me dhjetëra agjencitë e huaj të cilat këtu e një muaj i referohen dhe merren me fotografin e një statuje të vogël, e cila ka një lartësi prej jo më shumë se 25cm. Statuja e vogël përshkruan një humanoid (qenie-femër e veçantë) të vogël, me flokë të gjata dhe me një fustan i cili mbulon deri dhe gjunjët e saj. Në shpatulla, ajo mbanë një palë krahë, të cilët ngjajnë me atë çka natyralistë e imagjinon gjithkush, pra me një engjëll.

Por, deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme!

Ajo çka e bëri fotografinë nga më të famshmet në botë, duke bërë xhiron e botës në kohë rekord, si dhe e shoqëruar nga një sërë reportazhe të cilat një pjesë e Mediave nuk i botuan apo nuk i prezantuan ato para lexuesve dhe shikuesve të tyre ashtu siç qëndron e vërteta por të modifikuara. Pra, ishte pikërisht pohimi i një shkencëtari i cili punojë për më shumë se 23-vjet në NASA, që thoshte se kjo skulpturë u zbulua në 1969-ën, e bashkangjitur mbi një shkëmb, i marrë si kampion nga Hëna dhe u soll në Tokë nga misioni hapësinorë “Apollo 11”!

Gjeologu Dr.Morris Charles, i cili ishte ai që zbulojë ekzistencën e kësaj skulpture, pretendon se ishte punësuar në NASA për më shumë se 23-vjet, që nga viti 1964 deri në 1987, si dhe akoma dhe sot ka lidhje të ngushta me shumë koleg të tij.

Gjithashtu ai pretendon se analiza kimike, të cilës ju nënshtrua kjo skulpturë, vërtetoi se ajo është krijuar nga një lloj përzierje hekuri që ekziston vetëm në Hënë, madje ajo u shpëla edhe me një lloj materiali qelqi “në dorë” i cili i jep skulpturës një shkëlqim të mrekullueshëm të argjendtë!

Sipas profesorit, gjeologët gjykojnë se gjendja para 200,000 vjetësh, pra 170,000 vjet para se të shfaqej në Tokë qenia njerëzore!

“Kampioni i metalit, vërteton se ai është krijuar në Hënë dhe nuk u transferua aty nga ndonjë… qenie jashtëtokësore! Kjo do të thotë, se dikur Hëna, kishte atmosferë e cila e lejonte zhvillimin e jetës aty, si dhe ai zhvillim jete ishte tepër inteligjent, me super-aftësi dhe bukuri fizike”, pohon profesori.

Pas ekspozimit të skulpturës para gazetarëve dhe fotoreporterëve, ajo u transferua dhe u fsheh në një vend të pa ditur për studim dhe analizë të mëtejshme si dhe për eksperimente laboratorike… Ndoshta një Krisht tjetër, apo një krijesë e Anunaki?

Por si ra kjo skulpturë në duart e Dr.Morris Charles kur ajo qëndroi për më shumë se 40 vjet?
“Skulptura përbënte një sekret të përbashkët ndër shkencëtarët e NASAS por, për “gjenit” e NASA-s që e mbanin atë të fshehtë dhe ruanin si ‘ujët e paktë’ ishte tmerri vetë, pasi kishin frikë se mos shkaktohej panik global! Shumë personalitete, të cilët për çështje profesionale, nuk bëjnë të ditur të dhënat e tyre personale dhe preferojnë të mbeten anonim, më sollën skulpturën”, vazhdon më tej Dr. Charles.

Në reportazhin që shoqëron fotografin, një profesor antropolog nga Universitetit i Uashingtonit, krijuesit e “engjëllit” i konsideron si qenie me dhunti në besimet fetare të cilat i përngjajnë fesë krishtere!
“Nuk përjashtohet mundësia që ato qenie, apo ai qytetërim të kishte “Krishtin” e tij, gjë e cila do të vërtetonte se parimet shpirtërore janë universale”, deklaron Dr. Miles Fredericks nga Universiteti i New York-ut, si dhe vijon duke i dhënë një tjetër version: “Sumerët tregonin shumë histori për Anunaki që në shekullin e 18-të para erës sonë. Ndoshta ata i vizituan qenie me prejardhje nga Hëna dhe po këto qenie krijuan këtë skulpturë të mrekullueshme, sipas pamjes dhe paraqitjes së tyre fizike të jashtme”.

Askush nuk di nëse skulptura dhe pohimet e Dr. Morris Charles janë të vërteta.

Vetë NASA, nëpërmjet një deklarate të saj zyrtare e përgënjeshtroi pretendimin e Dr. Charles. Por, ajo të njëjtën gjë e kishte bërë edhe më 20 prill kurë ju kërkua të komentonte pohimet e ish-astronautit Edgar Mitchell në CNN, i cili kishte pohuar se përplasja e një UFO-je në Roswell, New Mexico ishte ngjarje e vërtet! Edgar, i cili ishte pjesëtar i ekuipazhit të “Apollo 11” në misionin e saj në Hënë, pohoi gjithashtu se Autoritetet Amerikane – si dhe ato ndërkombëtare- e dinë shumë mirë që ekziston jetë jashtëtokësore, por e mbajnë atë të fshehtë nga publiku!

12 mendime mbi “NASA mban sekret engjellin 200.000 vjecar

  1. e para kta te nasas nuk arrijne dot te vertetojne qe kane qene ne hene,sepse skane arritur te shkojne kurre me(vec apollo 11).e dyta sa eshte hena 10 m/2 qe u ra ne dore kjo statuje 25 cm.e treta.per aq vite do ishte mbuluar nga pluhurat,packa se ska ere ne hene,me aq sa thone.dmth rrene me nje bisht te madh qe se beson asnje kalama..

    Pëlqejeni

    1. Une quhem fadil salihu nga prishtina.Mendimi im eshte se NASA e ka marr materialin prej Hanes dhe e ka prodhue ne Toke,me qellim te formimit te nje deshmie gjojase se feja krishtere eshte fe me superiore se te tjerat!!!

      Pëlqejeni

    1. feja e krishtere dhe disa te tjera mund te jene me te perhapura me shume se feja muslimane por mesoni nje gje dhe mos e harroni kurre se vetem nje fe ka dhe ajo eshte islami

      Pëlqejeni

  2. Nasa e ka kuptuar se njerzimi nuk po ju beson me dokrrave te tyre..dhe tash ben gjoja ksi lloj zbulime te engjujve qe na u lidhkan diku me fen krishtere…phiiiiiii qfar rrene e kullume..don tju jap baz fetare per te fituar besim…te ata qe besoin ne kte fe…ama duke qe shum te vet dijshem..se gjithqka qa pretendoin eshte nje fars..gje dojn ta lidhin me nje fars tjeter po ashtu..dhe ne fund ta krijoin nje mashtrim te madh…krejt kte e bejn qe nukk dojn te besoin ne realitetin e ksaj bote..nuk dojn te besoin se egziston vetem nje zot dhe ai eshte ALLAHU i madheruar..dhe feja te cilen e ka len Allahu eshte nje e vetme e verteta..eshte feja Islame.dhe te gjitha pretendimet tjera jan farsa mashtrime..te pa baza…

    Pëlqejeni

  3. Ka vetem nje ZOT dhe dihet fare mire se cila fe eshte me e vjeter, por besimet fetare jane si partite politike dhe s’ka pse te ziheni o njerez ; jo i krishtere jo musliman.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s