Më në fund pamjet e pjesës së padukshme të Hënës nga Toka

Administrata Kombëtare e Komunikacionit Ajror dhe Hapësirës amerikane, NASA, ka publikuar për herë të parë pamjet e pjesës së padukshme të Hënës nga Toka. Mjeti hapësinor GRAIL (Gravity Recovery and Interior Laboratory) i zhvilluar nga NASA, i dërguar në Hënë në fillim të janarit, ka dërguar pamjet e para të pjesës së “errët” të satelitit të Tokës, asaj pjese që nuk shikohet dot nga planeti ynë.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen “CNET”, drejtuesja e projektit në fjalë, Maria Zuber, pohoi se kjo pjesë e Hënës është shumë e thyer për shkak të asteroideve që përplasen në sipërfaqen e saj.

NASA bën të ditur se struktura më e rëndësishme gjeografike në këtë pjesë të Hënës është pellgu i njohur si “Mare Orientale” me gjerësi 560 milje, i krijuar si pasojë e përplasjeve, njofton Starti. Krahas kësaj në videon e regjistruar nga GRAIL mund të shihet dhe krateri Drygalski 93 milje i gjerë në formën e një ylli në mes të pjesës. Ky krater mendohet të jetë krijuar miliarda vite më parë si rezultat i përplasjes me një planet apo asteroid.

Një mendim mbi “Më në fund pamjet e pjesës së padukshme të Hënës nga Toka

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s