Shenja qe tregojne se dikush te pelqen

Nese nje person te dashuron, ose eshte jashtezakonisht i interesuar per ty, me shume mundesi ai nuk do te ta thote kete pa u siguruar dhe per ndjenjat e tua kundrejt tij. Por prapa kesaj skene, nenvetedija e atij personi, pa deshire, do te mundohet gjithmone te te dergoje mesazhe dhe shenja se eshte shume i interesuar per ty. Procesi i te renit ne dashuri ndodh ne nivelet e subkoshiences, pra edhe per te kuptuar emocionet e verteta te nje personi duhet te vezhgoni keto sinjale subkoshiente.

Tani une po i permend keto sinjale subkoshiente, qe ti ti perdoresh per te ditur nese nje person eshte i interesuar per ty apo jo.

  • Distanca personale:Kur ti je i interesuar per dike, ke tendencen te qendrosh me te ne nje distance me te afert sesa do te qendroje me te tjeret. Ti mund te vesh re qe kush eshte i/e (M per F dhe anasjelltas) interesuar per ty do te te qendroje me afer ty, sesa njerezve te tjere.
  • Qendrimi i trupit dhe orientimi: Ai/ajo do te orientoje veten e tij/saj drejt teje, edhe nese eshte duke ndenjur me njerez te tjere. Me kete orientim nenkuptohet se ai/ajo do te qendroje me supet paralel me supet e tua, do te kete nje qendrim te hapur ndaj teje, si fetyren mund ta drejtoje me shpesh drejt teje, etj.
  • Xhestet pozitive: Kur ti je ferkon vetullat me gisht kjo tregon se ti po perjeton emocione pozitive per dicka. Tani cdo te thote kur dikush e ben kte veprim ne momentin qe te sheh ty? Sigurisht ky person qe ferkon me gisht pjesen e sipervetullave duhet te jete shume i/e interesuar per ty.
  • Nuk ka ndonje gje te rendesishme: Kur afrohet tek ty pa pasur ndonje arsye te forte (sipas fjaleve kuptohet), si psh kur te pyet per dicka qe edhe vete e di, ose thjesht kur kerkon konfirmim per nje informacion.
  • Pse jam i/e lumtur? Kur buzeqesh kur eshte duke folur me ty, megjithese nuk ka ndonje arsye te forte per cfare te buzeqeshe, edhe kjo eshte nje shenje shume e forte se dikush te pelqen. Ne shumicen e rasteve ai/ajo do te mundohen ta fshehin kte buzeqeshje, dhe kjo mund te duket lehte qe ata po mundohen te permbajne vetveten.
  • Nje buzeqeshje qe nuk zbehet kollaj: Nje buzeqeshje nuk zbehet shpejt, nese personi eshte sinqerisht i/e interesuar per ty. (kjo nuk do te thote sesben dashuri, por ne rastin me te keq eshte interes shume i thelle). Vetem buzeqeshjet fallco zbehen shpejt, buzeqeshjet e verteta vazhdojne te qendrojne te fresketa dhe per pak kohe me gjate.
  • I interesuar apo i ftohte?: Kur dikush sillet shume kendshem me ty nje dite, dhe diten tjeter te injoron eshte shenje pagabueshme se te pelqen. Llogjika per kte eshte e thjeshte, ne fillim personi te trajton ty shume mire sepse te pelqen, por kur shkon ne shtepi mendon me veten e tij se ne te vertete ka bere nje perpjekje te madhe per ty pa marre ndonje pergjigje dhe reagim pozitiv. Ky person mund te mendoje me vete: O Zot gjithe keto shenja qe shfaqa sot qe tia beja te qarte qe jam i interesuar dhe prape nuk mora ndonje reagim pozitiv, ia tregoj une neser, do ta injoroj fare. Prandaj kur dikush te sillet me ty ne kte menyre duhet ta kuptoni se kjo sjellje i vjen prej emocioneve pozitive qe ka per ty, dhe shenjat negative jane menyra e tij/saj per te humbur gjurmet.
  • Koicidenca kudo: Ta takosh dike shpesh nepermjet nje koicidence te madhe eshte nje shenje tjeter. Sigurisht keto nuk jane koicidenca, por personi ne menyre subkoshiente po nderron planin e tij ditor per tju pershtatur tendit, ose shkojne tek vendet qe ti shkon zakonisht per tu hasur sa me shpesh me ty. (Lexo: Si fillojme qe ta kemi fiksim dike?)
  • Kur sillet mire me shoket e tu: Te filloje te interesohet me shume per shoket e tu dhe te sillet mire me ta eshte nje shenje e forte nese me pare nuk e bente kete sigurisht.
  • Anullimet: Anullon planet e veta vetem per te te pare ty.
  • Te dije ku je ti: Dhe me ne fund, personi qe te do, mundohet te te mbaje ty nen rrezen e tij/saj te shikimit, dhe shpesh kthen koken per te pare nese ti je akoma aty apo jo.

E shikoni nji minute, une nuk jam pergjegjes per keqperdorimin e ketij informacioni prej jush, mbase ju pasi te kuptoni se dikush ju pelqen mundoheni te silleni mizorisht me te, por ky do te jete vec faji juaj jo i imi. Para se ta shfaq kte informacion u mendova gjate, dhe nje here nderrova mendje dhe vendosa te mos jua shfaqja, por me ne fund ju besova ju, mendova se ju nuk do te donit ti benit keq askujt prandaj e meritoni kete.

Lexo dhe keto artikuj te ngjashem:  Si biem ne dashuri?, Varesia nga dashuria.

#dashuria, #dashuria-vertet, #psikologjia-e-dashurise