Trashegimia kulturore dhe turizmi

Prania e zonave e monumenteve të shumta historike e kulturore në qytetin e Prizrenit bashkë me resurset natyrore ka shtyrë drejtuesit e Universitetit Publik të Prizrenit që në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm vendorë e evropianë të angazhohen për themelimin e programit për studime master në trashëgimi kulturore dhe menaxhim të turizmit

Duke shfrytëzuar ekspertizën e këtyre partnerëve në këtë fushë, Universiteti Publik i Prizrenit (UPZ) synon që të krijojë kuadro të reja që do të jenë të afta t’i vënë vlerat e trashëgimisë kulturore dhe turistike në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Projekti i përgatitur nga organizata arsimore “WUS Kosova” dhe i mbështetur nga Komisioni Evropian, në kuadër të programit “Tempus”, do të mundësojë bashkëpunimin e UPZ-së me disa universitete e institute evropiane, në drejtim të themelimit të programit për studime master në trashëgimi kulturore dhe menaxhim të turizmit.
Sipas zëdhënësit të UPZ-së, Ramadan Baraliu, aktualisht UPZ-ja është duke zhvilluar konsultimet me këta partnerë, në lidhje me përcaktimin e detajeve të programit, të cilat kontakte pritet që të vazhdojnë me intensitet të shtuar.

“Në muajt në vijim pritet një vizitë pune e koordinatores së projektit, prof. Sara Santori dhe përfaqësuesve të Universitetit të Prizrenit në universitetin ‘Keti Paskara’ në Itali”, ka deklaruar Baraliu
Ai ka bërë të ditur se përcaktimi për një program të tillë të masterit ka ardhur si domosdoshmëri, për shkak të ambientit kulturor e turistik të Prizrenit, që tashmë zgjon interesimin e shumë vizitorëve, por edhe për shkak të shtrirjes gjeografike respektivisht afërsisë me shtetet e rajonit, Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Ne konsiderojmë se ky program i shkallës së tretë në Universitetin e Prizrenit është shumë i nevojshëm duke marrë parasysh edhe faktin se Prizreni është qendra e trashëgimisë kulturore, ku studentë nga vendi dhe nga rajoni mund të vijojnë studimet në master në trashëgimi kulturore dhe turizëm”, ka deklaruar Baraliu.
Në të njëjtën kohë, sipas tij, ky program do të krijonte mundësi të reja në drejtim të shfrytëzimit të resurseve kryesore të Prizrenit.

“Nga ky program do të dalin ekspertë të specializuar të cilët do të jenë të aftë që resurset që i ka vendi në trashëgimi kulturore dhe turizëm t’i vënë në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit”, është shprehur Baraliu.
Në anën tjetër, drejtori për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në Komunën e Prizrenit, Shend Kabashi, ka përkrahur këtë nismë, duke shprehur bindjen se ky program do të sjellë praktikat e duhura akademike evropiane në këto dy fusha.

“Universiteti si institucion arsimor e ka autoritetin për bashkëpunim me universitete e institute të ndryshme evropiane e botërore dhe në këtë mënyrë mund të sjellë përvoja dhe praktika më të mira në fushën e trashëgimisë kulturore dhe turizmit, dhe kësisoj t’u japë shtytje pozitive zhvillimeve në këto lëmi”, ka thënë Kabashi.

Krahas ngritjes së nivelit akademik, sipas zyrtarit të lartë komunal kjo iniciativë e UPZ-së mund të ndikojë edhe në ngritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara në sferën e trashëgimisë kulturore dhe turizmit të Prizrenit.

Sipas tij, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm përkrah fuqishëm këtë iniciativë, për shkak se “identiteti i Prizrenit janë trashëgimia, turizmi dhe kultura”.
Masteri për trashëgimi kulturore dhe menaxhim të turizimit do të jetë programi i parë i studimeve të shkallës së tretë në Universitetin e Prizrenit. Aktualisht në këtë institucion të arsimit të lartë zhvillohen studime të nivelit bachelor.

2 mendime mbi “Trashegimia kulturore dhe turizmi

  1. Pérshéndetje ju lajmérohem nga Gjermania,jam njé zyrtaré i Parkut Arkeologjik Europian né Bliesbrük-Reinheim,kisha pasur déshiré ta dija se qka do té mund té ju ndihmoja nga pozita ime qé kam kétu!kam kontaktuar me njé nénpunése tuaj Z.Bytyqi dhe mé ka treguar se keni njé staf té mrekullueshém, duhet té kérkoni dhe té véni kontakte sepse ka shum shqiptare qe punojne ne Institucione té tilla dhe mund né njé apo né tjetér ményré té ju ndihmojné.
    Duke besuar se kemi hasur né mirékuptim ju pérshéndes dhe ju uroj c´do té miré.
    Besimi

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s