Si te ndertosh vetebesimin 1

Cdo dite miliona njerez tentojne te behen me te sigurte duke kerkuar famen, pushtetin, pasurine dhe popullaritetin, por perfundojne duke mos bere asnje progres ne kte fushe dhe duke u ndjere po njesoj.

Thuhet nga burime te ndryshme pa asnje baze shkencore se per te ndertuar vetebesimin duhet te perseritesh afirmime, te mendosh pozitivisht, por njerez qe i ndjekin keto keshilla perfundojne duke e ndjere veten akoma me keq.

Arsyeja pse shumica e njerzve deshtojne ne qellimin per te fituar vetebesimin eshte se ata tentojne ta bejne kete nepermjet nje rruge te gabuar, kur ne fakt ka vetem nje rruge te sakte per ta bere kete.

Rruga e gabuar per te ndertuar vetebesimin

Eshte e pamundur te ndertosh vetbesimin nepermjet fames, popullaritetit, numrit te shokeve apo sasise se parave qe ti mbledh, sepse gjithmone ka njerez qe do te mendojne se ti nuk je dhe aq i mire, qe nuk do ti llogarisin arritjet e tua, por do tia dedikojne ato koincidences dhe rastesise, dhe nuk do ti vene ndonje peshe te madhe.

Si nje person qe vuan nga depresioni i cili sheh vetem ngjarjet negative dhe nuk ve re ato pozitive, ashtu dhe nje person qe ka besime fallso per vlerat e tij personale nuk do ti veje re arritjet e tij qe mund te vertetojne gabueshmerine e besimeve te tij fallco.

Psh kur nje djale apo nje vajze qe besojne se nuk jane terheqes merr nje buzeqeshje nga nje person i seksit te kundert, atehere ata do tia atribuojne kete buzeqeshje thjesht miresjelljes dhe miresise se personit tjeter dhe jo anes se tyre joshese.

Shkurt, te kesh qellime te larta dhe ti arrish ato nuk do te te beje kurre ta ndjesh veten me me vetebesim.

Nga ana tjeter dikush qe beson se ka shume vlera, do te kujtoje vetem ngjarjet qe mbeshtesin besimet qe ai ka per veten dhe nuk do te perfille asnje evidence tjeter.

Kjo eshte arsyeja pse njerezit me vetebesim asnjehere nuk e ndjejne veten keq pas nje refuzimi, sepse ata e harrojne shpejt ate dhe nuk e llogarisin, ndersa njerezit pa vetebesim do ta shikojne kete refuzim si nje ngjarje me shume qe verteton besimet e tyre mbi vleren e paket personale.

Rruga e duhur per te ndertuar vetebesimin

Vetebesimi nuk eshte asgje me shume se sasia e besimeve qe ti ke per vlerat dhe aftesite e tua.

Keto besime jane formuar si rezultat i eksperiencave te meparshme.  Ja nje shembull qe e qarteson kete. Kur ke filluar te luash futboll apo nje sport tjeter ne fillim je ndjere i frikesuar dhe ke dyshuar ne aftesite e tua per ta luajtur lojen, por pasi ke bere progres me trajnime dhe eksperience ti ke fituar besimin ne aftesite e tua per ta luajtur ate sport.

Pra nese ti beson se je inkompetent, budalla, joterheqes, jointeresant atehere dije qe keto besime ti i ke marre nga situatat qe ke kaluar ne eksperiencat e meparshme.

Por lajmet e mira jane keto:

  • Asnje nuk ka lindur me besime fallco, nuk ka gene pergjegjese per mungesen e besimit ne vetevete.
  • Cdo njeri mund ti eliminoje besimet fallco qe ka dhe te ndertoje vetebesimin.

Dhe per kete do te shkruaj ne postimin tjeter deri atehere shpresoj tia kaloni bukur.

Një mendim mbi “Si te ndertosh vetebesimin 1

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s