Ruajtja e trashegimise kulturore

Me mbështetjen e Ambasadës Gjermane në Shqipëri, katër organizata Shqipëri – Kosovo – Maqedoni e Greqi do të realizojnë në një rrjet bashkëpunimi projektin “Vlerat Europiane në Trashëgimi” të financiar nga BE.

Dialog kulturor me instrumenta, organizata, projekte, rrjete e nisma europiane, të gjitha këto janë axhenda e projektit Vlera europiane në Trashëgimi të financuar e mbështetur nga Bashkimi Europian, që vendet e Ballkanit perëndimor të kuptojnë më së miri rolin që ai luan për shpëtimin e qyteteve historike, si pjesë e vlerave e identitetit të përbashkët.

Specialisti gjerman Stephan Dempke që punon në Gjirokastër si inspirues i projekteve të trashëgimisë kulturore ndërballkanike thotë se: “Ky projekt që përfshin katër vende si Greqi, Kosovë, Maqedoni e Shqipëri veå të tjerash do të promovojë edhe përvojën evropiane si realitet kulturor, duke ndërgjegjësuar për vlera të përbashkëta, si themel të stabilitet ekonomik e politik, një model tërheqës dhe përgatitje për integrim për vendet që synojnë aderimin në Bashkimin Evropian”. Vlerat Europiane në trashëgimi, pohon Dempke, synon ndërgjegjësimin në ballkanin perëndimor duke dhënë një kontribut thelbësor e të qëndrueshëm.

BeratiBerati

Arben Shala, është kryetar i Forumit qytetar të Prizrenit nga Kosova. Qyteti që përfaqëson është mbi dymijëvjeçar dhe ruan e zhvillon traditat e hershme duke respektuar edhe etnitetet serbe, turke, ashkali etj. Përbërjen multietnike të qytetit të tij e quan pasuri, vlerë të trashëgimisë kulturore të popujve të Ballkanit dhe entuziast vëren se: “Në këtë projekt parashihet që të japë një asisetencë teknike, të suportojë aktivitetet që i ka në fushën e hartimit të politikave të ndryshme. Ideja është që Forumi të ndihmojë e të rritë ndikimin në realizimin e projektit.”

Organizata MATA, është një nga lidhjet më të fuqishme të zejtarisë e artizanatit në Maqedoni që synon të nxitë e promovojë këtë vlerë të qënësishme si pjesë të rëndësishme të identitetit. Ajo synon, që përmes këtij projekti të ndikojë në vendin e vet për ndryshime të dukshme të gjendjes sociale, dobisë së punës së artizanëve duke siguruar asistencë për mbrojtjen e përfaqësimin, sigurimin e tregjeve e aftësimin profesional.

Zoran Todorovski është kryetar i kësaj shoqate e thotë se: “Ky projekt do të krijojë kushte edhe më të mira për punën cilësore të artizanëve të vendit të tij. Projekti shprehet Todorovski do të përmirësojë mjedisin dhe zhvillimin e artizanatit në qytetet historike”.

UNESCO UNESCO

Drejtori përgjithshëm i projektit Sadi Petrela, që përfaqëson organizatën për ruajtjen e zhvillimin e Gjirokastrës historike GCDO, përcakton si sfidën e projektit përmirësimin e menazhimit të qyteteve historike si problem kyç në Ballkanin perëndimor. Për këtë ai vëren se: “Thelbi është ndërgjegjësimi publikut e vendimmarrësve për trashëgiminë kulturore. Eshtë një projekt europian i financuar prej tij. ”

Në këtë aktivitet erdhi shumë mirë një eksperiencë e pasur nga Gjermania, erdhi dhe një përvojë e pasur nga qyteti Aigensburgut dhe nga Berlini, nga dy ekspertë që punojnë për rrjete ndërkombëtare organizatash joqeveritare siç janë “Heritage  as Oporunity” – HerO dhe “A soul to Europe”. Projekti do të zgjatë 18 muaj dhe produktet e tij do të qarkullojnë në të katër vendet, pjesë e rrjetit kulturor të Ballkanit perëndimor.

Autor: Odise Kote

Redaktoi: Aida Cama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s