Shkencëtarët rus: Brenda vrimës së zezë (ekziston jetë) mund të jetohet!

Mundësin, se një ditë në të ardhmen (e afërt) njeriu mund të jetojë brenda një vrime të zezë, thekson një shkencëtar rus.

Ja se ku e mbështet ai teorinë e tij!

Njerëzimi një ditë, falë aftësive të tij, inteligjencës dhe teknologjisë gjithnjë e në zhvillim do t’ia arrijë të jetoj brenda një vrime të zezë, ashtu siç edhe ndoshta momentalisht jetojnë brenda vrimës së zezë brenda galaktikës sonë qytetërime jashtëtokësore të përparuara.

E gjithë kjo sipas shkencëtarit dhe Kozmologut Rusë, i cili pohon se të paktën teorikisht kjo është e mundur, edhe pse do na duhet shumë kohë për të vërtetuar se teoria jonë mbështetet në baza vërtetësie.

Viatseslav Ntokoutsaef, i Institutit të Kërkimeve Bërthamore të Akademisë së Shkencave në Moskë, botoi një studim të tijin në revistën shkencore elektronike arXiv, të Universitetit të Cornell në SHBA.

Në studimin e tij ai pohon: “Vrimat e zeza konsiderohen si mekanizmi me fuqinë më shkatërruese në univers, kështu, që jetesa brenda tyre është e pa mundur, pra e pa imagjinueshme, por, kjo nuk shuan çdo mundësi, vrimat e zeza mund të rezervojnë jetë në brendësi të tyre! Aty mund krijohen kushte të përshtatshme jetese”, madje ai shton:” Nëse vërtetohet se brenda një vrime të zezë ekziston jetë, atëherë ai qytetërim apo morfi jete është më inteligjenti në gjithë Universin”.

Orbitë konstante brenda vrimave të zeza!

 Vrimat e zeza kanë forcë gravitacionale dhe tërheqëse të jashtëzakonshme, “thithin” çdo gjë që ndodhet përreth tyre, akoma dhe dritën.

Çdo gjë që përshkon të ashtuquajturën “Aktivitet Horizontal”, pra kufirin e rrezes së veprimit të tyre, nuk shfaqet më kurrë, pasi ka kaluar pikën zero pa rikthim.

Por, sipas Ntokoutsaef-it, në zemër të rrotullimit të brendshëm të vrimës së zezë, mund të ketë zona ku fotonet mund të mbijetojnë në orbita periodike të qëndrueshme. Nëse kjo ndodh vërtet, atëherë, s’ka pse të mos qëndrojnë në brendësi të vrimës së zezë objekte me orbitë të qëndrueshme, deri dhe qytetërime të tëra, pse jo dhe planetë të tëra.

Zona të tilla me orbitë konstante do të mund të kishte vetëm nëse një objekt do të mund të kalonte “pragun” veprimeve horizontalisht (me pak fjalë, më parë të thithë vrima e zezë, e pastaj mëson nëse ekziston akoma!).

Veç horizontit të aktivitetit të jashtëm, ekziston edhe një tjetër; për momentin matematikisht, por dhe teorikisht “territori” i brendshëm “horizonti Cauchy”, ku koha dhe hapësira kthehen në kushte normale dhe pikërisht aty, sipas shkencëtarit rus, mund të (rezervohet) ekzistoj jetë.

Por siç shton më tej Ntokoutsaef: “Në këto zona imagjinare brenda vrimës së zezë, cilado formë jete, do të pësonte një trysni të pa imagjinueshme natyrale, do të duhej që kjo formë jete, apo ky lloj civilizimi, të ishte zhvilluar shumë herë më tepër se ky i yni, që të mund të mbijetonte në kushte natyrale kaq të vështira. Gjithsesi, një qytetërim i tillë jashtëtokësor do të ishte i padukshëm për cilido “qytetërim” tjetër inteligjent në univers”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s