Të fitosh vetëbesimin

Vetëbesimi është dallimi ndërmjet të qenurit të pandalshëm dhe të qenurit të trembur, perkufizimi strikt eshte: besimet mbi aftesite dhe forcat e tua per te perballuar nje situate te caktuar. Prandaj ti mund te kesh vetebesim ne nje fushe si psh studimet, por je ne ankth dhe i pasigurte ne nje fushe tjeter, psh ne ate sociale.

Persepsioni yt për veten tënde ka impakt të madh në atë se si të tjerët të shohin ty. Percepsioni është realiteti, sa më tepër vetëbesim që ke, aq më tepër është e besueshme se do të kesh sukses.

Edhe pse shumë nga faktorët për vetëbesimin janë jashtë kontrollit tënd, prapeseprap ka disa gjëra që ti mund t’i bësh për të ndërtuar vetëbesimin. Duke i shfrytëzuar këto strategji mund të fitosh një forcë mentale që të duhet për ta arritur potencialin tënd.

1. Vishu bukur

Edhe pse veshja nuk e bën njeriun ajo nënkuptohet se ndikon në mënyrën se si ai ndjehet me veten. Askush nuk është më i vetëdijshem për paraqitjen fizike më tepër se sa është ai vetë per veten.  Kur nuk dukesh mirë ajo ndryshon mënyrën se si e “kultivon” veten dhe se si lidhesh me të tjerët.  Në të shumtën e rasteve përmirësime të mëdha japin heqja e mjekrrës e rregullt, larja e rregullt, veshja e teshave të pastërta dhe duke qenë i njohur me stilet e fundit.

2.Ec më shpejt

Një ndër mënyrat për ta kuptuar se si personi ndjehet është duke ekzaminuar ecjen e tij. A është e ngadalshme? E lodhur? E dhimbshme? Apo energjike? Njerëzit me vetëbesim të lart ecin shpejtë. Ata e dinë ku shkojnë, cilën duan ta takojnë dhe çfarë pune duhet të mbarojnë. Edhe nëse nuk nxitoni diku nuk është keq ta përshpejtoni të ecurin tuaj.

3.Qëndrimi i mirë

Gjithashtu edhe mënyra se si njeriu e mban veten është tregim në vete. Njerëzit me supe të lëshuara dhe lëvizje letargjike shprehin vetëbesim të zbehtë. Ata nuk janë entuziastë për atë që bëjnë dhe nuk e konsiderojnë veten të rëndësishëm. Qëndro drejt, mbaje kokën lart dhe bëj kontakte me sy. Do të lësh impresione pozitive tek të tjerët dhe do të ndjehesh më i fuqishëm.

4.Mirënjohje

Kur fokusohesh tepër në atë që dëshiron te arrish, atëherë mendja krijon shkaqe pse nuk mund ta arrish atë. Kjo të çon të mbështetesh në dobësitë e tuaja. Mënyra më e mirë për ta injoruar këtë është fokusimi në mirënjohje.  Ndaj nga pak kohë çdo ditë për të përkujtuar veten me listën e gjërave, për të cilat duhet të jesh mirënjohës ndaj vetes. Do të befasohesh nga ajo se sa ndikim ka kjo në suksesin tënd të ardhshëm.

5. Komplimentoji të tjerët

Kur mendojmë negativisht për veten tonë, atëherë atë e projektojmë te të tjerët në formë të ofendimit apo të thashethemeve. Për ta thyer këtë cikël të negativitetit fomo zakonin për t’i lavderuar dhe komplimentuar të tjerët. Me këtë  do të jesh më i pëlqyer dhe do të ndërtosh vetëbesim. Duke kërkuar më të mirën nga të tjerët indirekt ti nxjerr më të mirën nga vetja jote.

6. Ulu në rendin e parë

Në shkollë, zyra apo evente publike në përgjithësi njerëzit zakonisht tentojnë të ulen në fund të dhomës. Shumica preferojnë fundin sepse frikesohen nga te qenit të vërejtur nga të tjerët. Kjo reflekton vetëbesim të dobët. Duke u ulur në rend të parë e tejkalon fazën e parë të frikës dhe indirekt ndërton vetëbesim.

7. Fol

Gjatë diskusioneve në grup shumë njerëz nuk flasin nga frika se do gjykohen nga të tjerët , sepse kanë frikë se do të thonë ndonjë “budallallëk”. Kjo frikë nuk është e arsyeshme. Në përgjithësi njerëzit pranojnë shumë më tepër se sa ajo qe ne imagjinojmë. Në fakt gati të gjithë njerëzit vuajnë nga e njëjta frikë. Nëse në diskutime të tilla në grupe ti flet i pari, atëherë të pakten do të mbahesh mend si folës i mirë në publik, me besim ne mendimet e veta dhe  lider.

8. Ushtrohu

Linja fizike ka shumë lidhje me vetëbesimin. Nëse nuk je në formë, atëherë do të ndjehesh i pasigurtë, joatraktiv dhe më pak energjik. Duke u ushtruar fizikisht ti e përmirëson paraqitjen tënde fizike, e energjizon veten dhe plotëson diçka pozitive.

10. Fokusoju në kontributin

Shumë shpesh kapemi në dëshirat tona. Fokusohemi shumë në veten tonë dhe jo mjaftueshëm në nevojat e të tjerëve. Nëse fillon të mendosh pak për veten dhe më tepër kujdesesh për të tjerët atëherë nuk do të mërzitesh për dobësitë e tuaja. Kjo do ta ndërtoj vetëbesimin tënd dhe do të mundësoj të kontribuosh me efiçencën tënde personale. Sa më tepër, që kontribuon për botën, aq më tepër do të shpërblehesh me sukses personal dhe njohje personale.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s