Balta ha kodrren e Durrsit, erozioni rrezikon shtepite.

Burimi: Gazeta Metropol

Muaj pas muaji rritet risku i rreshqitjes se masivit te dherave nga kodra perendimore e Durresit. Rruga e Currilave ka shfaqur keto dite te tjera probleme, te cilat dalin ne pah sa here ka reshje te dendura te shiut. Lokalet ne rreze te kodres, e cila shikon nga deti ne Currila jane cmontuar pasi rrezikonin jeten e pushuesve dhe te punonjesve te lokaleve, ndersa faqja e kodres ne anen e portit ka pesuar te tjera rreshqitje ne dhjetera m3 dhera e balte.

Specialistet e tokes kane shfaqur pak shpresa ne rehabilitimin e kodres, e cila ne kuroren e saj eshte mbushur me banesa, pallate shume te larta e lokale, te cilat derdhin ujin ne menyre te pakontrolluar ne rrepiren e kodres duke e bere te pambrojtur nga erozioni. Rreth 75-100 shtepite dhe disa pallate te vendosura ne kodren perendimore rrezikojne dite pas dite pasi masivet e dherave jane shembur ne rruge.

Pamjet e rreshqitjes jane te njejta me ato te periudhave te kaluara, por specialistet thone se gjithnje e me shume kjo koder po rrezikohet te shembet. Muret me gure e gardhe dhe rrjeta te shumta thuhet se nuk kane ndikuar aspak ne bllokimin e riskut, ndersa edhe ato pak drure pishe, bredhi e lloje te tjera te mbetur ne kembe jane pakesuar nga prerjet.

Qindra m3 dhera jane shembur nga pjerresia e kodres duke kercenuar edhe banesat e shtepite qe gjenden ne vendin e quajtur kirurgjia e vjeter ne lagjen numer 1 te qytetit. Disa banesa jane care, te tjera kane pesuar demtime dhe levizje te themeleve apo edhe plasaritje, ndersa toka mbi e nen keto shtepi eshte care deri ne 2-3 meter thellesi.

Me ndihmen e mjeteve te sherbimit komunal bashkia ka larguar balten nga rruga nga Berryli ne Currila, por ne cdo dy-tri dite ky segment bllokohet perseri. Edhe muri qe eshte ndertuar ne ane te rruges per te shpetuar rreshqitjet nuk e ka penguar dot balten apo dherat. Bashkia ka nxjerre menjane 10 milione leke vetem per studimin e zones, e cila pret fonde te kushtueshme per ta rehabilituar. Kostoja parashikohet te jete e kushtueshme, pasi do te kerkoje nderhyrje ne sistemin e kanalizimeve, mbjelljes se pemeve, tarracimit, shembjes se objekteve qe rrezikojne, sistemin e ujesjellesit dhe te ujerave te bardha e te zeza.

Kodra e Durresit ka terhequr vemendjen edhe te inxhiniereve gjeolog, te cilet kane studiuar perberjen e tokes, e cila eshte e rende dhe argjilore. Kjo e ben edhe me te nderlikuar ruajtjen nga shkarja masive e dherave ngase toka me perberje te tilla rreshqasin ne menyre te papritur pas tejngopjes me uje pa dhene asnje shenje paraprake.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s