Ushqimet bio “garancia” për të qenë të shëndetshëm

Kërkime të shumta kanë treguar se këto lloj produktesh janë më të pasura me substanca, që na ndihmojnë të ndihemi më mirë, si vitamina C dhe oksidues të tjerë. Kush i provon për herë të parë mbetet i shtangur nga shija dhe aroma e mrekullueshme

Të gjithë e kanë kuptuar se ushqimet biologjike, ato të vërteta, të rritura pa pesticide apo produkte të tjera kimike, janë shumë të shëndetshme për shëndetin tonë. Por tregu e ka të pamundur të plotësojë kërkesat e konsumatorëve për këto lloje ushqimesh. Kërkime të shumta kanë treguar se këto lloj produktesh janë më të pasura me substanca, që na ndihmojnë të ndihemi më mirë, si vitamina C dhe oksidues të tjerë.

Kush i provon për herë të parë mbetet i shtangur nga shija dhe aroma e mrekullueshme. Një studim amerikan i departamentit të agrikulturës ka treguar se në 50 vitet e fundit përmbajtja e minerale dhe vitaminave në shumë produkte është ulur në mënyrë domethënëse, kjo për shkak edhe të produkteve kimike që përdoren. Sot të gjithë jemi të ekspozuar ndaj produkteve ushqimore të modifikuara, për prodhimin e të cilave përdoren hormone, pesticide apo kimikate të ndryshme të pakontrolluara, të cilat sjellin pasoja në organizmin e njeriut.

Qumështi

Ky produkt biologjik, i marrë nga lopët e ushqyera në mënyrë korrekte, përmban Omega 3 shumë herë më shumë se sa ata që shiten në supermarket. Ky lloj qumështi është i shtuar artificialisht me Omega 3 të marra nga peshqit. Për më tepër këto të fundit janë të domosdoshme për sëmundjet degjenerative dhe kardiovaskulare.

Mishi

Përtej shijes, mishi ka një përmbajtje më të vogël yndyrash të ngopura dhe një përqendrimi të lartë të acideve yndyrore të pangopura që i bëjnë mirë zemrës. Kjo, sepse nga kafshët që ushqehen sipas kërkesave të tyre, me bar dhe jo koncentrat.

Çmimet

Ushqimet biologjike kushtojnë mesatarisht 30 për qind më shumë se produktet e zakonshme. Por kjo është plotësisht e justifikuar, sepse duke ngrënë kështu “kursen” te shëndeti: është një investim afatgjatë për të ruajtur cilësinë e jetës.

Çmimi i lartë ka të bëjë me faktin se duke mos përdorur asnjë produkt kimik, është e nevojshme të punësosh më shumë punëtorë. Për më tepër fushat prodhojnë shumë herë më pak produkte, që rriten natyralisht pa ndërhyrje. Kjo është e domosdoshme për të pasur sukses.

Në Europë po synohet të përdoren gjithmonë e më shumë këto produkte. Në direktivat e politikës komunitare, që prej vitit 2020 ka masa që t’i ndihmojë kompanitë apo fermerët në favor të produkteve të tilla. Por një tjetër anë pozitive është se përmes prodhimit biologjik, është se jo vetëm njerëzit ushqehen shëndetshëm, por ndotin gjithmonë e më pak tokën dhe ambientin, për shkak se nuk përdoren produkte kimike.

Gjermania është vendi i parë në Europë për përdorimin e këtyre produkteve. Pas saj vjen Mbretëria e Bashkuar, Italia, Zvicra, Spanja, Austria, Danimarka, Suedia duke përfunduar me Holandën.

“American journal of clinical nutrition”, ka qenë e para që është përpjekur të bëjë një analogji të studimeve shkencore të besueshme mbi cilësitë e ushqimeve biologjike. Por, pas saj, më shumë se 90 mijë artikuj janë të disponueshëm në internet, të gjithë me dëshirën për të vënë në dukje cilësitë e tyre pozitive.

Nga një rishikim sistematik i tyre del se nga këto produkte, 100 për qind të pastra, nuk kanë asnjë efekt anësor në organizëm. Por ushqyerja e të gjithë popullsisë me ushqime të tilla është thuajse e pamundur: në kushtet kur popullsia e botës është rritur me ritme shumë të shpejta, dhe sot numëron rreth 7 miliardë banorë, është krejtësisht e paimagjinueshme. Do të duhej të mbilleshin dhe kultivoheshin produkte bio në më shumë se gjysmën e planetit. Por një pyetje me rëndësi është ajo se si mund t’i dallojmë, në gamën e gjerë të produkteve që na ofrohen.

Sot në treg është e vështirë të dallojmë produktet e vërteta bio, ndaj është e rëndësishme që t’u drejtohemi firmave të besuara që operojnë në treg. Vetëm kështu mund të kesh besim te cilësia./Shqip/

Një mendim mbi “Ushqimet bio “garancia” për të qenë të shëndetshëm

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s