Pse jane te demshme thashethemet

Pse bejne dem thashethemet

Nuk e kam kuptuar kurre sesa te demshme jane thashethemet derisa studiova ca gjera ne lidhje me te, ku une edhe zbulova qe nje apo dy fjale qe thuhen sot, mund te rezultojne ne shkaterrimin e shume marredhenieve disa muaj me vone.

Mendja jote nuk sheh, lexon apo degjon, por thjesht perpiqet te perputhe ato qe merr nga bota e jashtme me ato qe aktualisht i ke ne boten tende te brendshme. Parndaj ka mnudesi qe mos ti vesh re shuem kto gabmie qe po sheh tani.

Pavarsisht se i vure re kto gabime mendja jote u perpoq te gjente nje perputhje per to nga te dhenat e brendshme qe disponon, ne menyre qe te te lejoje te marresh kuptimin e sakte prej tyre.

E njejta gje ndodh me te degjuarit e fjaleve. Ke degjuar ndonjehere ndonje fraze qe per momentin nuk e ke kapur, ama pasi kalojne disa sekonda e ke kuptuar se cka dashur te thote tjetri? Ne fakt edhe ketu eshte e njejta gje, mendja jote eshte perpjekur menjehere te gjeje perputhjen me te afert me frazen e degjuar, prandaj e ke kuptuar pas disa sekondash.

C’lidhje ka kjo me thashethemet? Lexo me poshte dhe do ta kuptosh shume mire.

Si ndikojne thashethemet ne mendjen e degjuesit

Nese nje person nuk e ka takuar kurre Besmirin dhe ti i thua ketij qe Besmiri eshte nje njeri i keq, atehere mendja e tij do ti depozitoje keto fjale qe ti i the ne te dhenat e saj, pavarsisht se nuk jane te vertetuara.

Kur shoku yt do ta takoje Besmirin, mendja e tij do te perpiqet te perputhe sjelljen e Besmirit me te dhenat e brendshme qe disponon per te. (qe aktualisht disponon vetem: Besmiri eshte njeri i keq). Qe do te rezultoje ne interpretimin e cdo gabimi te vogel qe do te beje Besmiri, si nje shenje qe ai eshte vertete njeri i keq.

Vetem nese Besmiri nuk do te beje asnje gabim te vogel, dhe vetem nese ai do te beje qindra perpjekje per ta treguar veten njeri te mire, vetem keshtu mendja e shokut tend do te heq dore nga mendimi qe ai eshte i keq, sepse nuk perputhet fare me te dhenat e brendshme te disponueshme (fjalet qe i the ti). Megjithate kjo veshtire te ndodhe, sepse mendja e shokut tend do te gjeje mijra arsye dhe shenja vetem e vetem per te mbeshtetur idene se ai eshte i keq.

Shoku yt pasi te bindet se ai eshte njeri i lig do te filloje te sillet keq me te, gje qe do ta detyroje Besmirin tja ktheje me te njejten monedhe.

Shume shpejt ata te dy do te behen armiq dhe do ta urrejne njeri tjetrin. Dhe gjeje cfare, e gjitha kjo ndodhi prej fares se vogel qe ti mbolle ne mendjen e shokut tend kur i the se Besmiri eshte njeri i keq.

Imagjino se cndodh po te thuash filani eshte njeri i keq, pa vlere, egoist, i bezdisshem e i merzitshem.

Thashethemet dhe programimi i mendjes

Mendja jone programohet te besoje dicka nepermjet perseritjes. Megjithese shoku yt mund te kete relata te mira me Besmirin, nese ti i thua vazhdimisht atij qe ai eshte i keq, kjo do te shkaktoje programimin e mendjes se atij qe te besoje se Besmiri eshte vertete njeri i keq.

Efekti i ketij programimi do te jete 10 here me i fuqishem nese 2 vete do ti thone atij te njejten gje. Prandaj thashethemet ne bashkepunim jane shume here akoma me te rrezikshme, sepse besimi do te jete shume here me i lehte per mendjen e tij.

Ky koncept i programimit sigurisht mund te perdoret ne menyre pozitive edhe per veten. Nepermjet ketyre metodave te programimit te mendjes mund te besh te tjeret te besojne se ti je njeri shume interesant apo terheqes deri sa mund edhe ti detyrosh te bien brenda me ty.

Shkurt mendja jone perpiqet te perputhe cdo info qe vjen nga bota e jashtme me boten tone te brendshme. Nepermjet thashethemeve ti modifikon te dhenat e brendshme te atij qe i degjon per dike, dhe ky do te filloje vertete te shohe ato gjera te keqija per te pavarsisht se nuk jane fare egzistente ne te vertete.

Gjeja e vetme qe ky postim perpiqet te thote eshte: Kurre mos beni thashetheme, ju lutem provojeni.

3 mendime mbi “Pse jane te demshme thashethemet

  1. Il gosip o “il parlar dei altri” o petegolo ah la sua valore sociale nel conversazione con il quale si stabilisce un relazione(studio di una universita U.S.A)…Aiuta conoscere le persone con qui dialoghiamo.Diverso il disccorso del intrigo o di svalutazione con la tendenza di procurare dano ed altre persone.Vita sociale nel modo maturo e stabilito dai emozioni e dai sentimenti e dal maturita psicoafetive.La mente non stabilisce relazioni semai risolve problemi narcisisti.Persone narcisiste fano uso della mente in modo positive o negative.Come tutte le cose cio che abiamo si puo usare per il bene o per il male.Discorso e estremamente lungo e ampio che per poi dificile esaurire con poche rige.Quelo che la nostra psiche usa e pericoloso sparare a zoro.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s