I Pret Penisin Të Birit: “Jeta Është Me E Thjeshtë Për Vajzat”

Jeta e meshkujve është shumë e vështirë dhe kështu një nënë e re në Kinë ka vendosur ta bëjë më të lehtë jetën e djalit të saj vetëm pesë muajsh. Për ti siguruar një të ardhme të mirë, gruaja i ka prerë atij penisin.

Tani asaj i duhet të përballet me pesë vjet burg, siç ka vendosur gjykata në Sheyang, provincë e Jiangsu në Kinën Lindore.

Të justifikonte veten, ajo i tha policisë se djemtë duhet të mësojnë për të punuar e më pas të marrin një pozicion, pastaj të gjejnë dhe të mbajnë një grua. Me pak fjalë, një përpjekje që nëna ka kërkuar për të shpëtuar fëmijën e saj.

Për fat të mirë, mjekët kanë qenë në gjendje t’ia ngjisin dhe kanë deklaruar se fëmija nuk do të ketë probleme të funksionimit në të ardhmen.

Advertisements

Ha më pak jeto më gjatë

Duke reduktuar kaloritë e marra nëpërmjet ushqimit dhe duke ndryshuar stilin e jetesës, mund të jetohet më gjatë dhe më mirë. Pjesa tjetër varet nga gjenet…Ata që kanë studiuar shkaqet e plakjes për një kohë të gjatë, tani kanë kaluar në anën tjetër, duke studiuar jetëgjatët, për të zbuluar sekretet e tyre. Qëllimi nuk është pavdekshmëria, por sekreti që na bën të plakemi të shëndetshëm, deri në moshën 114-120 vjeç, pa probleme, me shëndet të plotë dhe mbi të gjitha, me trurin që nuk “humbet” me kalimin e madh të viteve. Problemi i plakjes së popullsisë i kushton shumë shteteve në aspektin social-shëndetësor. “Dekania” e 100-vjeçarëve është zonja Jeanne Louise Calment, për të cilën dimë thuajse çdo gjë, falë dy kërkuesve të institutit gjerman “Max Planck”, të cilët mblodhën gjithçka për jetën e saj.

Rekordi

E lindur në Arles, në Provenza, më 21 shkurtin e vitit 1875, ajo vdiq më 4 gusht të vitit 1997. Calment jetoi 122 vjet e 164 ditë. Nuk vdiq për shkak të ndonjë tumori, infarkti, iktusi apo diabeti. Mori frymë deri në ditën e fundit, në shëndet të plotë dhe me trurin tërësisht të paprekur nga mosha. Vazhdoni leximin e Ha më pak jeto më gjatë

“Varfëria” e miliarderëve

Sipas “Forbes”-it, në vitin 2008, njëqind njerëzit më të pasur të Rusisë vlenin të gjithë së bashku 520 miliardë dollarë, ndërsa sot nuk shkojnë më shumë se 140. Ja se si ka ndryshuar pozita e pasanikëve rusë…

Në kioskën e shitjes së revistave, numri i fundit i edicionit rus të revistës “Forbes” është e mbështjellë me një letër ngjyrë kafe. Pikërisht kjo revistë prestigjioze është zgjedhur për t’u prezantuar lexuesve jetën, vdekjen dhe mrekullitë e asaj që ngelet nga oligarkia më e “ndritur” në botë.

Në kopertinë, mes fytyrave të manjatëve më të famshëm rusë, “Forbes” shkruan se ka bërë llogaritjet për humbjet e secilit prej tyre. Rezultati është me të vërtetë tronditës. Sipas të dhënave, mendohet se oligarkët rusë kanë humbur një total prej 378 miliardë dollarësh. Nëse në vitin 2008, shuma e pasurisë së 100 njerëzve më të pasur të Rusisë shkonte në 520 miliardë dollarë, vetëm tre vjet më pas kjo shifër nuk shkon më shumë se 140 miliardë. Vazhdoni leximin e “Varfëria” e miliarderëve

Ushqimet bio “garancia” për të qenë të shëndetshëm

Kërkime të shumta kanë treguar se këto lloj produktesh janë më të pasura me substanca, që na ndihmojnë të ndihemi më mirë, si vitamina C dhe oksidues të tjerë. Kush i provon për herë të parë mbetet i shtangur nga shija dhe aroma e mrekullueshme

Të gjithë e kanë kuptuar se ushqimet biologjike, ato të vërteta, të rritura pa pesticide apo produkte të tjera kimike, janë shumë të shëndetshme për shëndetin tonë. Por tregu e ka të pamundur të plotësojë kërkesat e konsumatorëve për këto lloje ushqimesh. Kërkime të shumta kanë treguar se këto lloj produktesh janë më të pasura me substanca, që na ndihmojnë të ndihemi më mirë, si vitamina C dhe oksidues të tjerë.

Kush i provon për herë të parë mbetet i shtangur nga shija dhe aroma e mrekullueshme. Një studim amerikan i departamentit të agrikulturës ka treguar se në 50 vitet e fundit përmbajtja e minerale dhe vitaminave në shumë produkte është ulur në mënyrë domethënëse, kjo për shkak edhe të produkteve kimike që përdoren. Sot të gjithë jemi të ekspozuar ndaj produkteve ushqimore të modifikuara, për prodhimin e të cilave përdoren hormone, pesticide apo kimikate të ndryshme të pakontrolluara, të cilat sjellin pasoja në organizmin e njeriut. Vazhdoni leximin e Ushqimet bio “garancia” për të qenë të shëndetshëm

Barcaletat me te bukura

Cifti i ri
Martohet nje cift,naten e pare te marteses e kishin qe nese nusja esht e ndershme ,me shtier dy here me pushke,cohet dhendrri ne mengjes,dhe bam bam dy here me pushke,gezohet shtepia,te nesermen ai zgjohet dhe kercet bam bam dy her me pushke,vjen nena e dhendrrit dhe i thote po sot pse kerciti?ky i thot se dje ishte e ndershme ndersa sot jo,dhe e vrava.

Gruaja shtatzane
Ishte nje here nje grua qe ishte shtatzene me 3 femije ne bark. Edhe keto femijet duke biseduar se bashku po mendonin per te ardhme.Me i madhi tha une do te behem elektricist sepse ketu ne bark nuk ka fare drite. I dyti tha une do te behem hidraulik sepse ketu ka shume ujera i fundit tha se do te behem polic sepse se kush vjen ketu qe hyn e del me shpejtesi dhe kur lodhet na beshtyn! Vazhdoni leximin e Barcaletat me te bukura

Një orë para televizorit ju shkurton 22 minuta jetë

Çdo orë që kaloni përpara ekranit të televizorit, DVD-ve dhe videove ju shkurton jetën me rreth 22 minuta. Kështu sugjeron një studim i ri. Kjo do të thotë se të shikosh televizor rreth gjashtë orë në ditëmund të shkurtojë jetën tuaj me pesë vjet. Studimi tregon se një stil pasiv jetese është po aq i keq për shëndetin sa duhani dhe obeziteti. Akademikët në këtë studim kanë përfshirë më shumë se 11000 njerëz mbi moshën 25-vjeçare.

Studimi, i botuar në gazetën britanike “Mjekësia sportive”, tregon se ‘Koha e shikimit të TV mund të jetë e lidhur me shkurtimin e jetës në mënyrë të krahasueshme me faktorë të tjerë të rrezikshëm të sëmundjeve të mëdha kronike, si pasiviteti fizik dhe obeziteti. Po ashtu, është i krahasueshëm me rrezikun që sjell duhani. Vazhdoni leximin e Një orë para televizorit ju shkurton 22 minuta jetë