Plehrat nga Napoli ne Tirane, permes “Sacra Corona Unita”?

Burimi: Gazeta Shqip

Qeveria shqiptare me Kryeminister Berishen, e kontestuar nga gjysma e Parlamentit qe nuk mblidhet, hap riciklimin e mbetjeve te vendeve fqinje. Mrekullia e San Gennaro (mbrojtesi i Shenjte i Napolit), garniture ne Adriatik. Shqiperia hap portat per plehrat e Europes, perfshire ketu edhe Napolin.
Sipas qeverise se Tiranes, “Vendi yne nuk arrin te furnizoje me lende te pare, per industrine vendase te riciklimit, keshtu qe jemi te detyruar te importojme mbetje dhe t’i riciklojme ketu”. Ministria e Mjedisit parashikon hyrjen pa asnje takse doganore per 50 lloje mbetjesh, qe do te perfundojne si lende e pare ne te sapolinduren industri ricikluese shqiptare. Lajmi eshte shperndare ne “Dall’Osservatorio sui Balcani e il Caucaso”, dhe meriton vemendje. Shume kujdes!Nuk do te importojme lende te demshme, radioaktive ose jo te riciklueshme”, – ka siguruar ministri shqiptar i Mjedisit ne Tirane. Nderkohe qe ne portin e Barit, sic tregon gazetarja shqiptare Marjola Rukaj, “jane sekuestruar nje ngarkese qe permbante 69 frigorifere dhe 92 lavatrice me drejtim bregdetin shqiptar. Gjithcka mall riciklues, pavaresisht substancave te rrezikshme qe permbanin. “Shqiperia nuk ka legjislacion dhe standardet europiane per kete lende”, – pohojne ambientalistet. Ata thone se, “ndoshta eshte pikerisht ky motivi pse vendet e pasura kane rene dakord te sjellin te ne mbeturinat e tyre. Dhe me sa duket, pas vendeve afrikane, edhe Shqiperise i ra kesmeti te behet “hambari i plehrave te vendeve te pasura”.

Shqiperia, nje nga vendet me te ndotura te Europes
Kjo eshte vetem maja e ajsbergut te nje problemi qe shqeteson Shqiperine me shume se 20 vjet. Plehrat grumbullohen pa kriter ne periferi, dhe administrimi i tyre brenda qyteteve eshte i mjeruar. Ne baze te statistikave te bera publike nga OJF me karakter mjedisor, Shqiperia eshte nje nga vendet me te ndotura te Europes.

Bardhyl Balteza, perfaqesues i shoqates kombetare, ka deklaruar ne mediat shqiptare se: “Ne Shqiperi nuk ka infrastrukture te posacme, as struktura per te klasifikuar mbetjet e riciklueshme”.

“Eshte nje levizje politike qe do t’i sjelle avantazhe ekonomike vetem nje grupi te kufizuar qe do te merren me riciklimin”, – pohon Lavdosh Ferruni, kreu i Rrjetit te Ambientalisteve Shqiptare. Dhe, me sa duket do te perfitojne vende qe permes emergjences ne kete sektor, si Italia.

Ne fakt, nuk eshte rasti qe Shqiperia t’i hape portat per mbetjet europiane pikerisht ne kete kohe. Ne te kaluaren, Berisha nuk i ka mbajtur kurre te fshehura qellimet e tij per te importuar mbeturina italiane ne Shqiperi. Ne nje nga takimet e fundit, Kryeministri shqiptar ka folur per ceshtjen me homologun e tij italian, Silvio Berluskoni.

Ceshtja mjedisore
Mesa duket, qeveria aktuale shqiptare nuk e ka dhe aq per zemer mjedisin. Jane te shumta projektet me impakt te forte mjedisor: Furnizim me rere shqiptare per bregdetin e Leces, deri ne ndertimin e impiantit te eres ne parkun kombetar te Karaburunit, nga e cila e gjithe energjia do t’i shkonte Italise, duke vazhduar me projekte te ndryshme te centraleve hidroelektrike, centrale karboni te ndertuara ne zona te banuara, e deri te ambicie berthamore italo-shqiptare, qe duhet ta bejne Shqiperine “nje superfuqi te vogel energjetike” .

Impiante te reja riciklimi?
Por, historia e importimit te mbetjeve nuk eshte nje risi ne Shqiperi. Qe nga regjimi i Hoxhes, nje ish-funksionar deklaroi te ishte ne dijeni te importit te sasive te ndryshme me ushqim te skaduar dhe duhan, te cilat silleshin dhe varroseshin ne territorin shqiptar. Aktualisht, ne Shqiperi industria e riciklimit eshte nje risi e viteve te fundit, por disa shoqeri tanime kane marre lejet per te ndertuar impiantet e riciklimit me pjesemarrje te ortakeve dhe te afermve te Genc Rulit, ish-ministri i Energjetikes, te cilet si aksionere te nje shoqerie italiane, duhet te ndertojne impiantin e perpunimit te mbetjeve per prodhimin e energjise elektrike.

Grumbullohen mbetjet ne periferi
Ne Shqiperi, riciklimi i mbetjeve mbetet sporadik dhe shpesh perdoret grumbullimi i plehrave ne periferi te qyteteve, nga ku komuniteti rom dhe te varfrit perfshihen ne perzgjedhjen e atyre pak materialeve qe shkojne per riciklim, ne me te shumten e rasteve kanoce dhe objekte metali.
Pak kohe me pare, nje sasi mbetjesh te te gjitha llojeve, me etiketa shqiptare kane mberritur ne brigjet e fqinjeve kroate. Ne Shqiperi lajmi nuk ka habitur askend, ndersa media ka shfaqur gjendjen e lumenjve dhe liqeneve qe jane perdorur per shkarkimin e mbetjeve urbane, por edhe per ato organike, toksike dhe spitalore.


Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s