Pasojat e dhunes brenda familjes ne edukimin e femijeve

Dhuna ne familje

Ai abuzonte edhe me femijet. Mua nuk me behej vone ne me donte apo jo. E vetmja gje qe doja prej tij ishte qe te pakten te donte femijet e vete. Ai nuk e donte djalin tone te madh sepse njerezit thonin se ai me ngjante mua.

Femijet duhet te gezohen dhe jo te kene frike kur vjen babai ne shtepi. Femijet e mi e kishin frike te jatin. Kur vinte ai ne shtepi ata rrinin urte. Nje dite, kur im shoq po me rrihte, djali im i madh rrembeu thiken dhe donte ta vriste, por une munda qe ta ndaloj ate ne kohe.

Im bir me thoshte shpesh, me mire te vdes.
( Rudina 36 vec nga Berati, e divorcuar, nene e tre femijeve, e papune).

Pasojat e dhunes ne familje

Nese nje femije do ta urreje te jatin vetem sepse rri gjithmone turi varur, imagjino se c neveri do te ndjeje ai per nje baba qe gjithe kohes i bertet mamase se tyre dhe vete atyre.

Por ndikimi i dhunes nuk eshte vetem urrejtje apo neveri. Nje femije qe behet deshmitare i i goditjeve te nenes , te sjelljeve komplet te papergjegjshme te babait te tyre, perjetojne ngjarjr qe nuk mund te perballohen nga mosha e tyre.

Prandaj shkaktojne trauma jo vetem tek gruaja qe rrahin apo i bertasin, por edhe tek femijet te cilet jane te pafuqishem per te gjykuar apo ndaluar veprimet e te jatit.

Dhuna mizore shpesh drejtohet edhe drejt femijes i cili tromakset nga rripi i babait dhe i jep nje efekt te tille tmerri, sa edhe kur eshte ne gjume shqetesohet, dridhet nga ankthi dhe urinon.

Po keto babai itij as nuk di ti vleresoje se cpasoja mund ti japin personalitetit te femijes e as nuk can koke fare.

E si mund te besoje tek bota femija i gjore kur as tek babai qe eshte femije i afert nuk ka besim. Nese babai nuk i shfaq as shenjen me te vogel te miredashjes te mirekuptimit si mund ta si mund te kete miredashje tek te tjeret qe nuk i ka asgje.

Keshtu femija rritet i terhequr nga shoqeria ne dem te tij. duke shfaqur agresivitet ne shoqeri dhe nje mungese kompetence sociale. Te vetmet qe e vene re me shqetesim kete jane nenat e tyre. Ato mundohen ti konpensojne keto efekte negative duke u munduar ti konpensojne sjelljet e femijeve te tyre.

Mundohen te mos shfaqin dhimbjen e tyre per te mos shkaktuar pasoja tek femijet. Ato perpiqen te kene me shume vetekontroll ne marredhenie me femijet. Pavarsisht se goditjet dhe ofendimet ja bejne shume te veshtire kete.

Ato e dine se pa kete vetkontroll qe i shoqi ia sulmon dhe ia dobeson pak nga pak, nuk do te bejne sic duhet rolin e tyre prinderor. Mundohen te mos qajne kur i shoqi irreh, vetem qe femijet mos ti degjoje dhe te merziten.

Ne nje shtepi ku ka dhune ndaj gruas ka edhe abuzim ndaj femijes. Femijet jane gjithmone te frikesuar apo ne gjendje bezdie te padurueshme kur babai eshte ne shtepi. Ditet kur babai eshteme i qete dhe nuk e hap gojen, i duken si te bekuara nga zoti.

Megjithate shume femije priren te imitojne babane e tyre me vone. Ata mund te behen viktima te dhunes ose dhunues. Nese te tjeret nuk i japin ate qe duan, atehere ata kembengulin me force dhe bertasin sic ka bere babai i tyre. Behen shume kokeforte ne familje dhe me shoket. Priren te jene ngacmues te bashkemoshatareve. Jane shume te pabindur si ne shtepi edhe ne shkolle.

