Perkatesia gjinore

C kuptojme me perkatesi gjinore

Ne jeten e perditshme fjala gjini i referohet ndryshimeve te organe vegjenitale dhe ndryshime te tjera te lidhura me to.

Por ndryshe nga ky kuptim perkatesi gjinore do te thote pritshmeri e shoqerise per rolet qe duhet te marre burri dhe gruaja.

Perkatesia gjinore ndryshon nga koha ne kohe dhe ne vende te ndryshme. Ajo percakton cilesite mashkullore dhe femerore qe duhet te kete burri dhe gruaja, percakton modelet e sjelljes, rolet dhe pergjegjesite e tyre.

Shoqeria gjykon nese burrat dhe grate jane mashkullore dhe femerore apo jo. Formimi i ketyre cilesive imponohet qe ne vitet e para te lindjes se njeriut. Nga kjo dallohen dy lloje kuptimesh per seksin ne qeniet njerezore. Seks natyror dhe seks shoqeror. Dhe sipas feministeve keto lidhen shume pak me njeri tjetrin.

Femrat mund te lindin femije dhe kjo detyre eshte vetem e femrave, por detyrat e tjera riprodhuese si kujdesja per femijen nuk eshte detyre qe smund te kryhet dhe nga burrat.

Caktimi i ketyre detyrave vetem per femrat shikohet si padrejtesi nga feministet dhe si e imponuar nga shoqeria. Fakt i cili nuk ka shume lidhje me trupin e femrave pasi nuk ka dicka ne te qe tregon se kjo pune kryhet vetem prej tyre dhe jo nga burrat.

Por ato nuk vene re nese ka tek mashkulli ndonje pjese qe tregon se duhet te beje ato detyra. Feministet shprehen: Nese nje grua mund te gatuaje, po keshtu mundet edhe nje burre, sepse nje grua nuk gatuan me mitren e saj.

Ato shprehen se natyra e grave dhe burrave vjen si pasoje e procesit te gjinizimit qe ushtrohet qe ne vitet e para te femijerise. Djemte inkurajohen te jene te ashper e te hedhur, kurse femrave u thuhet te jene te matura e me mendjen tek shtepia.

Fakti se rolet dhe pergjegjesite e meshkujve dhe femrave kane ndryshuar kohe pas kohe do te thote se keto nuk jane informacione gjenetike pra te varura nga biologjia e trupit te femres a mashkullit.

Po keshtu edhe statusi me inferior i grave eshte pasoje e shoqerise e kultures qe ve norma te padrejta per femrat. Sipas ketyre normave vajzat duhet te vishen ndryshe nga djemte. Ato duhet te jene te buta dhe te bindura, ndera djemte te forte dhe me vetebesim.

Edhe rolet duhet te jene te ndryshme. Burrat duhet te jene kreu i shtepise, pronare dhe menaxhues te pasurise, aktive ne politike, fe, biznes dhe profesione me te specializuara. Kurse grate duhet te kujdesen per femijet, per gatimin dhe punet e shtepise.

Detyra keto qe nuk i lene grate te merren me gjera te rendesishme e me vlere.
Keto norma jane krijuar dhe pranuar nga shoqeria dhe ajo denon kedo qe del jashte ketyre normave.

Nje rast i tille ishte ai i tre grave te cilat punonin ne nje fabrike dhe duke pare shoket e tyre qe shkonin per kafe ne nje lokal, ato vendosen te hyjne atje per te pire dicka. Mirepo ky veprim konsiderohej si pune vetem e burrave. Ata filluan vardisjen nen mendimin se perderisa ato jane te gatshme te futen ne lokal atehere duhet te jene te gatshme edhe per kenaqesi seksuale. Pra ato nuk zbatuan normat dhe u konsideruan te perdala. Grate te ofenduara tejmase moren vendimin te kryenin vetevrasje. Dy gra e cuan ne fund vendimin qe moren.

Por shoqeria u ka caktuar edhe burrave norma te cileve nuk u lejohet te dalin prej tyre. U eshte caktuar te merren me profesion me vlere, te kene me shume pushtet vendimmarres, te zoterojne prona, etj.

Dhe shoqeria nese i kap jashte ketyre normave i konsideron te pavlere dhe te paafte. Si rasti i nje burri qe mbetet i papune. Dhune kjo tipike vetem ndaj burrave qe mund te ushtrohet dhe nga anetaret e familjes si gruaja apo femijet.

Një mendim mbi “Perkatesia gjinore

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s