Ndikimi negativ i diskriminimit gjinor tek femijet

Diskriminimi gjinor nuk sulmon vetem grate te cilat jane viktima te drejteperdrejta, por edhe femijet. Ne vendin tone ka egzistuar zakoni qe kur lindte nje vajze prinderit hidheroheshin, sepse djali per ta perfaqesonte trashegimine e tyre.

Djalin ata e prisnin me gezim dhe festime. Vajzen me hidherim. Te tjeret e ngushellojne me shprehjen: ” Me nje djale heres tjeter”.

Nena e cila eshte diskriminuar vazhdimisht nga burri i saj kurre nuk ka protestuar ndaj kesaj gjeje. Me kete ajo i jep mesazhin vajzes se saj se burrat duhen duruar.

Kurse djemte marrin mesazhin se kane te drejte te ushtrojne superioritet dhe pushtet vetem sepse jane meshkuj. Pra femijet do te rriten me keto ide ne koke dhe vajzat me shume mundesi do te behen viktima te diskriminimit si nena e tyre. Kurse djemte dhunues dhe pa respekt per dinjitetin e femrave.

Ata si baballaret e tyre do te diskriminojne femrat dhe gruan e tyre. Do te duan qe gruaja e tyre te jete e virgjer kur te martohen, perndryshe nuk e pranojne. Te jete e bindur, e nenshtruar, te linde vetem djeme, te beje vetem punet e shtepise dhe jo pune publike.

Jane po keta burra qe jashte mureve te shtepise do te duan te kene sa me shume te dashura pervec gruas. Keshtu per femrat krijohet nje paradoks. Edhe duhet te rrine me nje burre vetem per qejf, edhe duhet te diskriminohet nga keta, te cilet shfryjne gjate gjithe kohes per pabesine dhe imoralitetin e femrave te sotshme.

Femijet do te jene gjithmone viktima ne familjet ku gruaja diskriminohet, sepse kjo familje me shume mundesi do te jete me e varfer per shkak se mamase nuk i lejohet te beje pune te tjera pervec atyre te kuzhines. Keshtu varferia do te beje qe femijet te rriten pa mbeshtetjen e duhur, pa arsimin e duhur dhe do te jene te ushqyer keq.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s