Rezultatet ne shkolle jane shume te dobta, sepse dhuna qe shohin ne shtepi i dobeson shpirterisht dhe i trishton, i con ne plogeshti shirterore, apati. Keta femije nuk pelqejne te luajne, nuk duan levizjen, nuk duan te rrine me shoket, te shoqerohen me ta. Pelqejne te rrijne ne shtepi dhe te mos dalin vec ne raste te rralla. Duken gjithnje te ndryshem nga femijet e tjere dhe kete femija e kupton edhe vete duke bere keshtu qe ai te kete nje paradigme te demshme per veteveten.

Ata kane gjithmone ndjesine se dicka e keqe do tu ndodhe dhe ky ankth i torturon vazhdimisht sidomos kur jane ne prani te bbait te tyre.

Shpesh ata jane te merzitur dhe kalojne caste depresioni per cdo gje te vogel qe u ndodh. Gjate gjithe kohes nuk kane deshire te flasin, i sheh gjithmone te heshtur.

Ata ndjehen fajtore dhe te turperuar nga dhuna qe ushtrohet mbi ta. Kjo i shton problemet e tyre emocionale dhe te sjelljes. Fillojne te shfaqin sjellje te tilla si genjeshtra, zenka, ngacmime etj.

Vetevleresimi dhe humori bien vazhdimisht.

Pervec ketyre femijet qe behen deshmitare te dhunes ne familje shfaqin edhe probleme psikosomatike si dhimbja e kokes, e barkut, probleme me gjumin etj. shume nga keta behen persona pa respekt per dinjitetin e te tjereve.

Ata rebelohen vazhdimisht, edhe kunder babait per te mbrojtur nenen e tyre.

Nje nene 43 vjecare me tre femije thote: “Femijet e mi jane zene shpesh me te jatin. Me thene te verteten ata e kane ndaluar ate ne shumicen e rasteve duke u perpjekur te me ndihmojne”.

Egziston rreziku qe femijet qe jane deshmitare te dhunes ne familje si nje mjet per zgjidhjen e konflikteve, te behen edhe vete te dhunshem si ne shembullin e meposhtem: ”

Per femijet eshte shume e veshtire qe ti shohin prinderit e tyre duke u zene. Per femijet e mi ishte shume veshtire te me shikonin ne te tilla kushte per shkak te babait te tyre.

Ata e urreni ate kur shikonin fytyren time me gjak. Djali im donte ta rrihte te atin per te me mbrojtur. Une futesha ne mes te tyre. Une ndjehesha keq qe im bir donte te godiste te atin, edhe pse ai me kishte abuzuar ne menyre te tmerrshme”.

Nje ndikim tjeter shume negativ i dhunes ne familje eshte shthurja e femijeve kur rriten.

Shume femije behen pre e alkolit dhe droges duke shfaqur varesi te forta ndaj tyre. Me kete rritet ndjenja e tyre e padobishmerise dhe e pamjaftueshmerise duke e bere nje qenie rebele, te depresionuar dhe me vetevleresim zero.

Njerezit pyesin me cudi: Pse k kaq femije te dhunshem rugeve te Shqiperise?

Pse ka kaq femije qe nuk duan as te shohin me sy deren e shkolles, por rrine gjithe diten verdalle duke pire cigare dhe droge?

Sepse familja eshte e dhunshme, sepse me te medhenjte dhunojne. Ja pse rrite numri i ketyre. Femijet nuk lindin te dhunshem, por ata behen te tille. Ky fakt eshte plotesisht i vertete. Nese cdo sjellje tjeter qe verehet tek femijet eshte marre nga me te rriturit atehere edhe dhuna nga ata eshte mesuar.

Si shpjegohen simpatite apo antipatite qe nje individ ka per nje sjellje te caktuar? Mos e ka gje te lindur personi antipatine per vjedhjen? Jo, por e meson nga shoqeria se eshte dicka e keqe. Keshtu femija kopjon tamam si majmuni simpatine apo antipatine ndaj dhunes.

Pra eshte vete dhuna shkak i nje personaliteti agresiv. Konfliktet jane te pranishme ne cdo vend apo familje. Eshte naivitet te thuash se duhet ti shmangesh konflikteve apo te besh qe ato te mos lindin. Ato do te ndodhin ne cdo kohe apo vend dhe nuk mund ti shmangesh.

