Ligjet e dashurise

Me poshte do te jepen disa nga ligjet me te rendesishme qe e udheheqin dashurine:

  • Ndjesite e kendshme cojne ne terheqje: Kur dikush beson se nje person mund ta ndihmoje ate te plotesoje disa nga nevojat e tij emocionale te palotesuara ai do te filloje te perjetoje ndjesi te kendshme kur rri me ate person. Dhe nese ai person nuk do ta kontaktoje dhe takoje më me ate shpeshtesi qe pritet, ndjesite e kendshme shtohen akoma me shume, bile mund te kthehen ne pasion. Prandaj sapo te kesh terhequr vemendjen e dikujt, mos ji gjithmone i disponueshem.
  • Ndjesite e kendshme lindin kur kontakti nuk eshte i pamundur: Megjithese disa njerez bien ne dashuri me njerez te famshem qe i shohin thjesht ne TV, apo me te tjere qe flasin vec ne facebook, perseri shumica e njerzve nuk do te bien kurre ne dashuri me dike qe nuk komunikojne drejtperdrejte. Kjo do te thote qe te jesh i disponueshem per personin qe e pelqen, do te nxise ndjesite e kendshme tek ai/ajo (nese sillesh sic duhet kur je me te). Mos e ngaterro kete me piken me siper, ti duhet te jesh i disponueshem deri sa te lindin ndjesite e kendshme qe personi ndjen kur eshte me ty, dhe kur sheh shenjat qe kjo po ndodh duhet te jesh me pak i disponueshem. (Shih: Si te joshesh dike )
  • Fol per veten indirekt: Njerzit i urrejne ata qe flasin per veten ne menyre direkte, qe lavderojne veten dmth, por ata adhurojne ata qe dine ta ngrene veten ne menyre indirekte. Provoje thuaj dikujt qe sapo e ke takuar qe ke nje makine te shtrenjte qe e ke parku perjashte dhe shiko cfare reagimi do marresh. Dhe krahasoje kte reagim me ate qe do marresh nese thjesht i ve celsat e makines ne tavoline pa folur fare se sa te shtrenjte e ke makinen. Ne rastin e dyte sigurisht do te dukesh dhe me interesant edhe me i pasur pa u kategorizuar si njeri qe do te duket. Me pak fjale beji njerzit ti zbulojne anet e tua te mira pa folur me shume fjale direkte per to. (Shih: Dashuria dhe te behesh i admiruar)
  • Parashikueshmeria e vret pasionin: Njerzit merziten shpejt me gjerat qe u behen te zakonshme sepse e dine cdo te ndodhe qe para se te ndodhe. E njejta gje ndodh me njerzit e parashikueshem, nese cdo gje qe ti ben eshte e parashikueshme dhe e pritshme, atehere njerzit do merziten shpejt me ty. Ne vend te kesaj ti duhet ta besh konfuz personin qe te pelqen duke i dhene shenja te ndryshme dhe enigmatike pa ia bere te qarte nese e pelqen apo jo, kjo mjafton per ta bere ate te mendoje per ty. (Shih: Si fillojme te fiksohemi me dike)
  • Mendimet cojne ne ndjesi te kendshme: Nese ti arrin te pushtosh nje pjese te mendimeve te nje personi, atehere ky person do filloje te perjetoje ndjesi te mrekullueshme kur eshte me ty. Eshte thjesht nje loje vemendjeje, sa me shume vemendje dhe mendime arrin te shkaktosh tek personi, aq me kendshem do ndjehet personi kur te jete me ty.

4 mendime mbi “Ligjet e dashurise

  1. Dashuria esht thjesht nje mendim i ngulitur ne kok ,ku ti thua vetem ai person me ploteson pastaj ti menon per te dhe gjestet e tij /saj i interpreton si te bukura ateher edhe ashtu tu duket .dashurija esht imangjinata jote.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s