Erion Braçe është shumë i trishtuar sepse Edi Rama nuk i flet më me gojë

Erjon Braçe është shumë i trishtuar sepse Edi Rama nuk i flet më me gojë. E ka thënë ai vetë me një mesazh që është botuar në shtyp “zoti Ministër i Jashtëm i Kinës, mirëmëngjes! Unë që po të shkruaj quhem Erion Braçe, jam deputet i PS në Kuvendin e Shqipërisë. Kam një arsye të madhe që po ju bezdis: Edi Rama, Kryetari i PS nuk më flet me gojë. Ai e bën këtë sepse nuk i njeh dhe adopton rregullat e Kinës së madhe! Ju lutem ndërhyni tek ai që të nisë të më flasë”.
Mirëpo mund të duket ironi mesazhi i Braçes për Ministrin e Jashtëm Kinez që të ndërhynte pranë Ramës, që i ky i fundit ta afronte më shumë. Si çdo shaka që brenda ka një të vërtetë, edhe shakaja e Braçes me “letrën e hapur” drejtuar ministrit kinez përmban një të vërtetë.
E vërteta qëndron tek fakti se Edi Rama e ka larguar Erjon Braçen, dhe vetmia teknologjike që shpreh Braçe në rrjetin social “facebook” duke hedhur përditë nga një platformë për reformimin të Partisë Socialiste është shumë domethënëse. Largimi i Braçes nga sekti i Ramës në PS do të thotë që Braçe do të jetë larg vendimmarrjes së ngushtë. Nga ideator i strategjive, ai do të kthehen në një ekzekutues të thjeshtë, një manovrator që shkon në heshtje në parlament, në protesta, në asamble. Nga planifikator i akteve politike, Braçe do të kthehet në një zbatues i verbër i eksperimenteve politike të Ramës.
Afërmendsh kursi i ri i Ramës parashikon një modelim të ri, me gjak e imazh të ri, dhe do të mbajë larg njerëzit që janë shprehur kundër ndërkombëtarëve. Më i inflacionuari në këtë aspekt është pikërisht deputeti i Beratit. Mbahet mend shumë mirë momenti kur ambasadori amerikan z. Arvizu u shpreh se Erjon Braçe “duhet të pushojë”, pasi ishte i lodhur duke sajuar gjithë ato plane e komplote në zonën nr. 5, aty, ku sipas tij, por përgatitej një tunel i nëndheshëm, dhe po në afërsi të shkollës “Vasil Shanto” po voziste një furgon i bardhë me kuti votash gati për t’u shkarkuar. Mesazhi amerikan që Braçe “duhet të pushojë”, i drejtohej kuptohet vetiu Ramës, i cili pa një pa dy ia mbylli gojën Braçes, në ato ditë të vështira. Prej këtij incidenti ka nisur edhe distancimi i Ramës nga sankuloti i Beratit. Kultura jakobine, me të cilët shprehet deputeti Erion Braçe është në kundërshtim, si duket, me kursin e ri të Ramës.
Gjithashtu kërkesa hokatare e Braçes që Ministri Kinez të “futet mik” tek Rama që ta angazhojë në punët e Partisë dëften një tjetër të vërtetë. E vërteta është se çdo deputet ngritjen në majat e Partisë, domethënë të strukturave apo forumeve të ndryshme, vjen si pasojë e afrisë që kanë me shef Ramën. Dhe po të largojë Rama, si ka larguar Islamin dhe Harasanin, do të thotë se nuk do të jesh më në listën për deputet në zgjedhjet e ardhme, dhe do të jesh në “listën e zezë” që PS-ja përgatit për televizionet pranë saj. Kësisoj distancimi i Ramës nga Brace do të izolim  të zërit të deputetit të Beratit, i cili nuk ka të drejtë të flasë në emër të Partisë Socialiste.
Sido që të jetë marrëdhënia “dashuri-urrejtje” mes Ramës dhe Braçes, fakti që Braçe përdor internetin për të bërë politikë, kjo do të thotë se të gjitha mekanizmat e tjera brenda Partisë Socialiste i janë hequr me urdhër të Ramës. Ai viktima e radhës e manisë së kontrollit që ka kreu i PS-së. Përfat të mirë nuk do të jetë i fundit. Të tjera kokat do të priten në Kongresin e fund shtatorit./Gazeta55/

Një mendim mbi “Erion Braçe është shumë i trishtuar sepse Edi Rama nuk i flet më me gojë

  1. Per mendimin tim nuk eshte problemi as tek Rama e as tek Braçe problemi I vertete qëndron ne mentalitetin primitiv fatkeqsisht që sundon në mbretërine tone alla shqiptare.Në faktky mentalitetëtë I përgjithshëm she Jo vetëm tek partitë por edhe tek shqiptarët

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s