Projektligji per mbetjet radioaktive, vendi yne tranzit

Vendi yne nuk mund te jete nje shtet transit per mbetjet radioaktive, sepse nuk kemi kapacitet per te plotesimin e sigurise se tyre. Pikerisht dje, ne komisionin Parlamentar te Ceshtjeve Sociale dhe Shendetesise u diskutua ne lidhe me projektligjin “Per Aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen e Bashkuar “Per Sigurimin e Menaxhimit te Lendes Djegese te Konsumuar dhe per Sigurine e Menaxhimit te Mbetjeve Radioaktive”.

Perfaqesues te Ministrise se Shendetesise kane prezantuar projektligjin, por serish eshte miratuar vetem me votat e deputeteve te PD-se, pasi opozita ka kundershtuar miratimin e saj. Mbetjet radioaktive jane te rrezikshme, ndaj vendi yne nuk eshte i pergatitur per te qene vend transit per keto mbetje. Kjo eshte pika kryesore qe deputetet e opozites kundershtojne miratimin e ketij projektligji.

Ne fakt, ne nenin 2 te projektligjit thuhet se shteti transit eshte shtet i ndryshem nga shteti i origjines ose shteti i destinacionit neper territorin e te cilit eshte planifikuar ose po kryhet nje levizje nderkufitare. Pikerisht kete kundershtuan dje deputetet e opozites. “Mendojme se shteti yne nuk eshte gati dhe saktesisht nuk ka kapacitet per kontrollin e mbetjeve radioaktive dhe si i tille per momentin nuk mund te jete vend transit, sic parashikohet ne projektligj, duke ditur se ato jane edhe mbetje te rrezikshme”, – pohon kryetari i komisionit parlamentar, Et’hem Ruka.

Ne nenin 4 te projektligjit jane parashikuar kerkesat e pergjithshme te sigurise. Sipas ketij neni, cdo pale kontraktuese merr hapat e duhur per te garantuar qe ne te gjitha etapat e menaxhimit te lendes djegese, individe, shoqeria dhe mjedisi te jene te mbrojtura ne nivele te mjaftueshem nga rreziqet radiologjike.
“Cdo pale kontraktuese merr masa per te garantuar qe prodhimi i mbetjeve radioaktive te lidhura me menaxhimin e lendes djegese te konsumuar te jete ruajtur ne minimumin e mundshem ne perputhje me llojin e politikes djegese, si edhe te sigurise mbrojtjen efektive te individeve, te shoqerise dhe mjedisit”, – behet e ditur ne projektligj, duke u shtuar se kjo duhet te arrihet duke u zbatuar ne nivel kombetar metoda mbrojtese te pershtatshme te miratuara nga organi rregullator ne kuadrin e legjislacionit te vendit te tij.
Gjithashtu, projektligji per mbetjet radioaktive parashikon marrjen parasysh per risqet kimike, biologjike dhe te tjera qe mund te jene te lidhura me menaxhimin e lendes djegese te konsumuar.

Një mendim mbi “Projektligji per mbetjet radioaktive, vendi yne tranzit

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s