Si ta kuptosh nje genjeshter nga nje e vertete

Supozojme se ti shkon dhe takon nje shok, dhe mundohesh te buzeqeshesh, pastaj i thua se je i/e merzitur, a do te te besoje ai?

Jo, ai nuk do te te besoj sepse ne fakt ai sheh buzeqeshjen ne fytyren tende: Pra me fjale te tjera ai sheh mosperputhjen midis asaj qe ti thua dhe asaj qe shpreh fytyra jote.

Ti thjesht mendon se askush nuk qesh apo buzeqesh kur eshte i merzitur. Por per te genjyer mund edhe ta bejne apo jo? Epo ne fakt ky eshte veprim i vetedijshem, une dua te flas edhe per shenjat e pavetedijshme qe nje person nuk ka ne dore ti shprehe apo jo kur genjen, por ai thjesht i shpreh pa e kuptuar.

Subkoshienca jote kontrollon shume funksione te pavullnetshme si frymemarrjen, djersitjen, rrahjet e zemres etj. Kur dikush mundohet te te genjeje ata mund ta kontrollojne tonin e zerit dhe shprehjet e fytyres, por eshte subkoshienca ajo qe do te kontrolloje sinjalet e pavullnetshme si qendrimin i trupit dhe shpejtesine e frymemarrjes. Per kto lloj sinjalesh dua te flas, te cilat e dallojne kur te genjejne. Kur fjalet perputhen me keto sinjale te pavetedijshme atehere ata po thone te verteten, ne te kunderten po genjejne.

Kujdes, ky artikull nuk bazohet mbi perfundime intuitive apo hile per te terhequr vemendjen, jane gjera te mirestudiuara.

Shejat qe tregojne se dikush po te genjen:

  • Qendrimi i trupit: Genjeshtaret zakonisht tentojne ti fshehin duart e tyre, nuk rrine te ulur drejt ne karrige kur thone nje genjeshter. Githashtu mundohen te evitojne sa me shume te jete e mundur kontaktin sy me sy kur jane duke genjyer, bejne xheste qe zakonisht tregojne se po planifikon dicka te keqe etj.
  • Mosperputhja e drejtimit te shikimit: Ne baze te studimeve te sigurta drejtimi i shikimit te momentit pasqyron funksionin e trurit per momentin. Psh kur ju i hidhni syte siper dhe majtas, kjo do te thote se ju me imagjinaten tuaj po mundoheni te shpikni nje imazh. Kurse kur ju i hidhni syte siper dhe djathtas ju po mundoheni te kujtoni nje imazh. Tani si mund te perdoret kjo per rastin tone? Ta mendojme keshtu, kur dikush sheh siper-majtas ne momentin kur pyetet per dicka, sigurisht ky person po mundohet te shpike nje imazh te genjeshtres qe po thote.
  • Mosperputhja ne historine: Kur genjen, ne vende dhe kohe te ndryshme historia gjithmone ndryshon, sa here qe diskutohet. Mund te harroje dicka te rendesishme qe me pare e pati treguar, mund te shtoje dicka plotesisht dicka te re.
  • Ndjehet ne ankth: Megjithese cdo genjeshtar ndjen ankth, kjo varet edhe sa profesionist eshte genjeshtari. Gjeja qe duhet te besh eshte te lokalizosh vendin e lindjes se ankthit. Dmth te flasesh sa me shume mbi temen, dhe te kuptosh tek cila pjese e temes personi e ndjen me shume veten ne ankth, pastaj te vazhdosh akoma lokalizimin deri sa te zbulosh gjithcka pa qene nevoja te ta tregoje personi me deshiren e tij.
  • Shmangja e temes: Nje person i cili do te fshehe dicka, do te mundohet ta shmange sa me shume te jete e mundur biseden mbi te, ose mbi dicka qe ka lidhje me ate teme. Mundohu njehere te hapesh nje teme qe mund te kete lidhje me ate qe personi do te fshehe, por jo te hapesh direkt ate teme qe ai mundohet te fshehe, edhe njehere, dicka qe ka lidhje me ate teme. Nese personi hidhet direkt ne nje teme tjeter duke e evituar edhe kte teme indirekte atehere kuptohet qarte se personi mundohet te ta fshehe ty nje fakt ne lidhje me ate teme.
  • Mungesa e sigurise kur flet: Pervec agjenteve sekrete qe jane te trajnuar si te genjejne, te gjithe te tjeret eshte me e kollajshme ti kuptosh kur genjejne sepse jane shume te pasigurte kur flasin, pra kur genjejne e ulin tonin e zerit, shmangin kontaktin me sy, qendrimi i trupit humb drejtshmerine, etj.
  • E folura me ngadale: Kur genjen personi zakonisht do te filloje te shpike dhe te tregoje ngjarje gjate asaj qe ai po mundohet te genjeje, prandaj kjo do te shkaktoje nje ngadalesim te tregimit te historise dhe ndonjehere edhe ndalim te plote per tu menduar se cfare do te thote me vone.

Sigurisht qe keto qe u permenden ketu, nuk u thane per tju bere ju tani qe me cdo njeri qe flisni te filloni te shihni per keto shenja, ju nuk jeni prokuror i njerezve dhe nuk keni pse te beheni. Por thjesht kur dyshoni se dikush ju genjen, mund te shihni nese keto shenja qe permendem jane te pranishme, sa me shume nga keto shenja te jene te pranishme, aq me e sigurte eshte se personi po mundohet tju genjeje.

Një mendim mbi “Si ta kuptosh nje genjeshter nga nje e vertete

  1. te verteta jan keto ,se dhe un keshtu mundohem te bej ,por nuk di te genjej se me vjen te qesh dhe ne fund i them qe bej shaka dher i tregoj te vertet heheheheee

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s