E vetmja gje qe mund te beje njeriu eshte ti zgjidhe ato. Dhe ti zgjidhe me menyra pozitive pa u perqendruar jashte rrethit te tij te ndikimit ku nuk mund te ndryshoje apo te beje asgje.

Mirepo njerezit cfare bejne? Mundohen ti zgjdhin konfliktet familjare me dhune, agresivitet ne sy te femijeve. Jane po keta femije, pak me fytyre me te zhvilluar tashme se ca kohe ka kaluar, qe po planifikojne te vjedhin nje shtepi, po sulmojne kot nje person, po perdhunojne nje vajze, po vrasin nje njeri kot. E cfare po i kushtojne ti bejne te gjitha keto? Nuk eshte problem as burgu as vdekja per keta, se jeten kot e kot po e kalojne, jane asgje, i eshte merzitur jeta.

Prandaj pervec denimeve me burg e te tjera, shoqeria jone duhet te perqendrohet me shume ne eliminimin e dhunes ne familje per te miren e tyre dhe te gjithe shoqerise.

Studimet psikologjike tregojne se femijet e keqtrajtuar nga prinderit e tyre behen me vone prinder keqtrajtues per femijet e tyre. Femijet qe braktisin shtepine, qe futen ne banda kriminale, kane mosmarreveshje me familjen e tyre.

Keto mosmarreveshje rrisin gjithmone friken e tyre. Ata nuk dine me se c eshte e drejte dhe c eshte e gabuar. Kjo pasiguri i torturon gjithmone e me shume. Keto krijojne turbullime tek femija, sepse ai beson se prinerit nuk mund ta mbrojne ate. Prandaj ata kerkojne mbrojtje tek grupet e bashkemoshatareve dhe jo me tek prinderit e tyre.

Disa cilesi qe femija i merr dhe qe i mban prezente gjate gjithe jetes, ose te pakten per nje kohe te gjate jane: Frika pasiguria, ngadalesimi i mendjes se lire etj. Keto i merr cdo femije qe jeton ne nje familje te dhunshme.

Eshte e vertete se prinderit kane shume preokupime dhe nuk kane menduar apo nuk dine te vleresojne menyren e komunikimit te tyre te cilen e transmetojne edhe tek femijet.

Por ka shume menyra per ti ndergjegjesuar ata. Nje pjese nga shoqeria jone mund te ndikoje mbi pjesen tjeter duke e transformuar ate ne nje shoqeri qe di et sillet ne menyre korrekte.

Kjo pjese mund tia dale edhe pse eshte shue e paket ne numer. Bile keta jane te vetmit qe mund te ndryshojne gjithcka.

Shume filma ose emisione televizive sot jane thjesht nje histori e bukur dhe emocionuese. Por shume mire keto mund te kthehen ne edukative pa e humbur pjesen e tyre terheqese. Keshtu do te mund te informojne mendjen dhe te argetojne. Duhet te mesojne se truri i femijeve thith cdo gje qe u serviret. Femijet sic mesojne cdo dite dicka te re, ashtu edhe bejne shume gabime.

Por nese pas cdo gabimi qe femija ben prindi perdor dhunen fizike apo psiqike, atehere truri i femijes do te rregjistroje se pas cdo gabimi duhet perdorur dhune.

Keshtu edhe kur te rritet nese ndonje shok, i aferm apo koleg do te krijoje kunershti apo mospajtime me te, ai do te perdore dhunen.

Por nese prindi femijes se tij pas cdo gabimi i shpjegon si ndodhi dhe perse nuk duhet te perseritet me, atehere dhe femija do te mesoje komunikimin e lire dhe te pergjegjshem dhe kur te rritet nuk do ti ndreqe me mospajtimet e tij me xheste te dhunshme si qente.

Prinderit si krijues te brezit te ardhshem kane edhe pergjegjesine kryesore ti japin femijeve formim te rregullt dhe te mos krijojne personalitete agresive dhe boshe, te padobishem dhe te demshem per veten e tyre dhe per shoqerine.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s