NASA komunikon me jashtëtokësorët, mesazh i deshifruar

NASA komunikon me jashtëtokësorët, mesazh i deshifruar

Është botuar kohët e fundit një dokument nga Ministria e Mbrojtjes Britanike, e cila i referohet një mesazhi të ardhur nga hapësira. Ky mesazh është marrë nga NASA në vitin 1998, por i është dashur shumë vite punë e mund për të deshifruar këtë mesazh të ardhur nga pafundësia e hapësirë së universit…

Sinjali i këtij mesazhi është kapur dhe pranuar në fillim të vitit 1998. Menjëherë pas marrjes së tij, shkencëtarët e NASA-s filluan përpjekjet për ta deshifruar atë me formula komplekse matematikore.

Përfundimisht ata vërtetuan se ky sinjal i përkiste një tjetër bote, thënë ndryshe, jashtëtokësore. Gjithashtu, shkencëtarët shtuan se ky sinjal është lëshuar nga një qytetërim tjetër drejt hapësirës të paktën 80.000 mijë vjet më parë!

Profesori i famshëm i Astronomisë Viktor Koulakof beson se ky sinjal i referohet një kulture të huaj, që i përkiste një galaktike fqinje dhe është 80.000 vjeçare (kaq i është dashur këtij sinjali për të mbërritur në Tokë).

Thirrje alarmante

Përmbajtja e mesazhit ishte dramatike, pasi shpjegonte me saktësi se ku ndodheshin banesat e këtyre qenieve të panjohura, madje të paraqitura me një sistem të koduar planetar, me një apo dy yje dominues, duke përcaktuar madje edhe përbërjen materies së planetit (apo planetëve).

Ky mesazh deklaronte se qytetërimi në atë planet të panjohur ishte në prag të zhdukjes. Megjithatë, në mesazh nuk përcaktohej nëse zhdukja ishte rezultat i konflikteve endogjene apo rezultat i një kataklizmi kozmik.

Astrofizikani rus do të zbulojë se janë bërë shumë kërkime shkencore me temë kozmosin në programet e hapësirë nga një shumëllojshmëri shkencëtarësh, për të zbuluar shkaqet e shkatërrimit të këtij civilizimi.

“Ne për shumë vite me radhë kemi hetuar për të zbuluar shkaqet që shkaktuan zhdukjen e këtij qytetërimi, pasi mesazhi dramatik paralajmëronte shkatërrimin total të planetit të tyre. Me standardet e qytetërimit tonë mund të thuhet se qytetërimi i tyre, ishte në një kërcënim të perceptuar i luftës bërthamore!” – shpjegoi Viktor Koulakof.

Një tjetër element i mesazhit, nëse u deshifrua saktë, ishte pamundësia e banorëve të botës së panjohur për të lëvizur në një planet të afërt, pjesërisht për shkak se nuk zotëronin një teknologji të përparuar që mund t’i ndihmonte për një zhvendosje të mundshme në hapësirë, ose ndoshta në ‘lagjen’ e tyre nuk mund të ketë pasur mjedis të banueshëm.

Ky artikull është botuar në revistën javore “World News” dhe u hartua bazuar në dokumentet e rëndësisë së veçantë të Ministrisë Britanike të Mbrojtjes.

Lexo edhe:

Publikohen raporte per UFO

Si krijohen planetet

8 mendime mbi “NASA komunikon me jashtëtokësorët, mesazh i deshifruar

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s