Pse nuk fle dot ne darke (Pagjumesia, shkaqet dhe kura per te)

Pse nuk mund te fle dot ne darke?

Pagjumesia eshte nje problem qe shqeteson nje numer te madh njerzish ne disa periudha te jetes se tyre. Mua me vijne shume pyetje per kete problem tek blogu.

Problemi I pagjumesise eshte njelloj si crregullimet e tjera psikologjike te cilat ndodhin per nje arsye te caktuar, dhe pa zbuluar keto arsye ti nuk do te jesh ne gjendje te luftosh pagjumesine.

Nje pyetje e rendesishme qe ti mund tja besh vetes eshte: Pse e ke te veshtire te flesh ne darke kur mund te flesh ne cdo kohe tjeter??? Nese problemi I pagjumesise ndodh gjate nje periudhe te caktuar te dites dhe jo ne periudha te tjera, atehere me siguri mendja jote po mundohet te arrije nje qellim I cili te pengon ty te flesh gjume.

Ne kete postim po permend shkaqet e mundshme te pagjumesise dhe kurat qe mund te te ndihmojne ta tejkalosh kete problem.

Ja pse e ke te veshtire te flesh ne darke (Shkaqet psikologjike te pagjumesise)

Pervec arsyeve siperfaqesore si pirja e kafes para fjetjes, apo ngrenia e tepruar, per pagjumesine ka disa shkaqe akoma me te thella se keto qe mund te jene arsyet kryesore pse ti nuk flet dot ne darke.

Menyra me e mire per ti shpetuar kesaj pagjumesie eshte te kuptosh keto arsye. Ja disa nga keto arsye:

Pagjumesia dhe arratisja: Nese mendja jote kupton se vlera jote kercenohet nga nje detyre qe duhet te behet ne mengjes, atehere mendja mund te te shkaktoje probleme me gjumin per te te ndihmuar te shmangesh kete detyre.

Pershembull nese nje person ka frike te testoje aftesite e tij ne nje pune te re qe ka filluar, ai mund te kete probleme cdo nate me fjetjen thjesht sepse mendja e tij tenton te arratiset nga ky testim I aftesive. Kjo u ndodh zakonisht njerzve qe e kane zakon te arratisen nga problemet e tyre dhe jo ti zgjidhin ato.

Pagjumesia dhe shfajsimi

Ndonjehere mendja perdor disa hile per te te bere ty te ndihesh mire me veten. Nese ti nuk ke mundur te arrish me sukses disa qellime te jetes tende, ose ke qene I bindur se nuk mund ti arrije dot ato, atehere keto mund te te shkaktojne crregullime me gjumin, per te te dhene ty justifikime te mira qe ti perdoresh ndaj vetes tende kur deshton. “Nese do te flija me orar me siguri do te kisha dale I pari” eshte nje justifikim perfekt qe medja jote do te perdore per te mbrojtur egon tende.

Pagjumesia dhe njerzit e tjere

Nje nga shkaqet e pagjumesise eshte deshira e forte e subkoshiences per te ndikuar tek njerzit e tjere. Pershembull nje person qe ka nje baba qe gjithmon e kritikon te punoje me shume, mendja e tij vetem per te merzitur babane e tij per inat nuk e le te fleje gjume.

Pagjumesia dhe pranimi I realitetit

Ndonjehere ne nuk fleme dot gjume ne darke sepse ne nuk pranojme dot nje realitet te caktuar, prandaj ne fillojme e mendojme per te gjate gjithe nates. Ky shkak u permend I fundit sepse eshte shume e lehte te vesh re nese pagjumesia shkaktohet prej te menduarit per nje problem te caktuar apo jo.

Sigurisht keto nuk jane shakqet e vetme te pagjumesise, por duke kuptuar keto shembuj ti do te kuptosh edhe sesa I thelle mund te jete nje problem I caktuar I pagjumesise.

C’mund te besh per te fjetur ne darke?

Ti nuk mund te flesh gjume ne darke duke gjetur zgjidhje siperfaqsore, apo duke marre ilace, por vetem duke kuptuar problemin tend personal qe ta shkakton kete pagjumesi, dhepastaj te reagosh dh eta kurosh kete shkak.

Le te supozojme se ti zbulon qe nuk fle dot ne darke sepse je I frikesuar te testosh aftesite e tua ne nje pune te re, ne kte rast kura me e mire per pagjumesine tende do te ishte zhvillimi I kurajos dhe te mesosh ti perballosh problemet e jetes ne vend qe te numerosh nga njeshi tek 1000.

E vetmja rruge per te luftuar pagjumesine tende eshte te zbulosh rrenjet qe e shkaktojne ate, dhe te merresh me to. Problemet psikologjike nuk do te thone dick ate keqe per ty, por ato jane nje mundesi shume e mire per ty qe te ndihmojne ta kuptosh veten tende me mire.

Merru me rrenjet dhe shkaqet, dhe pagjumesia do te zhduket.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s