Kuriozitete nga bota

SHBA, nënë e bijë diplomohen në të njëjtën ditë

Një grua nga Ohio, SHBA u diplomua në universitetin “Xavier” në Cincinnati së bashku me nënën e saj. Heather Swensgard, 30-vjeçare nga Batavia thotë se ajo dhe nëna e saj, Gayle Heintzelman, kanë punuar shumë për të marrë diplomën në arsim. Madje në videon e temës së diplomës as që e vunë re pirgun me rroba të palara në sfond. “Videon e regjistruam në mbrëmje dhe kërkojmë falje për to”, thotë e diplomuara. Swengard thotë se diplomimi së bashku me nënën 60-vjeçare ishte përfundimi i një tjetër qëllimi: të diplomohej para se fëmijët e saj të fillonin shkollën. Swensgard ka dy fëmijë, në moshën 3 dhe 5-vjeçare.

Greqi, 9-vjeçarja mban binjakun në stomak

Një binjak embrionik është zbuluar në stomaku e një vajze 9-vjeçare në Greqi, e cila shkoi në spital se i dhembte barku. Agjencia “Associated Press” thotë se doktorët në “Larissa General Hospital” hoqën masën embrionike, që ishte më shumë se 5 centimetra në gjatësi. “Ata mund ta shihnin se ana e djathtë se barkut të saj duket e ënjtur, por nuk ua priste mendja se ky tumor fshihte një embrion”, thotë drejtori i spitalit, Iakovos Brouskelis. Pas operacionit vajza e ka marrë veten plotësisht. Embrioni kishte zhvilluar kokën, flokët dhe sytë, por nuk kishte litar kërthizor. Është thithur nga binjaku i tij në mitër.

Angli, shitet ishull i vogël, i pajisur me burg personal

“Një prej 8 ishujve të banueshëm në Kanalin që lidh Anglinë me Francën ka dalë në treg”, ka njoftuar agjencia e pronave që merret me shitjen. Agjencia “Martel Maides”, me zyra në ishullin Guernsey, thotë se po kërkon një blerës të ri për kontratën e qerasë 40-vjeçare. Ishulli ndodhet rreth 5 kilometra (3 milje) larg bregut. “Ishulli është vendi më i bukur për të jetuar me stil”, lexon reklama në adresën e internetit të firmës. “Përveç shtëpisë në majë të ishullit, fermës, hotelit, restorantit dhe tavernës, blerësi do të marrë edhe një burg”, thotë shitësi. Ishulli është 2.4 kilometra i gjatë dhe 800 metra i gjerë.

Sondazhi, obesët, më shumë faj për ngrohjen globale

Sikur të mos i mjaftonin problemet që kanë, njerëzit e shëndoshë tani po fajësohen edhe për ngrohjen globale. Shkencëtarët britanikë thonë se ata përdorin më shumë karburant për të lëvizur me makinë dhe sasia e ushqimit që hanë prodhon më shumë energji se ajo e konsumuar nga ata që hanë më pak. Sipas një skuadre shkencëtarësh në Londër, ky fakt kontribuon në mungesat ushqimore dhe çmimet e larta të energjisë. Phil Edwards thotë: “Të gjithë sa vjen e bëhemi më të rëndë dhe kjo është përgjegjësi globale. Obesiteti është faktor kryesore në pamjen e madhe”.

Britani, bashkia nuk i merr plehrat se i ka mbushur gabim Ato janë të gjelbra dhe rriten në kopsht, por askush mos guxojë t’i hedhë lakrat në plehra nëse ndodheni në Angli. Barry Freezer, i cili jeton në West Earlham, Norwich, e bëri gabimin dhe i hodhi kërcejnë e lakrave në koshin e plehrave. Kjo bëri që Këshilli i qytetit të inatoset dhe të urdhërojë mbledhësit e plehrave mos t’i prekin ato. Pensionisti thotë se është trajtuar si kriminel dhe i kanë mbetur plehrat në oborr. Lakrat konsiderohen si plehra kuzhine. Ato duhen vendosur në mbajtëse të veçanta dhe nuk duhen ngatërruar në të njëjtin kosh me të tjerat.

Britani, fshati merr gomarë që të mbajë ushqimet

Gomarët kanë mbërritur në një rrethinë në Gloucestershire për t’i ndihmuar banorët e lodhur duke ngjitur ushqimet në kodrën e thepisur. Më shumë se 30 banorë që jetojnë në rrugët e ngushta të Chalford, e kanë të pamundur të ngjisin makinën deri në pragun e shtëpisë. Disa muaj më parë atyre u lindi ideja e një gomari, i cili do të përdorej ë të mbajtur pazarin. Anna Usborne, organizatorja e fushatës, ka marrë në dorëzim dy gomarë, Chester, 1-vjeçar dhe Teddy, 4-vjeçar. “Mund të duhen gjashtë javë ose gjashtë muaj për t’i stërvitur. Gjithçka varet nga mënyra si sillen. Jemi shumë të emocionuar që i kemi. Janë kafshë të mira”, thotë ajo.

Japoni, hajduti kthehet në vendngjarje që ta dënojnë

Një japonez, i cili grabiti arkën e një dyqani duke kërcënuar punonjësit me thikë, u kthye në vendngjarje vetëm 5 minuta më vonë duke kërkuar që të dënohej. Ginji Aoi, 23-vjeçar i papunë, kërcënoi arkëtaren me thikën prej 18 centimetrash në Osaka, dhe mori 79 jen (770 dollarë). Por sapo policia mbërriti në dyqan, pasi tij shkoi edhe hajduti. Ai i tha policisë: “Dua të më arrestoni, sepse kam bërë diçka të keqe”. Ai tha se grabiti para se kishte nevojë për to, por me sa duket është penduar menjëherë për veprimin e tij. Aoi është në vëzhgim dhe policia ende s’ka vendosur në duhet ta padisë.

Arabi Saudite, kërkon divorcin se burri i ngriti vellon

Një 50-vjeçare nga Arabia Saudite kërkon divorcin nga burri, pasi ai i ngriti vellon për t’i parë fytyrën ndërsa ajo flinte. Për 30 vite, gruaja thotë se kurrë s’i ka treguar fytyrën bashkëshortit, për shkak të një tradite të fshatit të saj pranë qytetit Khamis Mushayt. “Pas gjithë këtyre viteve, ai provon të bëjë një gabim kaq të madh”, thotë gruaja për median. Ajo thotë se burri i kërkoi falje dhe premtoi se nuk do ta përsërisë më. Ky nuk është rasti i parë ku burri s’e ka parë fytyrën e gruas. Rasti i fundit ishte ai i një gruaje që u divorcua pas 10 vitesh martese se burri i zbuloi fytyrën. As ai dhe as fëmijët s’e kishin parë ndonjëherë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s