Cfare ndodh kur le duhanin?

Arsyet pse je i lumtur kur nuk pi duhan.

Pershendetje njerez dhe miresevini ne postimin tim te ri. Po shkruaj mbi kte teme sepse e di shume mire se si ndiheni ju cdo dite tuajen si duhanpires. E kuptoj deshperimin tuaj kur jeni te vetedijshem se cfare demesh te tmerrshme shkakton pirja e duhanit, dhe megjithate vetja juaj ju detyron te flini cdo nate ne nje dhome te mbushur plot me tym duhani.

Une e kam lene duhanin para nje viti dhe me duket sikur nuk e kam pire kurre, nuk kam asnje nevoje per te, nuk ndjej asnje lloj tundimi apo deshire per ta pire ate. Jam i lumtur sepse tashme jam plotesisht i cliruar nga cdo lloj bezdie dhe problemi qe te shkakton ky ves i tmerrshem.

Cfare ndodh kur nuk pi me duhan?

Une kam nje vit qe nuk e pi me duhanin dhe qe atehere shume aspekte te jetes time kane ndryshuar komplet. Tani e kuptoj se cfare ndikimi te keq ka pase pirja e duhanit ne jeten time, tashme jam i lumtur qe kam hequr dore prej ketij vesi njehere e pergjithmone.

E di qe para se te merret vendimi, mospirja e duhanit duket si ndonje gje e pamundur dhe shume e veshtire, por ne realitet te mos pini me duhan eshte gjeja me e lehte dhe me e mrekullueshme qe mund te beni. Dhe une do tjua tregoj kete me fakte ne postimet e mia. Ne kte postim po perqendrohem me shume ne ate se cfare do te ndryshoje ne jeten tuaj pasi te lini duhanin.

  • E para nga te gjitha ju do te keni nje shendet me te mire pasi te lini duhanin. Do te thithni ajer te paster, te pasur me oksigjen. Duhet te mbani mend, kudo qe jeni, cfaredo qe jeni duke bere, se oksigjeni eshte jete. Ju nuk do te pini me duhan. Dhe lekura juaj do te jete me e fresket, fytyra juaj do te jete 10 here me e paster, floket tuaj do te jene me te shndritshem.
  • Ju nuk do te pini me duhan, dhe do te keni me shume para ne dispozicion. Ato para mund ti shpenzoni per te blere gjerat qe ju deshironi me shume. Mund te blini 100 libra ne vit me ato para. A e kapet idene? Eshte nje sasi e madhe parash per te cilen ju duhet te mendoni. Nese jeni duhanpires i rregullt kjo sasi mund te jete  nje milion leke ne vit. Por per momentin do te mendoj une per ju, e gjitha qe duhet te beni eshte te me ndiqni dhe nuk do te keni asnje problem per tu bere joduhanpires pergjithmone. Thjesht mund ta imagjinoni njehere si do te dukej jeta pa duhan sepse ma merr mendja se nga dita qe keni filluar ta pini ate  nuk e keni bere ndonjehere.
  • Ju pasi te beni joduhanpires nuk do te ndjeni me emocionet e zhgenjimit qe cdo duhanpires i ndjen. Cdo njeri qe e pi deshiron ta lere ate. Dhe kjo deshire kundrra pafuqise per ta lene ate ju ben cdo dite qe e pini ate ta ndjeni veten shume keq. Ky zhgenjim kaq i madh do te zhduket porsa ju ta merrni vendimin e mrekullueshem per jeten tuaj. Vetebesimi juaj do te rritet ne nje shkalle me te larte. Do te jeni me produktiv dhe me te perqendruar ne cdo pune. Cdo gje do te shkoje per mrekulli.
  • Nderprerjet per te pire duhanin ju vonojne ju pothuaj 6 here me shume sesa koha e nevojshme per te bere dicka. Sepse ju shperqendron, ju nderpret vrullin. Dihet se trupi dhe truri ka tendence te ruaje ate gjendje ne te cilen eshte. Prandaj e keni shume te veshtire para se te filloni nje pune, sepse mendja juaj tenton te qendroje ne rehat ashtu sic eshte. Por pasi e keni filluar punen mendja juaj tenton te qendroje po ne ate gjendje aktive dhe ju nuk ju behet me per ta nderprere ate, eshte ky nxitim qe ju ndihmon ju te arrini te beni shume pune gjate nje dite. Por ajo qe ndodh me duhanpiresit eshte se duhet ta nderpresin punen se sben qe te pijne cigaren e tyre. Dhe pasi ndodh kjo nxitimi zhduket, pasiviteti merr mendjen ne kontroll. E shikoni tani se sa shume ndikon vesi i pirjes se duhanit ne jeten tuaj? Duhanpiresit jane edhe perdorues me te shpeshte te kafese, dhe kane tendence te futen ne lokal me shume se dy here ne dite, duke i ngrene nje kohe qe nese do ta perdorte ne menyre te dobishme do te mesonte 5 gjuhe te huaja ne vit.
  • Ushqimi do tju shijoje me shume pasi ju ta lini duhanin. Gjellet do tju duken te mrekullueshme. Ata qe u ka ikur oreksi do te hane me shume kur ta lene duhanin, te tjeret do te hane normal sic kane ngrene por me nje kenaqsi 10 here me te madhe.
  • Ju nuk do te keni me ato pervojat e te ardhurit per te vjelle ne cdo cigare qe pini. Shumica e cigareve qe pini gjate dites nuk ju shijojne fare, bile ju neveriten. Por ju vazhdoni ta thithni ate sepse ju eshte bere ndjenje shoqerizimi. Kur ju mos ta pini me do te thithni vec ajer te paster. Cigarja e pare duket sikur ju shijon, por vec per 8 sekonda sa te aktivizohen mekanizmat mbrojtes te trupit kundrra helmeve te duhanit. Me pas ju do te vazhdoni ta pini pa menduar fare me per te.
  • Krenaria juaj do tju beje te lumtur kur ju mos ta pini me ate. Shoket do tju zgjasin nje cigare dhe ju do ti pergjeni: jo faleminderit, nuk e pi duhanin. Ata do te cuditen dhe do te mahniten prej jush. Mbase do te tentojne dhe tjua prishin mendjen qe ta filloni prape ate. Por ne thellesi do tju kene zili dhe do tju admirojne per karakterin tuaj te vendosur. Ne fakt te mos pini me duhan eshte nje arritje e madhe, medoemos per te miren e jetes suaj.

