Rolet gjinore formesimi i tyre qysh ne femijeri

C’jane rolet gjinore dhe perkatesia gjinore

U pa se dallimet gjinore krijohen nga shoqeria si norma socio-kulturore per femrat dhe meshkujt. Dhe keto jane ne ndryshim me kalimin e kohes, ne vende te ndryshme dhe grupe te ndryshme kulturore.

Pra te gjitha keto jane fakte qe tregojne se perkatesia gjinore mbeshtetet tek kultura dhe shoqeria dhe nuk eshte e natyrshme. Fakt tjeter per kete eshte dhe formimi i roleve gjnore qe ne femijeri.

Formimi i roleve gjinore qe ne femijeri

Femijet lindin meshkuj apo femra, por per tu bere burra e gra ndikon shoqeria, familja, kultura. Qe ne femijeri ata marrin tipare te dallueshme nga njeri tjetri, sjellje te ndryshme dhe aktivitete te pershtatshme per gjinine e tyre.

Femijet i brendesojne keto role qe ne moshe te hershme. Familja me edukimin e saj eshte nje nder faktoret kryesore per transmetimin e ketyre roleve nga njeri brez ne tjetrin. Femijet socializohen me keto role derisa i brendesojne.

Qysh kur lind nje femije prinderit e presin ne kete bote me bindje stereotipike. Prinderit ndikojne me sjelljen e tyre, me trajtimin qe i bejne femijeve dhe me komunikimin e tyre qe ti transmetoje femijeve perkatesine e tyre gjinore.

Prinderit luajne me vajzat lojra qe nuk kerkojne force fizike , kurse djemte luajne lojra qe duan koordinim veprimesh, sforcim fizik. Ata duhet te luftojne dhe te dalin gjithmone fitimtare.

Prinderit i trajtojne ndryshe vajzat duke u thene se jane te bukura dhe te embla. Ndersa djemte trajtohen si krijesa aktive, te forta dhe me te gjalla. Ata u thone djemve se jane shume te forte dhe te medhenj. Nga keto trajtime qe merr femija, ai krijon nje perceptim te vete si mashkull ne rastin e djemve dhe si femer ne rastin e vajzave.

Qe ne moshe te vogel ata marrin lodra te llojeve te ndryshme nga prinderit. Djemve u blihen pistoleta, makina, top, bicikleta, kurse vajzave kukulla qe te kujdesen per to. Keshtu djemte nxiten qe ne ate moshe te merren me profesione, nderkohe qe vajzat nxiten te behen shtepiake dhe te merren me gatim, pastrim, pazar, etj.

Pra te gjitha keto forma sjelljesh te pervetesuara nga femijet erdhen si pasoje e edukimit dhe jo te bilogjise se tyre.

Pasi “ne trupin e nje vajze nuk ka asgje qe ta ndaloje te veshe pantallona te shkurtra apo tu ngjitet pemeve dhe ti hype bicikletes, nderkohe qe nuk ka asgje ne trupin e nje djali qe ta ndaloje te luaje me kukulla, te kujdeset per motrat e vellezerit me te vegjel apo qe te ndihmoje ne gatim dhe pastrimin e shtepise.” -citon Kamla Bahsin.

Formimi i roleve gjinore ne moshe me te rritur

Pas nje fare kohe femijet u ekspozohen ndarjeve gjinore te aktiviteteve. Djemte marrin pune si nderrimi i gomes se makines, pune te vogla mirembajtese, ndersa vajzave u jepen punet shtepiake, qe ajo te pergatitet per memesine. Me keto ndarje punesh prinderit brumosin interesa dhe prirje te ndryshme tek vajzat dhe djemte.

Ashtu sic ndikojne lodrat per zhvillimin e dimensiomeve te femijeve dhe interesave te tyre ndikojne edhe te tjera gjera. Ne rolet gjinore ndikon edhe gjuha e folur. Femijet duke mesuar te flasin u ekspozohen edhe disa mesazheve te dallueshme gjinore.

Si psh per tiu referuar qenieve njerezore perdoren terma mashkullore duke e bere gjinine femerore nje perjashtim. Edhe neper shkolla vihen ne dukje personazhe mashkullore. Neper libra, si autoret e veprave letrare, apo heronjte e leximeve, njerez te rendesishem te historise jane ne shumicen e rasteve meshkuj.

Vajzat perfshihen ne lojra jo konkurruese ndersa djemte ne lojra si futbolli, basketbolli, volejbolli, etj, qe jane shume konkurruese.
Te gjitha keto jane dallime gjinore qe krijohen nga shoqeria.

Ajo synon te krijoje femra dhe meshkuj me karakteristika te vecanta. Vajzat psh synon ti beje krijesa emocionale, trupore, subjektive, private. Kurse nje mashkull eshte trunor, me kulture, me arsye te forte, objektiv dhe racional, persona publik.

Duke qene se mendja eshte superiore mbi trupin, arsyeja dominon emocionet, kultura rregullon natyren, atehere meshkujt konsiderohen me superiore se femrat. Ata jane njerez te veprimit, me kulture dhe racional, pra shume me superiore.

2 mendime mbi “Rolet gjinore formesimi i tyre qysh ne femijeri

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s