Njerezit e famshem pa shkolle

Nëse keni pyetur ndonjëherë se çka kanë të përbashkët, Demi Moore dhe Paris Hilton, ato përveç që janë të bukura, dhe të pasura, përgjigja deri diku mund t’ju befasonte pasi që asnjëra prej tyre nuk e ka përfunduar shkollimin e mesëm.

Shkollën nuk e kanë përfunduar edhe një numër i madh i yjeve të Hollywood-it, muzikantë, dhe persona të tjerë të famshëm, por kjo nuk i ndaloi që të arrijnë famën, edhe pse ata me jo fort dëshirë tregojnë arsyet e mosmbarimit të shkollës.

Hilary Swank

Fituesja e çmimit “Oscar”, Hilary Swank është përjashtuar nga shkolla për shkak të konfliktit me autoritetet, bisedës gjatë orës dhe mosrespektimit të mësimit. “Nuk jam krenare që hoqa dorë nga shkolla e mesme, por kjo është kështu dhe tani nuk mund ta ndryshojë. Mendoj që shkolla është shumë shumë e rëndësishme”, deklaroi kjo aktore.

Mark Wahlberg

Zemërthyesi dhe njëri nga heronjtë më të njohur të filmave aksion, Mark Wahlber, vendoi që në moshën 39-vjeçare të kthehet në bankat e shkollës së mesme nga të cilat është larguar që moti dhe kështu fëmijëve t’ju jep shembull se shkolla është shumë e rëndësishme.

Jim Carrey

Jim Carrey e la shkollën për shkak se ishte i detyruar për këtë. Ai që në moshën 12-vjeçare për shkak të situatës së rëndë financiare në të cilën gjendej familja, ishte i detyruar që të punësohet dhe t’i ndihmojnë buxhetit familjar.

Avril Lavigne

Këngëtarja Avril Lavinge hoqi dorë nga shkolla sapo e nënshkroi kontratën për albumin e saj të parë, ndërsa njëjtë sikur ajo veproi edhe Christina Aguilera të cilën nëna e ndali nga shkolla, pasi që fëmijët tjerë ishin xheloz në suksesin e saj.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s