Ne postimin tjeter (Lexo: Si te lesh duhanin) une do tju tregoj dhe nje metode per tu bere joduhanpires, metode shume e lehte dhe e cila nuk deshton kurre, me asnje person. Ju se shpejti do ta shijoni jeten si joduhanpires.

3 mendime mbi “Cfare ndodh kur le duhanin?

  1. Komenti im eshte ky,nuk e lexova akoma gjithe tekstin por per aq sa lexova 80% te tekstit eshte gjithcka pa te vetmen verejtje dhe shum bindese per ate qe e ka ndermend ta lere duhanin,un per veten time ka dhjet dite qe e kam reduktu ne mase te madhe thithjen e cigares per shkak se duke menduar njeriu me mendje te shendoshe nuk e pin dot duke mare parasysh pasojat per shendetin personal pastaj rrethi shoqeria e keshtu me radhe dhe pasi pashe nje video ne yu tube se si nje indian kishte bere nje eksperiment nje lloj laboratori ku nje shishe e mbushur me uje permes nje pompe thithese dhe permes nje gypi te holle ku vendoset cigarja beri djegjen e 400 katerqind cope cigaresh ku secilen here ndryshojke ngjyren uji, derisa u dogjen 400 cope cigare uji u be me ngjyre te zeze, keshtu pra behet ne organizmin tone,perfundimi eshte se njemend kush konsumon duhan nuk ka vetedijen si duhet,pra ju faleminderit shum sepse me keni dhene nje ndihme te madhe saqe vendosa perfundimisht te mos e konsumoj me kurre duhanin,un kam qene duke u pregaditur per ta lene keto dite por ja i erdhi momenti dhe per kete arsye desha te exploroj ne internet keshilla te ndryshme per shendetin sidomos kjo per duhanin,pra une quhem Arben BAJRAMI nga prishtina.Nese keni mundesi qe permes email te me degoni keshilla te ndryshme edhe me te forta ne menyre qe ti ndihmoj edhe te tjeret per te bere nje gje te tille ME RESPEKT GJITHE TE MIRAT

    Pëlqejeni

  2. Pershendetje,eshte shume interesante cfare ndodhi brenda dy ditesh pasi nuk e kam pire me dot cigaren e as qe do ta pi kurre me,se pari mar fryme shum me lehte pastaj si qenka organizmi i njeriut per dy dite verej ngjyra e fytyres ka ndryshuar 50% tek une tek tjeret nuk di si reagon se une edhe ashtu jam i dobet ne peshe peshoj 60kg por verej se disa gram kam fituar per dy dite duke mos e konsumuar helmin e duhanit,ka shume te mira tjera qe verej pas lenjes se cigares p.sh.nuk i boj nervoz se pari anetaret e familjes se njeriu me vetedije te plote behet me i zi se shtaza lere qe demton veten por edhe tjeret anetare te familjes pastaj rrethin shoqerine se shum me keq e pesojne pasivat qe nuk e konsumojne duhanin por qendrojne (rrine)me duhanpires aty ku pihet duhani keshtu me radhe e me radhe dhe se pastaj verehet edhe kursimi i parase gjeja me e keqe te semuresh veten me parate tuja.faleminderit edhe nje here per keshillat tuja,gjithe te mirat

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s