Kuriozitete shqiptare

Shqipëria është i vetmi vënd në Europë ku Aviacioni u zhvillua më parë se transporti Hekurudhor

Në Durrës ndodhet amfitheatri roman i cili për nga madhësia është i dyti në Ballkan. Amfitheatri u ndërtua në shek I. A.D., në periudhën e perendorit romak Hadrian. Ai ka një kapacitet prej 15 – 20 mijë shikuesish. Për nga stili i ndërtimit ngjason me monumentet e Pompeit dhe Kapuas në Itali. Në shek X në galeritë e tij u ndërtua një “kapele” e cila shquhet për mozaikët e rrallë muror.

Piktura më e hershme e Gadishullit Ballkanik është ajo e Lepencës në rrethin e Vlorës (Shqipëri). Kjo tregon lashtësinë e popullit shqiptar.

Onufri është piktori më I madh shqiptar I shek.XVI-të, dhe ndër më të mëdhenjtë në artin Bizantin. Ndër veprat e tij më kryesore janë: “Grupi I virgjeneshave”, “Portreti I Davidit”, “Figura e Bariut”, e shumë të tjera.

Shkoder, nje zog shqiponje shitet 20 mije leke
Nje shqiponje e vogel eshte shitur ne qytetin e Shkodres me 20 mijë lekë. Kuriozë për shpendin e rrallë, dhjetra njerez rrethuan bariun, qe kishte sjelle zogun e shqiponjes ne qytet. Pas ofertave te shumta, bariu nga fshati Lepush, i komunës së Kelemendit, në rrethin e Malësise se Madhe, e shiti zogun e shqiponjes me çmimin 20 mijë lekë. Nje zog i tille eshte parë shumë rrallë nga njerezit në qytet, ndërkohe që edhe per malesoret kapja e tij me dorë është një gjë e veçantë. Ky eshte rasti i tretë, që banorë nga Shkodra dhe Malesia e Madhe sjellin ne qytet një zog të rralle. Ne Janar 2004 nje fermer nga fshati Bruçaj shiti një zog shqiponje 17 mijë lekë. Ndërsa, me të njëjtin çmim e shiti zogun e shqiponjës dy vjet më parë në Shkodër edhe një banor nga Tropoja

Humanistët më të shquar shqiptarë kanë qenë: Marin Barleti (autor I veprës historike të pare mbi Skenderbeun), Vëllezërit Gazulli, Marin Beçikemi nga Shkodra, Leonik Tomeo e Andrea Aleksi nga Durrësi, Mihail Artioti nga Arta, Viktor Kaspaçi nga Korça, Onufri dhe I biri I tij nga Elbasani, Pal Hasi, Andrea, Pjetër e Lukë Bogdani nga Hasi, Pjetër Mazreku nga Prizreni, Gjon Kazazi nga Gjakova e shumë të tjerë.

Libri i parë i shruar shqip është “Meshari” I Gjon Buzukut. Në parathënje të veprës dëshmon se veprën e kreu nga 20 marsi 1554 deri me 5 janar 1555.
Libri është botuar në kohën e humanizmit dhe të kundërreformës, kur u krijuan kushtet që feja katolike të mësohej e të predikohej në gjuhët kombëtare. Mesharin e gjeti Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova më 1740. Ky libër përmban: Librin e Orëve dhe Librin e Meshës. Me këtë vepër filloi Letërsia Shqiptare e Rilindjës.

Tirana ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin, Madritin dhe Stambollin dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin

Tirana u themelua më 1614 nga Sulejman Pasha, me origjinë nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndërtoi një xhami, një furrë dhe një hamam. Dy shekuj më vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja

Ekzistojnë kater hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë…
A- Tiranë mendohet se vjen nga fjala Theranda, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Të ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga malet përreth.
B- Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan kaqenë një kështjellë në shpat të malit të Dajtit. Akoma ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë që daton fillimindatonne fillimin e shekullit te pare paralindjes se Krishtit, e cila mendohet tekete qene keshtjella qe historianibizantin Prokop (shek. VI), e quankeshtjella e Tirkanit
C- Tiranë vjen nga Teheran, kryeqytet i Iranit, në kujtim të një fitoreje të korrur nga Sulejman Pasha, (themeluesi i qytetit) në krye të ushtrisë turke gjatë fushatës në Persi.
D- Një gojëdhënë tiranase thotë se emrin e qytetit Sulejman Pasha e mori nga një plakë që takoi në vendin ku do të ngrinte qytetin. Pyetjes së Sulejman Pashës se çfarë po bënte, plaka iu përgjegj: Po tir an…! (an d.m.th. mëndafsh)

Lagjja e parë e Tiranës ishte: ”Lagjia e Bamit”

Xhamia në qendër të Tiranës, e quajtur Xhamia e Et’hem Beut, filloi të ndërtohej më 1789 nga Molla beu i ardhur prej Petrelës dhe u përfundua më 1821 nga i biri, Haxhi Et’hem Beu, stërnipi i Sulejman Pashës. Për të punuan mjeshtërit më të mirë të Shqipërisë.

Kulla e Sahatit prane xhamise Et’hem Beut ne Tirane u fillua nga Haxhi Et’hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u përfundua me ndihmat e familjeve të pasura të Tiranës.
Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina. Më 1928 u ble në Gjermani nga shteti shqiptar një Sahat modern dhe kulla u ngrit në lartësinë 35 m. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Sahati u dëmtua, por u rivu në punë në korrik të vitit 1946.

Tirana u shpall kryeqytet i përkohshem më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925.

Lista e specieve të molusqeve të sotëm të tokës dhe të ujërave të ëmbla të Shqipërisë përmban 292 specie.
225 prej tyre janë gastropodë tokësorë, 53 janë gastropodë të ujërave të ëmbla dhe 14 janë bivalvë të ujërave të ëmbla.

Prej këtyre 292 specieve, 55 vetëm sa përmenden në literaturë pa të dhëna për lokalitetet e caktuara se ku mund të jetojnë këto specie në Shqipëri.
Për së paku 33 prej këtyre specieve, që përmenden në literaturë, dyshohet për ndodhjen e tyre në Shqipëri.
Në atlas (qe keta 2 profesore kane pergatitur ) janë përfshirë shumica e referencave të literaturës, si dhe janë shtuar gjetjet e reja. Disa prej specieve më të shpeshta dhe më të rëndësishme të Shqipërisë paraqiten në fletët ilustruese.
Disa prej specieve që njihen prej pjesëve jo shqiptare të Liqenit të Ohrit dhe Liqenit të Shkodrës mundet që të ndodhen edhe në pjesët shqiptare të liqeneve.

Një mendim mbi “Kuriozitete shqiptare

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s