Plehrat e Napolit nuk kane ardhur tek ne, lejohet vetem lenda ricikluese

Burimi: Lorina Mixha, Gazeta Shqip Plehrat apo mbeturinat e Napolit, problemi i njohur ne te gjithe Italine e mbare Europen nuk jane sjelle ne Shqiperi. Madje deri tani, asnje nga kontrollet ne brigjet shqiptare nuk e ka konfirmuar nje lajm te tille. Ministria e Mjedisit dhe Administrimit te Ujerave ka reaguar menjehere pas publikimit te perkthimit te artikullit ne gazeten “Shqip”. Sipas Mjedisit, ky informacion jo vetem qe nuk eshte i sakte, por ligji i miratuar vitin e kaluar nuk lejon ne asnje menyre importin e mbeturinave, apo materialeve te rrezikshme.

Reagimi
Pellumb Abeshi, drejtori i politikave ne Ministrine e Mjedisit ka sqaruar per gazeten “Shqip” se informacioni i percjelle ne mediat e huaja ne kete rast kane qene bashkime te ndryshme informacioni, te grumbulluar nga informacione ne drejtime te ndryshme, gazeta, deklarata. “Artikulli nuk ka lidhje me ate cka eshte miratuar ne Vendimin e Keshillit te Ministrave, qe miraton listen e gjelber. Vendimi qe eshte marre lidhur me importin e mbetjeve eshte bere qe ne vitin 2003”, sqaroi drejtori i politikave ne Ministrine e Mjedisit, Pellumb Abeshi. Sipas tij, nga informacionet e mbledhura nga Ministria e Mjedisit per shtate vjet rezulton se Shqiperia ka importuar 3-4 mije tone materiale, nderkohe qe nuk ka asnje te dhene per import mbeturinash nga Napoli.

Te dhenat
“Nga viti 2003 ne 2010, per shtate vjet nga te dhenat e marra nga Instituti i Statistikave, importi i lendeve dhe eksporti nga vendi yne kane qene nga 3-4 mije tone. Nuk ka asnje te dhene qe te kete apo te jete denoncuar nje fakt i tille, per depozitimin e mbetjeve. Vendimi i marre nga qeveria shqiptare eshte per qellime riciklimi dhe nga ana teknike kjo ka bere unifikim te standardeve nderkombetare, unifikim me vendet e Bashkimit Europian dhe vendeve anetare te Bazelit”, sqaroi Abeshi. Sipas drejtorit te Mjedisit, nje vendim i tille per importin e lendeve per riciklim, standardizon proceduren, pajis me certifikate lenden, jep te dhenat importuese, eksportuese, transitin dhe vendos ne dispozicion dokumentacionin e nevojshem deri ne industrine e riciklimit. Per sa u takon pajisjeve te sekuestruara pak kohe me pare, lidhur me pajisje si frigorifere e lavatrice, Ministria e Mjedisit ka nje marreveshje, e cila lejon hyrjen e produkteve te tilla ne baze te rregullave. “Por frigoriferet e lavatricet, nuk jane mbeturina, ato klasifikohen ne pajisje dhe makineri te perdorura, por nuk quhen mbetje. Kemi vendosur tarifa dhe kontrolle per produkte te tilla”, ka theksuar drejtori i politikave ne Ministrine e Mjedisit.


Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s